• |
ide | kryesore

Erdogan dhe gruaja e tij infektohen me Covid

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Pasi përjetuam simptoma të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Fatmirësisht kemi një infeksion të lehtë, të cilin mësuam se ishte varianti omicron”, tha presidenti në një postim në Twitter. “Ne jemi në detyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në shtëpi. Mezi presim lutjet tuaja.”

Sakaq, kujtojme se Turqia ka shënuar rekord të rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, me 111,157 raste të raportuara të premten.

Numri i viktimave gjithashtu ka shënuar rritje në vend, me 248 viktima në 24 orë- numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi pandemisë.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *