• |
ide | kryesore

Vrau të riun grek, shpallet në kërkim ndërkombëtar 20-vjeçari shqiptar

-Instant, Lajme, Planet



Policia greke vijon hetimet për të bërë të mundur arrestimin e personave të përfshirë në vrasjen e 19 vjeçarin grek, Alqis Kambanu. Kujtojmë se ngjarja ndodhi të hënën pas mesnate, në afërsi të stadiumit së skuadrës së Aris në Selanik. Me ndërhyrjen e Gjykatës së Lartë të vendit, grupi që sulmoi të rinjtë konsiderohen bandë kriminale, ndërsa policia greke ka nisur një operacion special për arrestimin e shpejtë të gjithë të implikuarve.

Sipas të dhënave të fundit, rol kryesor në vrasje kishte dhe një 20 vjeçar shqiptar, shok i ngushtë i 23 vjeçarit tjetër, të arrestuar. Sipas të dhënave, 20-vjeçari ka kaluar kufirin drejt Shqipërisë ditën e enjte ku dhe mendohet se fshihet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *