• |
ide | kryesore

Meta sulmon sërish Bashën: Ka bërë gjithçka me kokëfortësi për të qëndruar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë intervistës për RTCG, televizionin shtetëror të Malit të Zi, Presidenti Ilir Meta tha se opozita shqiptare është në proces ridimensionimi.

Ai u shpreh se kreu i PD ka ndërmarrë veprime të rënda nuk ka reflektuar, por ka qëndruar me kokëfortësi në detyrë. Kreu i shtetit theksoi se beson që Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë.

“Përgjegjësia nuk është e njëanshme, pra vetëm e qeverisë, por për fat të keq përgjegjësi të madhe ka edhe lidershipi i opozitës në këto vite, që ka kryer disa akte të paprecedenta që kanë dëmtuar shumë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe pothuajse e kanë rrëzuar sistemin e llogaridhënies.

Djegia e mandateve, një veprim i papranueshëm. Për më shumë se dy vjet Shqipëria kishte një Parlament njëpartiak. Kemi bojkoton e reformës në drejtësi, që ishte një reformë shumë e rëndësishme. Kemi mos hyrjen në zgjedhjet vendore. Jo vetëm në Evropë por edhe në Afrikë nuk gjen një vend që nuk ka këshilltar, jo kryetar bashkie opozita.

Për fat të keq kemi edhe një problem brenda PD-së apo opozitës, por besoj se ky problem do kapërcehet me kohën dhe është e papranueshme që ai kryetar, ai lider që ka ndërmarrë këto veprime të rënda në 6-7 vjet, në vend që të reflektonte dhe të merrte përgjegjësi.

Ka bërë gjithçka për të qëndruar me kokëfortësi, për t’iu shmangur votimit demokratik dhe zbatimit të rregullave të partisë së tij. Kjo nuk është pozitive, por unë besoj se opozita është në procesin e saj të ridimensionimit dhe unë besoj se vendi ka nevojë për opozitë të vërtetë. Do ta ketë gjithnjë e më shumë”, – tha Meta.



3 Comments

  1. PD e ka në genin e saj, në ADN. Mjaft të thuhet se ç’prej kur u themelua e deri më sot, ajo është parti akuzatore por kurrë idesh. Idetë te ajo, më saktë lidershipi i saj, dje e në çdo kohë, edhe sot gjithashtu, janë diçka e huaj, e largët, e pamundur. Është një parti që ende nuk dihet se ç’mendim politik ka apo lëvron. Personazhet që e udhëheqin e atë, janë robotikë në (mos)mendim e ligjërim, të thatë, sipërfaqësorë, shabllonë e të mërzitshëm.

  2. PD eshte bande e krijuar nga ish komuniste si Sali Berisha,ish sigurimsa dhe spiune te sigurimit,hajdute xhepash,hajdute dyqanesh e shtepiash,vrases,maloke te trashe e te piset, agjente serbe dhe greke , pederaste e bythqire te te gjitha llojeve etj etj dhe po ata jane dhe sot fillo nga Salih Dordoleci e deri te antari me i fundit

  3. Interesante zhvillimet politike ne lidhje me PD. Berisha nuk la gje pa thene e kerkesa ultimative per dorheqje te Bashes e ne fund kerciti huni, Berisha u zbyth. Berisha e therret Bashen, Lul Brava me e sakta duhet te jete Lul Huni! Tani na ka dale ne skene ish kryetari i LSI qe po perdor te njeten skeme demagogjike si te Berishes. Mbasi te haje dhe ky hu te shohim se si do ta therase Lulin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *