• |
ide | kryesore

Mahmood dhe Blanco triumfojnë në Sanremo

-Instant, Arkiva, F1, Paparazzi



Pas pesë netësh me muzikë, të ftuar dhe performanca, Festivali i Sanremos kurorëzoi fituesit e edicionit të 72-të, Mahmood dhe Blanco me këngën “Brividi” (Drithërima).

Mahmood & Blanco u kurorëzuan si fituesit e Sanremo 2022 pasi mposhtën Elisa-n me këngën “O forse sei tu” dhe Gianni Morandi me “Apri tutte le porte” në superfinale. Sipas sondazheve online, “Brividi” ishte më e pëlqyera. Në një konferencë për shtyp menjëherë pas fitores së tyre, ata konfirmuan se do të përfaqësojnë Italinë në Eurovision Song Contest. “Do të shkojmë patjetër në Eurovision, jemi shumë të kënaqur që do të jemi pjesë sidomos sepse do të mbahet në Itali,” tha Blanco.

Kënga “Brividi” rrëfen frikën e të dashuruarit, gabimeve dhe vuajtjeve, por edhe lumturinë që ndjen kur je plotësisht i lirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *