• |
ide | kryesore

Georgina Rodriguez, detaje të reja nga seriali i Netflix: flitet për babin e saj trafikant

-Instant, Sport



Detaje të reja kanë dalë në lidhje me serinë e re të Netflix, mbi jetën e Georgina Rodriguez, partnere e Cristiano Ronaldos, e prezantuar më 27 janar. Nuk bëhet më fjalë vetëm për fillimin e përrallës së bukur që po jeton ajo me portugezin e famshëm, por edhe për problemet me të cilat i është dashur të përballet në jetë.

Sipas asaj që bën të ditur Gente, një gazetë argjentinase, në serial një kapitull i rëndësishëm do t’i kushtohet marrëdhënies mes modeles dhe babait të saj, Jorge Rodriguez, një ish-futbollist profesionist argjentinas me të shkuar në Spanjë në Murcia. Rodriguez, sapo përfundoi karrierën e tij futbollistike, u fut në telashe për trafik droge. Konkretisht, tregohet se si Georgina në fëmijëri shkonte rregullisht për të vizituar babain e saj, por pas daljes nga burgu ajo i kishte humbur marrëdhëniet me të. Më pas, Jorge u kthye në Argjentinë, duke humbur çdo kontakt me familjen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *