• |
ide | kryesore

Video/ Poker i zhurmshëm: Partizani shkatërron ëndërrat e Arapit

-Instant, Sport, Video



0-4 me të cilin Partizani shkatërroi Teutën ishte mesazhi që Mehmeti priste para cerekfinales së kthimit me Dinamon në Kupë. Pas tre ndeshjeve pa fitore mes kampionatit e Kupës ishte i nevojshëm një gol në minutën e dytë nga Skuka për të rindezur optimizmin dhe për të larguar mjegullën e pasigurisë që qendronte mbi të gjithë kryeqytetasit. Teuta e Arapit u zhyt pa e mednuar në plogështinë e mos besimit e në fakt, durrsakët nuk u panë praktikisht fare nga anët e Hoxhës.

Partizani fundosi goditjen në minutën e 28 me Carën, falë një ftese të parefuzueshme të Skukës. Spondi me kokë i qendërsulmuesit dërgohet në rrjetë nga Cara për 2-0, që i mbylli shpejt llogaritë, edhe pse shpresat e Teutës morën fund në të 54 kur Daja u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak sekondave nga Xhaja, në fillim për një faull e pastaj për protesta.

Goli i tretë nuk vonoi, me devijimin e Sotës në minutën e 60, ndërsa Junior, shënoi në minutën e dytë shtesë, pavarësisht se nëse shënoi emrin në listën e shënuesve duhet të falenderojë VAR që ndryshoi vendimin e asistentit për pozicion jashtë loje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *