• |
ide | kryesore

FOTO/ Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare “burrnesha” e famshme e Tropojës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një “burrneshë” ishte një titull që e merrte gruaja e cila vendoste të mos martohet deri në fund të jetës së saj. Ajo merrte përsipër në familje punë që janë në traditën e meshkujve dhe kishte një status njësoj si të meshkujve në familje, apo edhe më gjerë. E tillë ishte gruaja nga Viçidoli, Fatime Bardhi, e cila e ndërroi emrin në Hajdar. Lajmin për ndarjen e saj nga jeta në moshën 90 vjeçare e kanë dhënë të njohurit e saj.

Hajdar (Fatime) Bardhi vishej si burrë dhe në kokë mbante qeleshen e bardhë. Jeta e saj ishte e mbushur me shumë sakrifica. E lindur me 13 prill 1931 ajo përjetoi burgosjen dhe internimin e babait të saj në kampin famëkeq të Portolongones ne Itali. Ai ishte ndër antifashistët e pare te Malësisë së Gjakovës. Më vonë përjetoi edhe vdekjen e parakohshme të vëllait te vetem, duke marre pergjegjesinë për rritjen dhe edukimin e 6 fëmijve te tij. Në një moshë fare të re, u kthye në “burrë” dhe madje u angazhua edhe në shumë punë publike të kohës.

Burrneshat, të njohura edhe si “virgjëreshat e betuara”) i përkasin një tradite që u krijua dhe u zhvillua përgjatë një periudhe disashekullore, por që vazhdon të jetë e pranishme ende sot, kryesisht në disa zona periferike të veriut të Shqipërisë. Arsyet e lindjes së kësaj tradite lidhen me një sërë faktorësh, në bazë të të cilëve qëndrojnë rregullat që organizonin dhe orientonin shoqërinë e dikurshme.

Ndër këta faktorë, më themelorët lidheshin me nevojën që kishin familjet pa një trashëgimtar mashkull për të ruajtur pasurinë familjare; për të shmangur ndonjë konflikt me pasoja fatale; për shkak të kushteve të vështira të jetesës, të cilat e detyronin një femër të shndërrohej në personin kryesor që kujdesej për familjen; por edhe për shkak të një zgjedhjeje personale që bënte femra, e cila dëshironte të bënte një jetë të tillë.

Kjo traditë, pavarësisht se në përmasa më të vogla, vazhdon ende sot në Shqipëri në disa zona. Aktualisht, një numër i vogël i tyre jetojnë kryesisht në veri të Shqipërisë, si në Shkodër, Dibër, Mat, Bulqizë, Kukës etj. Për historitë e burrneshave në Shqipëri janë botuar edhe libra, ndërsa një interes të veçantë ka pasur edhe kinematografia, ku janë realizuar dokumentare a filma të veçantë mbi këtë traditë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. U prehte ne paqe Hajdar ( Fatime) Bardhi.

    Zoti qofte me te.

    Ngushellime familjes dhe miqeve te saj.

    Zoti i dhente qetesine qe nuk e gjeti ne jeten e saj mbi toke.

  2. Respekte per grate e forta shqiptare qe kane bere kaq shume sakrifica nder shekuj!
    Injorantet le te tallen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *