• |
ide | kryesore

Vendimi i KQZ/ Reagon Gazment Bardhi: Zyrtarizoi koalicionin ‘Shtëpia e Ilirit’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike reagoi pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që pranoi sot regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” mes LSI-së dhe PDK-së, pa Sali Berishën.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaron se në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje dhe se demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.

“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin ‘Shtëpia e Ilirit’, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me ‘Shtëpinë e Ilirit’.
Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve.”, deklaron Gazment Bardhi.



7 Comments

  1. Malesoret nuk e shesin mikun dhe ky eshte virtyti i tyre, por ne Elbasan e Kavaje, andej nga vjen e shkon Gazmend Bardhi kane te tjera norma morale…
    Megjithe moden sorosiane qe i karakterizon nuk po u shohim asnje vlere… Pervec mercenarizmit sigurisht

  2. I vetmi qe s’ka te drejte te pipetije kunder Ilirit eshte Luli. Me e fundit, i shpetoi faqen kur shtyu zgjedhjet duke i dhene mundesine te mos balladaqohet me zotimet e tij idiote. Ndihma ishte krejt personale, sepse e vetmja arsye qe Luli braktisi zgjedhjet lokale ishte karrikja e tij qe do lekundej ndjeshem nga humbja e sigurte e radhes.

  3. Komentuesit te ores 15. 05 Mos ja rit vlerat per gay ai eshte Richion e jo gay. Gay jan te pasur.
    Djali i thote babait, babà un jam gay babai i thot a keni makin Ferrari jo Ateher nuk je gay djali perseri i thot babait une jam gay babai i thot a keni jaht ne det jo nuk kam babai i thot djalit Ateher me babin je richion .
    Keshtu eshte Gazi i Botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *