• |
ide | kryesore

U zhduk një muaj më parë, gjendet pas një muaji në liqenin e Fierzës trupi i 50-vjeçarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në liqenin e Fierzës në afërsi të fshatit Bushat të Kukësit. Kufoma është parë nga banorët e zonës. Viktima dyshohet se është peshkatari Tofik Gjika, i cili u zhduk më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Gjika doli për të peshkuar dhe nuk u kthye më në shtëpi. Për më shumë se një muaj kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat.

Trupi i tij është dërguar fillimisht në morgun e spitalit të Kukësit dhe më pas pritet të dërgohet në Tiranë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *