• |
ide | kryesore

Saimiri, një dyfytyrësi amerikane njësoj si për Saliun

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Lidhja e dënimit të ish ministrit të “policisë që deshëm” me fundin e konceptit të pa ndëshkueshmërisë, nga Yuri Kim, ngjalli edhe njëherë shumë ilartitet dhe ironi në rrjet.

Arsyeja kuptohet lehtësisht.

Atëherë kur një pjesë e iluminuar dhe kritike e shoqërisë shqiptare patën ngritur zërin kundër Saimir Tahirit për kanabizimin masiv të vendit, përfaqësuesit e SHBA-së u bënë mburojë politike pro tij. Ende shumëkush e mban mend, se në kulmin e skandalit Zagani, që shpërfaqi për herë të parë lidhjet e superministrit me grupimin e trafikanëve Habilaj, qeveria Shqiptare organizoi një konferencë pompoze për të glorifikuar punën e policisë. Dhe pikërisht në këtë manifestim propagandistik, që ndodhte në të njëjtën kohë kur mediat e huaja buçisnin nga lajmet për Shqipërinë si vendi që po furnizonte Europën me hashash, kur drejtësia politike përndiqte denoncuesin viktimë dhe mbronte Tahirin, ambasadori Donald Lu e konsideroi përpjekjen e luftës kundër drogës si një histori suksesi. Kjo deklaratë absurde u përdor më shumë se një herë si alibi në parlament, qoftë nga Rama (shiko videon në linkun poshtë), qoftë nga Tahiri, për tu thënë kundërshtarëve se po të ishte kanabizuar teritori, amerikanët nuk do të heshtnin. Aq flagrant ishte ky përdorim sa, në publik, u shpërnda pandehma se qeveria po kultivonte drogat e lehta me leje nga Uashingtoni.

Zbulohet prova filmike/ Ja pse Donald Lu nuk flet për Tahirin

Pra, po ta shohim nga prespektiva e sotme amerikanët e mbrojtën Saimir Tahirin atëherë kur ai mëkatonte duke qenë në pushtet dhe po e përdorin si shembull të ndëshkueshmërisë tani që të gjithë po e trajtojnë si një limon të shtrydhur. Prandaj deklaratat e Yuri Kim duken qesharake, pasi ato lexohen në sfondin e ayre që pat thënë paraardhësi e i saj.

Në këtë kuptim, ndonëse për personazhe me histori dhe profile të ndryshme, ky qëndrim amerikan për Saimirin është i njëjtë me atë që ata po bëjnë me Saliun. Edhe Berishën ata e mbrojtën në dëm të shqiptarëve, duke u sjellë në mënyrë cinike ndaj një pakice të iluminuar që denonconte krimet e tij, dhe po e ndëshkojnë sot kur ai nuk ka më, as fuqinë dhe as pushtetin, për ti bërë dëm bashkëkombasve të vet. Gjithkush e mban mend epitetin “burrë shteti” pas katër vrasjeve politike në 21 janar. Askush nuk e ka harruar se sekretarja e shtetit, Hilari Klinton, para se ti jepte dorën Berishës, tha nga tribuna e parlamentit se Shqipëria qe vendi ku duhet ardhur për të parë si funksionon demokracia. Ajo i shqiptoi këto fjalë në vitin 2012, kur ishte minuar drejtësia për Gërdecin, kur qenë vrarë politikisht demostrues, kur pushteti kishte grabitur 10 votat e bashkisë së Tiranës.
A mund të quhej kjo një demokraci perfekte nga shefja e diplomacisë e vendit më të fuqishëm të botës? Kjo është aq absurde sa dhe historia e suksesit të luftës kundër drogës  e ministrit që pozoi përkrah Obamës.

Natyrisht, përmendja e këtyre gafave kolosale, nuk i jep të drejtë asnjë shqiptari ti kërkojë llogari diplomatëve amerikanë për dështimet tona. Nuk na takon ne të rudhim buzët, se pse ata mbështesin politikanë që i bëjnë dëm këtij populli, as se pse nuk flasin kurrë kundër krimeve të atij që ka pushtet.

Qeveritarët tanë të korruptuar mund ti duhen si kukulla të shantazhueshme për të pranuar muxhahedinët apo afganët, për të demontuar armët kimike, apo për të pranuar “investime të huaja” si ato të Bechtel në Skavicë. Kjo është një praktikë që nuk ndodh për herë të parë dhe as vetëm në Shqipëri.

Por thënë këtë, duke i mirëkuptuar këta të huaj që marrin mandat për të mbrojtur interesa shpesh të ndryshme nga ato tonat, ne s’kemi pse sillemi as si idiotë, as si naivë, për ti trajtuar si arbitra të ndershëm. Ne nuk kemi pse e marrim si mesazh hyjnor qëndrimin e tyre, as kur mbronin dje Tahirin në pushtet, as kur atë e anatemojnë sot; as kur lavdëronin Berishën si demokrat, as kur e shpallin si minues të saj. Amerikanët kanë të vërtetën e tyre, por kjo nuk do të thotë se është gjithmonë, domosdoshmërisht dhe e jona.

©Lapsi.al



46 Comments

    1. Jo zoteri, gabohesh plotesisht ne kete analize, fajtore eshte pikerisht USA e cila nepermjet nenkontraktorit te CIA, Josef Shwarc aka George SOROS (ish-bashkepuntor i nazisteve ne Aushwic, qe i conte cifutet e vet, ne dhomat e gazit, e ka deklaruar ne interviste televizive, ne 1987) ka shtene ne dore dhe ka manipuluar cdo institucion shteteror apo shoqeror ne Shqiperi, duke promovuar pseudo-elita me arsim, prejardhje, parime, qendrime komplet fallso dhe te dyshimta, te tipit RIVDEKJA p.sh. Veliaj-Spiropali, akademike ne lemin e babezise ne vjedhje & injorance.

      1. respekte

        amerika ka interesat e saj dhe duhet te kuptojme qe ka disa amerika, amerika shume nendarje, ka amerika te ligjit ka amerika te fuqise, ndershmerise si dhe ka amerika te mafias, pisllikut maskarellekut, si dhe mbi te gjitha te fuqise se parase dhe ndikimit te paligjshem te parase etj

        Ne shqiperi ka nje ide shume publike qe keqperdoret ku amerika idealizohet.

        Duhet patur kujdes se per ka amerike flasim, te brendshme apo te jashtme ?

        Administratat kane objektivat e tyre dhe jashte amerikes nuk u plas trapi shume nese e thyejne ligjin apo e prishin demokracite.
        Ligji vlen per brenda amerikes dhe varet nga situata dhe nga cila nendarje e amerikes, po qe zezak nuk do e rrujne shume si shembull .

        Ndersa jashte amerikes nuk pyesin per ligj fare, kane vetem objektiva

        Amerika eshte deeply divided brenda per brenda, por jashte nuk u behet vone shume pervec objektivit qe kane

        Ne rrafshiin tone kombetar, per shqiperine , USA ka vetem nje objektiv duke qene se shqiperia eshte ne nato, dhe ka drejtues qe jane te gatshem per cdo kerkese deri ne absurditet , stabilitet. STABILITET. u duhet nje pale qe te komandoje ketu. KAQ

        demokracia e ligji e drejtesia jane karlliqe per usa jashte usa, jane konsum politik, publik, fjale muhabete kari me nje fjale. nuk e kane objektiv. objektiv kane stabilitetin qe e garanton ai qe komandon.
        ai qe komandon mund ti qije rracen gjithe vendit, dhe po qe se ambasadori ben noi lek me mire per te

        nuk ka iluzione
        propaganda e amerikes eshte goxha e madhe , te gjithe fuqite kane mjetet e tyre te propagandes

        BE ka nje interes me te favorshem sepse jemi ne bythe te italise dhe greqise, dhe karrliqet e liderit qe komandon i vuajne italianet greket europianet qe helmohen nga qindra tone kanabis, kokaine etj, ku krijohen probleme sociale, ekonaomike, dhe mund te prishen ekuilibrat politike trampoline per cdo lloj trafiku, droge njerezish , armesh, krimi,

        nuk e do njeri pisllikun te porta e shpise

        prandaj ka mbi 5 vjet qe shume ambasadore europiane nuk flasin fare ose kane qendrime publike kunderta me ato te donald lu apo kimetes, ka mbi 5 vjet qe ska asnje aksion politik europian pozitiv por vetemnegativ, me shtyrje pas shtyrje te hapjes se negociataova sic talli trapin rama ne 2016 qe u hapen

        fati i keq qe ambaadoret usa kane qelluar medioker dhe e kane lakmuar ate lek qe u ka ardhur nga politika , disa ambasadore te tjere qe donin te benin karriere kane qene korrekte ne daljet publike kjo ka qelluar me periudhen e anetaresimit ne nato dhe pavaresimite te kosoves, pasi realisht duheshin njerez me nivel jo ca te kapi dora ne foreign service nga soros

        shkurt kim eshte nje ambasadore vari karin qe po ben minimumin e detyres per stabiltetin me cdo kusht dhe maksimumin per tu pasuruar vete!

      2. Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ku përdoruesit e gjuhës së urrejtjes izolohen, dënohen nga një shoqëri e tërë dhe nga ligji, me fenomenin Berisha ne i kemi ata në politikë krah tij, në media krah tij, editorialistë, botues e portalistë krah tij. Të vetmin hap për izolimin e tyre e kanë bërë shqiptarët, që me votë këmbëngulëse i dënojnë të qëndrojnë në periferi të shoqërisë e vendimmarrjes.

    2. a di gjë njeri ? Këtë ish-ministrin më të suksesshëm të qeverisë rama,
      a e kanë shpallur nongrata ? Apo ashtu është nji muhabet 😆

  1. O Bushati i Mehdive ….. Nuk e ke kuptu qe Trumpi ka sistemu pune ne Usa ..??!! Hamerika nuk osht mo ajo si ka qene.

    1. Bushat shyqyr qe ta beri dora te permendesh krime te Berishes, dhe ato qe the per disa qendrime amerikane qendrojne por nuk the se te mos ishte kembengulja e tyre as Saje Qorri dhe as Sali Varreja nuk do ndershkoheshin asnjehere. Me mire vone se kurre.

  2. ZOTI BUSHATI ME 4 FJALE SI I PERSHKRUANI -YMER GELBAZA KELLIRA,FRROK CUPIN,MET VELIUN CARLO BOLEN BOLINO?! thotë:

    ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA: POLICIA E KAPI DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT

    1. Ky tronsi i tepelenes, u bo i gjalle kishte khe qe nuk lihte! Siduket e kane larguar me pare dhe tani e kane rimare prape ne stanin e qenve ( me ngerhyrjen e Tahurit) qe paguhen per te lehur!

  3. Mezi pres komentet e idiotëve që do të akuzojnë Bushatin për antiamerikan…….

    1. Foles i ores 17:05. Ti je kryetari i idioteve kur u thua te tjereve te vdesin per nje mendim. Qe Bushati eshte antiamerikan kjo eshte vertetuar dhe vertetohet ne cdo skrim te tij. Por une nuk i ve faj – e ka ne gjak nga gjyshi dhe babai. Une nuk pres kryetarin e idioteve ta kuptoj kete gje.

  4. Vdekshin të korruptuarit, parrazitët, idiotët dhe neokomunistët. thotë:

    Bushat, megjithë respektin që kam për ty, nuk arrij të kuptoj se si mund të krahsosh saje qorrin me hashshizimin me vetëdije të plotë të Shqipërisë, me veprimet nën presion shumë të fortë halabakësh e rugaçësh me 21 janar!!!!!!

  5. Si gjithmone racional dhe i vertete Andi Bushati.Everteta per cilindo kushdo qofte ai duhet thene pa doreza.Brava ANDI

  6. Perla e analizes se Bushatit.

    Nga Lu tek Kim te gjithe aziatik dhe jashte realitetit ballkanik kane bere lojen e bashkepunetorin e mazhorances dhe segmenteve mafioze te saj, ketu ka perfunduar politika amerikane prandaj ka marre rrevanshin Kina dhe Rusia.

  7. Ishte trysnia e forte amerikane qe zhvleftesoi tutelen 5 vjecare mbi Drejtesi te pushtetit Rama per te shpetuar pa lagur ate simbolin e vet “Ministrin me te suksesshem”
    Sa per dijeni Bushati : Kur Prokuroria kerkoi ne Parlament heqje imuniteti deputeti per Saimir Tahirin, per here te pare ne histori deputetet socialiste pranuan vetem me nje kusht – Qe Saja mos te shihte qeli burgu me sy!

  8. Jo zoteri, gabohesh plotesisht ne kete analize, fajtore eshte pikerisht USA e cila nepermjet nenkontraktorit te CIA, Josef Shwarc aka George SOROS (ish-bashkepuntor i nazisteve ne Aushwic, qe i conte cifutet e vet, ne dhomat e gazit, e ka deklaruar ne interviste televizive, ne 1987) ka shtene ne dore dhe ka manipuluar cdo institucion shteteror apo shoqeror ne Shqiperi, duke promovuar pseudo-elita me arsim, prejardhje, parime, qendrime komplet fallso dhe te dyshimta, te tipit RIVDEKJA p.sh. Veliaj-Spiropali, akademike ne lemin e babezise ne vjedhje & injorance.

  9. Rastet nuk i ngjajne njeri tjetrit.

    Saimirin nuk e kane sulmuar e as denuar por shpetuar, prej drejtesise se reformuar amerikane ka marre vetem 3 vite e jo 30 sa c’duhej te merrte normalisht te cilat do i ulen me vone,
    dhe kaq i mori prej antimafias italiane se nuk kishin si ti “rregullonin” letrat e tyre!!

    1. Ore gjithmone rrugen me te thjeshte,akuzo te tjeret! Ne albanistan cfare s’po ndodh,vrasje,perdhunime vjedhje,korrupsion ,muxhahedin,ngritje çmimesh deri ne qiell,ikje ne emigracion me kuc e maç,albanistansit gati per te gjetur fajtorin diku tjeter! Per qamet se shohin nga vetja. Prandaj eshte vend per ti bere mutin. Rrace muti!!!

      1. Gjith kjo urrejtje per shqiptaret,gjith ky vrer,çne?Pirdhu nga Shqiperia nese nuk te pelqen,se me largimin do njohesh pastaj vetveten,qe ti je rrace muti.

  10. MUHAMED VELIU KOPIL I ERDOGANIT - SURRATI I MET VELIUT NJELLOJ SI DY BOLET E ERDOGANIT thotë:

    ZOTI BUSHATI E SHIKOVE SOT MET VELIUN NE KARRIGET E PARA PER TI BERE PYETJE EDI RAMES

  11. Denimi i Tahirit pas 5 vitesh eshte nderi qe Rama i kthen financuesve te Réformés ne Drejtesi, unike ne bote e qe nuk u rekomandohet vendeve te tjera, as Maqedonise se Veriut. Koka dhe Tahiri, limona te shtrydhur te Rames jane per ilustrim suksesi e per te mbuluar deshtimet dhe raportet e rreme mbi Shqiperine …

  12. Bravo Lapsi sepse e ke gjetur te verteten shume kohe me pare dhe tani si te thuash “ngjarjet” kane rene ne rrjeten e ngrehur nga Lapsi.
    Bravo Lapsi,Bravo e ke gjetur .
    Taho rri si gjarperi nen gure.
    Me kujtohet Delijorgji qe beri burg per Gerdecin.
    Fundi dihet edhe pa Lapsin

  13. Denimi i Tahirit pas 5 vitesh eshte nderi qe Rama i kthen financuesve te Réformés ne Drejtesi, unike ne bote e qe nuk u rekomandohet vendeve te tjera, as Maqedonise se Veriut. Koka dhe Tahiri, limona te shtrydhur te Rames jane per ilustrim suksesi e per te mbuluar deshtimet dhe raportet e rreme mbi Shqiperine …

  14. Po citoj nje rjesht nga shkrimi i radhes se Bushatit kunder amerikaneve te cilet ishin te kenaqur me drejtesine shqiptare “deklaratat e Yuri Kim sot duken qesharake” nuk kuptoj se çfare ka per te qeshur! Kemi nje ish President, ish Kryeminister e ish Kryetar Partie i shpallur non grata, si i koroptuar ai e familja e tij, kemi nje Minister te denuar nga ligji po per shperdorim e korupsion. Bushatin e ka mare malli per drejtesine e Enverit, ku turmat injorante bertisnin te egzaltuar te kinema 17 Netori me “vdekje me vdekje” dhe as qe e kishin haberin se kush po denohej, se çkishin bere e kush po i denonte. Bushat mos e mbaj koken mbrapa nuk vjen me!

    1. Vdekshin të korruptuarit, parrazitët, idiotët dhe neokomunistët. thotë:

      O kar ku ka ngjashmëri, ti je pasardhësi i ndonjërit të atyre turmave. që mbron zëvendës strategun e hashashizimit të të gjithë Shqipërisë.

  15. Me duket nje artikull relativizues.

    Saimir Tahiri u denua sepse kishte prova dhe fakte nga antimafia italiane. Te ishte per Aspakun shqiptar sot ishte qytetar I lire dhe duhej edhe ta demshperblenin.

    Kanabizimi I vendit ishte nje plan djallezor antishqiptar qe do te kete pasoja te renda. Shihni si vriten djem te rinj cdo dite. Ne kemi me shume trafikante per fryme sesa Kolumbia. Kjo eshte politika e Rilindjes.

  16. Cuni i shefit te debim internimeve ka marre persiper me demasku Ameriken.
    Tamom sic bonin Medi Bushati dhe Hysni Kapo nja 30 a 40 vjet perpara.

    I thote DASH sesi duhet te mbroje Bashen e sesi e ka gabim me Saliun……
    I thote Kimetes se cfare duhet te thote dhe se ku….
    Pa llogarit ato keshillat falas neper studio, per Ramen, Duken, urbanistiken, sigurine kombetare, politiken e jashtme, urbanistiken……

    Nji kar komplet qe shkollen e ka mbaru per italisht dha ska pas nji funksion shteteror ne jete te vete. Ne fakt si ka thone njeri puna mbare, FARE.

    1. Andi te lumte dora!
      Analize perfekte si gjithmone.
      Ata qe kundershtojne,thjesht nuk kane argumenta dhe merren me gjysher e stergjysher.Bejne mire te hapin mendjen e te shohin realitetin ne sy,po si duket hajdutlliqet dhe mashtrimet,iu duken pune.Iu befshin harram.

  17. Ai malukati i vocerr Saimir Tahiri, do a s’do ti Bushati, ka hyre ne librin e rekordeve Guinness!
    Eshte rasti unikal ne boten demokratiko-pluraliste por edhe diktatorialo-totalitare qe nje Minister i Brendeshem burgoset me akuzen e bashkepunimit me Grupe KRIMINALE!
    Dhe kete Rekord qe zor se thyhet ndonjehere, e ka merite vete Timonieri Edi Rama qe e mbajti ate Tahir vocrrakun gadi 4 vjet Minister te Brendeshem, per ta zevendesuar pastaj kur u bo balte fare…nga nje Xhafke qe kishte vellackon te denuar ne Itali per trafik Droge!

  18. Mvaret se nga çfarë këndvështrimi ideollogjik e sheh Bushati apo cilido të “vërtetën” e tij.
    Nëse ke në kokën tënde të fiksuar që në foshnjëri idenë se Shqipëria komuniste ishte shkëmbi i granitit që ndriçonte mëndjen e gjithë planetit për idetë marksiste e SHBA është “imperializmi amerikan”, armiku i të gjithë popujve, e ke të pamundur që ti afrohesh të së vërtetës.
    Është po e njejta mendësi që ka EDrama për veten e tij se ai është udhëheqës global .
    Është naive sigurisht, bile e marrëzishme që të pretendosh që të gjitha qeveritë e SHBA, ndonëse është modeli më i suksesshëm i demokracosë në planet, se nuk ka bërë asnjë president veprime të gabuara.
    I madhi Ajnshtein e ka shpjeguar çdo fenomen të natyrës së ngurtë e asaj të gjallë , e me teorinë e tij të famëshme të relativitetit.
    Në qendër të teorisë së tij qëndron raporti i së vërtetës mbi hapsirën e kohën.
    Derisa njeriu akoma nuk ka mundur të përceptojë pëotësisht me fakte bindëse kohën e hapsirën e gjithësisë, është idioteske të pretendosh se e vërteta tënde qenka absolute.
    Është pikërisht relativiteti i mendimit njerëzor që ka bërë që akoma pas kaq mijëra vitesh të historisë së homo sapiens, të shpjegojnë gjithshka me ekzistencën e fuqive të mbinatyrëshme , dikur të shumë perëndive e mandej të një Zoti të plotëfuqishëm.
    Pika më e dobët e mendësisë marksiste, është rrikthimi në modelin e komunës primitive të para majra vitesh, ku njerëzit akoma jetonin si një kope, “të barabartë” e “të lumtur” e që e emërtuan si parajsa e mirqenies komuniste.
    Ju desh njerëzimit të kalonin mijra vite për të dalë nga modeli i kopesë primitive të komunës , që të krijonin nëfillim bulëzën e shoqërisë familjen, më vonë, organizimin e udhëheqjes së fiseve nga mëndjet më të zhvilluara derisa u arrit në organizimin e shteteve ligjore të sotme, ku rolin udhëheqës e luajnë elitat e zgjedhura nga popujt.
    A është sot në dhjetëvjeçarët e parë të viteve tremijë që jetojmë, sistemi shtetëror demokratik perëndimor,një sistem i përsosur ?
    Kësaj pyetje mund ti përgjigjemi me teorinë e famëshme të Ajnshtajnit.
    Përsosmëri absolute , ashtu si të vërtetë absolute nuk mund të ketë pasi revolucioni i madh tekniko-shkencor ka vërtetuar me rrugë eksperimentale, se asgjë në gjithësi nuk është e njëllojtë, por është e ndërvarur nga cilësia e sasia e mikroorganizmave të gjalla dhe e përbërjes atomit (zinxhiri i acidit desoksiriko-nukleik)
    Le ti kthehemi tani të vërtetave të pretenduara nga Bushati.
    Fundi i mijëvjeçarit të dytë vërtetoi me fakte se sistemet komuniste i lanë shumë popuj të lindjes europiane, disa shekuj pas krahasuar me zhvillimin kulturor e ekonomik të shteteve demokratike të perëndimit.
    Ishte kjo arsyeja që popujt që vuajtën “diktaturat e proletariatit”, përqafuan pa “revolucione të dhunëshme” që predikon mendësia komuniste e Bushatit, demokracinë e respektimin e mendimit të lirë pluralist.
    Në të njejtën kohë, nuk është e thënë se një sistem politik pluralist të jetë një sistem i përsosur politik.
    Për ta zgjidhur këtë, mendimi shkencor politik i ve rëndësi të madhe ligjeve themelore e institucioneve të larta të drejtësisë, si dhe një dokumenti të cilit duhet ti binden të gjithë. KUSHTETUTËS.
    Është Kushtetuta e një vendi demokratik, ajo që i vë frenat e çdo abuzimi me të drejtën e lirive njerëzore.
    Është ajo që vë në peshore liberalizmin ekstrem deri në anarshi, me konservatorizmin në ruajtjen e vlerave.
    Sa i takon temës së sovranitetit të pakufizuar që predikon e majta ekstreme.
    Së pari kjo teori bie ndesh me nocionin demokratik të shumicës por edhe me teorinë e relativitetit.
    SHBA është sot shteti më i madh kontinental demokratik në Botë, që ka një popullsi heterogjene racore. etnike e fetare prej rreth 340 milionë shtetasve të saj..
    Ky shtet mori formën demokracisë së sotme, sepse respektoi Kushtetunë e tij të formuluar para 200 vitesh.
    Kina është një shtet komunist me katërfishin e popullsisë së SHBA.
    Para dy dekadave kinezët renditeshin si një ndër popujt më të varfër të botës.
    Vetëm atëherë kur komunistët në udhëheqje të Kinës, filluan të fusin në sistemin e tyre ekonomik, elementet e ekonomisë kaçitaliste dhe u lidhën me tregun botëror, bënë hapa gjigante në sajë të produktit të stërmadh të një miliard e gjysëm shtetasve të tij.
    Ndoshta, ndoshta Kina e ka të nevojëshme me popullsinë e saj të stërmadhe, njëfarë sistemi diktatorial të centralizuar komunist, pasi ne shqiptarët jemi një popull i vogël rreth tre milionësh, e liritë demokratike i konsiderojmë si anarshi e dhunë e kemi 30 vite që nuk po ja dalim nga faza e tranzicionit për të shkuar në sistemin e ri demokratik.
    Nëse Kina do ti hynte këtij ndryshim menjëherë, gjë që dikur do të ndodh se sbën, e gjithë bota do të destabilizohej e jo vetëm Kina.

    1. PD e ka në genin e saj, në ADN. Mjaft të thuhet se ç’prej kur u themelua e deri më sot, ajo është parti akuzatore por kurrë idesh. Idetë te ajo, më saktë lidershipi i saj, dje e në çdo kohë, edhe sot gjithashtu, janë diçka e huaj, e largët, e pamundur. Është një parti që ende nuk dihet se ç’mendim politik ka apo lëvron. Personazhet që e udhëheqin e atë, janë robotikë në (mos)mendim e ligjërim, të thatë, sipërfaqësorë, shabllonë e të mërzitshëm.

  19. Kur EDI të mos jetë më Timonier,

    Kur EDI të bjerë nga Fiku Pushtet,

    Dhe pas pilafit të shpallet Non-Grata,

    UNË DO BËHEM NJË BURRË SHTETI.

  20. Eshte duke me luajtur fiqiri,
    mua te shkretit Rame fakiri,

    sepse ai Ministri im ma i miri,
    me doli krejt Kokerr by…qiri,

    eh une i mjeri c’fare me ka gjet,
    me kane rrethu nje trume ibret,

    por nga mbreme jam betu pra,
    tash e tutje vetem ministre gra!

  21. Trafik droge, trafikim të vajzave të mitura, vrasje, zhdukje njerëzisht, pastrim parash, vjedhje të thesarit të shtetit, vjedhje votash, vrasje masive, flirt me Millosheviçin etj. Këto janë vetëm disa nga saga e akuzave të llahtarshme që kanë shkëmbyer gjatë viteve Sali Berisha dhe Ilir Meta, sot të bashkuar në një çati politike, për të rrëzuar Lulzim Bashën dhe për të sfiduar shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  22. Aleanca me partnerin strategjik të SHBA apo respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, nuk duhet lejuar të kthehet në garë politike. Ai duhet të kthehet në standard. Dhe kur i kthen në standard pastaj Ilir Meta dhe Sali Berisha fillimisht kanë të drejt të rijnë vetëm në shtëpi. Ose në burg, nëse drejtësia vepron.

  23. Sali Berisha, për qindra arsye që lidhen me formimin e tij, komplekset e tij të inferioritetit, por dhe konceptin tribal për pushtetin, ka qenë i dominuar në vendimmarrjen e tij nga Liri Berisha.

    Ajo nuk është thjeshtë gruaja e tij, por diktuesja e vendimeve të tij më të gabuara dhe më të rënda për shqiptarët në momente kyçe të krizave të pushtetit të tij, që e ka dominuar atë dhe e ka diktuar të ndjekë interesin e familjes.

    Ajo është nxitësja e vendimeve të tij të ndarjes Veri- Jug në vitin 1997, diktuesja e përfshirjes në pushtet të klanit të saj pas vitit 2005, njeriu që i ka imponuar betejë politike me drejtësinë për të mbrojtur djalin në vitin 2008, kur gjurmët e tij të përgjakura të çonin tek masakra e Gërdecit dhe më pas njeriu që udhëhiqte pasurimin e familjes: vajzës, djalit dhe asaj vet në emër të pushtetit të Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *