Vijojnë përplasjet në distancë mes Komsionit të Rithemelimit të ish-kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike të Lulzim Bashës.
Pas takimit që Berisha mbajti në Sukth reagoi selia blu që u shpreh se kandidatët e prezantuar nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” nuk i përkasin PD-së, por LSI-së.
Pas kësaj deklarate reagoi Komisioni i Rithemelimit që shkruan se “askush nuk perfaqeson opoziten me shume se kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet ne kontrast te thelle me kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, jane zgjedhur per te here te pare nga vetem demokratet me parimin nje anetar nje vote!”.
“Boll me Edi Ramen dhe humbesin serial Lulzim Brava! Vota per Lulzim Braven eshte vote per pazar – per humbjen e radhes! Vota per kandidatet e Shtepise se Lirise eshte vote per bashkimin e demokrateve dhe gjithe popullit opozitar!” – thuhet ndër të tjera në një deklaratë të Foltores. ©LAPSI.al