• |
ide | kryesore

Allegri ekzalton sulmuesin e tij të ri: “Vlahovic si Haaland e Mbappè”

-Instant, Sport



Në ndeshjen e parë, humbja në Bentegodi ishte ndoshta pika më e ulët e një vjeshte të vështirë: një Verona e shkëlqyer kundër një Juventusi në vështirësi të mëdha. Kundër Hellas, në mbrëmje, bardhezinjtë duhet të konfirmojnë rritjen që i riktheu në zonën e Championsit, duke u mbështetur menjëherë në goditjet e çmuara të merkatos së fundit, Vlahovic dhe Zakaria, lojtarët e ardhur për t’i ofruar Allegrit skuadrën që nuk mund të dështojë sulmin drejt zonave të larta të renditjes: “Objektivi nuk ndryshon, duhet të futemi në katër më të mirët. Shoqëria bëri një punë shumë të mirë dhe kanë arritur dy lojtarë të rëndësishëm”, tha trajneri i Juventusit në konferencën për shtyp.

Tekniku bardhezi nuk kursehet në elozhe për talentin serb të mbërritur për të udhëhequr sulmin e Juventus: “Klubi bëri një merkato të shkëlqyer, Vlahovic ka bërë shumë gola e ka karakteristika që nuk i kishim dhe na duheshin, me Haaland e Mbappé është ndër qendërsulmuesit më të mirë të rolit. Zakaria është një lojtar inteligjent. Janë ambjentuar menjëherë, por falenderoj edhe Bentancur e Kulusevskin për atë që dhanë, i uroj atyre më të mirën për karrierën e tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *