• |
ide | kryesore

Video/ Tirana dominon, pastaj rrënqethet: 3-2 i ethshëm me Skënderbeu i jep bardhebluve arratinë

-Instant, F1, Sport, Video



Tirana e Shehit është një autoblindë që shtyn fuqishëm përpara, duke mposhtur edhe Skënderbeun me një 3-2 që fajëson mbi të gjitha zgjimin e vonë të skuadrës së Memellit. Skuadra e Memellit nuk mundi të mbante rreziqet më larg se 15 minuta, kur Seferi në zhvillimet një goditje këndi shënoi golin e avantazhit. Një dedikim emocionues për vëllain e Kristi Vangjelit, që humbi jetën 1 vit më pare, sa për të konfirmuar unitetin në dhomat e zhveshjes së Tiranës.

Është pikërisht kjo frymë, që shpesh e ka përmendur tekniku që mban bardheblutë në një fluiditet manovre, impenjative për të gjithë kundërshtarët, përfshirë Skënderbeun, pavarësisht se ka qenë gjithnjë një skuadër agresive në presing. Këtë herë korcarët u vunë në sprovë të vështirë dhe u kuptua në koordinimin e Meksit, pas 30 minutash, se ishte ndeshja jo, meritë natyrisht e kryesuesve të kampionatit, që e bënë statusin e tyre të vlejë tre minuta përpara pushimit, duke siguruar një rezultat, që pavarësisht mungesës së inisiativës së Skënderbeut, mund të vihej në dyshime me kalimin e minutave.

Përkundrazi, Limaj dyfishoi shifrat në asistin e Totres, duke shembur nivelin e fundit të besimit të bardhekuqve dhe mbërtheu tre pikët në renditje sapo rinisi ndeshja me golin e parë të Devid, edhe pse për të legjitimuar festën e kuptueshme të braziliani u desh edhe një kontroll nga VAR. Kjo ndoshta ishte pika kur bardheblutë besuan se fituan e atëherë bardhekuqtë u munduan të ngrenë kokën dhe mund ta bënin pas golit të 3-1 në minutën e 66 nga kapiteni Zguro. Në minutën e 4 shtesë erdhi edhe penalltia e sinjalizuar me VAR, që I dha Mensah vetëm shansin të ngushtonte diferencën, kur nuk kishte më kohë për asgjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *