• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri e kishte transferuar në Akademinë e Sigurisë, ky është oficeri që mbrëmë i vuri prangat ish Ministrit të Brendshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është dënuar ditën e premte me 3 vite dhe 4 muaj burgim nga Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Pas shpalljes së vendimit, Saimir Tahiri është prangosur dhe dërguar në qelitë e paraburgimit të Burgut 313.

Vendimi i gjykatës për dënimin e ish-ministrit të PS është ekzekutuar të premten nga Edmond Rizai, ish-drejtues i OFL-së, i cili gjatë kohës që Ministria e Brendshme drejtohet nga Saimir Tahiri, këtë të fundit e dërgoi në Akademinë e Policisë.

Sipas News24, Edmond Rizai drejton sot Drejtorinë e Hetimit në Policinë e Shtetit. Ishte ai drejtori i cili kreu mbrëmjen e së premtes ‘shtrëngimin e prangave’ në duart e Saimir Tahirit në sallën e gjyqit.

Kush është Edmond Rizai

Ish-shefi i OFL në Policinë e Shtetit, Edmond Rizai ishte kandidat potencial me Gledis Nanon për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit.

Ka mbajtur poste drejtuese për një kohë të gjatë që nga shef komisariati deri te zv/ drejtor dhe drejtor i hetimit të krimit.

Rizai qëndroi për disa kohë në akademi dhe u rikthye në Policinë e Shtetit si drejtues i drejtorisë hetimore në policisë e Shtetit, ish OFL, pas largimit të Artan Shkëmbit, kur erdhi ministër i Brendshëm Bledi Çuçi. Rizai ka qenë gjithashtu një ndër hetuesit e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit./ News 24



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *