• |
ide | kryesore

Vrasja e Vajdin Lamajt, dëshmia që shpëton nga akuzat Lul Berishën dhe Plarent Dervishin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Plarent Dervishi dhe Lul Berisha zhvishen nga akuza e vrasjes së Vajdin Lames. Dëshmia e Luftar Reçit i cili gëzon dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka çuar prokurorët në ndryshim kursi për akuzat, duke i mbetur ‘fanatik’ deklarimeve të bëra nga i pandehuri i penduar.

Fabula për vrasjen e ish-presidentit të Federatës së Mundjes, ka nxjerrë një shtetas maqedonas, si personi që siguroi minën me të cilën u krye ekzekutimi i Lamajt me një telefon.

Sipas dëshmisë së Reçit, ditën kur ky person ka qenë në Tiranë, Lul Berisha nuk ka qenë në Shqipëri, duke përjashtuar kështu bashkëpunimin apo pjesëmarrjen në vrasje, bën të ditur MCNTV. Seanca për njoftimin me akuzën ka përfunduar pak minuta më parë. Ndërkohë, Lul Berisha vijon të mbetet në kërkim. /MCN



3 Comments

  1. Po pse eshte ne kerkim ky? Nuk punonte
    ne Bashkine rrilindase te Duresit? Po nuk
    gjendet futeni brenda Gjushin se ka dale
    garant me duart se akullore.

  2. Nuk më duket se është një provë pafajsie, alibia se Lul Berisha paska qenë në momentin e atentatit për të cilën flitet, në Turqi.
    Nëse tritolin shpërthyes e paska përgatitur një shqiptar nga Maqedonia, kjo nuk e përjashton mundësinë që ky të jetë një vrasës me pagesë e të kërkuarit.
    Mandej Lul Berisha me aq sa dihet publikisht, nuk akuzohet vetëm për këtë krim por si kapobanda e Durrësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *