• |
ide | kryesore

Video/ Southampton në ankth për Armando Brojan: dëmtimi në gju mund të jetë ‘serioz’

-Instant, Sport, Video



Armando Broja është dëmtuar në ndeshjen e FA Cup kundër Coventry, duke dëshpëruar teknikun e Southampton Ralph Hasenhuttl, që nuk e ka fshehur frikën se problemi mund të jetë “serioz”. Sulmuesi i përfaqësues shqiptare, i huazuar nga Chelsea, Armando Broja, u detyruan të largohej para kohe nga fusha kundër Coventry City, ndërsa Saints rezervuan vendin e tyre në raundin e pestë me shpirt ndër dhëmbë. Broja mbeti shtrirë përtokë, me atë që dukej të ishte një dëmtim në gju dhe u largua nga fusha nga stafi mjekësor i Southampton.

Saints humbën edhe Lyanco, që u largua nga fusha pas vetëm 33 minutash dhe doli nga stadiumi St Mary’s me paterica. Duke folur për HampshireLive në përfundim të ndeshjes, Hasenhuttl tha: “Nuk është një gjë e mirë. Shpresojmë se nuk kemi paguar një çmim shumë të lartë për të fituar. Ne u përpoqëm t’i menaxhonim të gjithë, por nuk është aq e lehtë,” shtoi tekniku. “Lyanco ka një problem me muskujt e kofshës, Broja u godit keq në kupën e gjurit, duhet të shohim se sa serioz është. Në fund, shpresoj të mos jenë dëmtime shumë serioze. Lyanco duket gjë e rëndë, por për Brojën, goditja në gju, duhet të presim dhe të shohim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *