• |
ide | kryesore

“Pakt që fsheh farsën”/ Dënimi i Tahirit ribashkon opozitën

Arkiva, Kryesore



Dënimi i ish ministrit të brendëshëm të qeverisë Rama 1, Saimir Tahirit, i cili u përshëndet nga ambasadorja Kim si një hap përpara në rrugën drejt fundit të pandëshkueshmërisë, është pritur me skepricizëm dhe mosbesim nga opozita. Ose më mirë të thuhet nga të gjitha fraksionet e saj polirike. Për herë të parë, që nga vjeshta e kaluar kur nisi parcelizimi i opozitës të gjitha palët po bien në unison për të njëjtën çështje, atë të një procesi të trukuar, të një drejtësie me regji, të marjes në mbrojtje nga Edi Rama apo të standarteve të dyfishta në gjykim. Edhe grupimi i foltores edhe presidenti i republikës edhe PD-ja e Bashës edhe LSI-a kanë përdorur pak a shumë të njëjat terma që hedhin poshtë farsën e një produkti të pastër të reformës të diskredituar në drejtësi.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Saimiri, një dyfytyrësi amerikane njësoj si për Saliun

“Vendimi për Tahirin është plotësisht i trukuar dhe qesharak” ka shkruar Sali Berisha i cili ka treguar me emra se kush ka ndërhyrë për të shkuar tek një dënim që i jepen një kundravajtësi të thjeshtë. “Vendimi shënon triumfin e plotë të narko-drejtësisë së narko-shtetit! Kështu, pusetës së narko-shtetit iu vu kapaku. Kreu i Meduzës, madamë Radari, Gjeneral Hashashi dhe e tërë nomenklatura kanabiste e narko-shtetit, mbrëmë festuan marrëveshjen me Tahirin. Rama dhe madamë Radari, gjeneral Hashashi etj. nuk folën pas vendimit, por respektuan heshtjen e kodit të Mafies” ka thënë ai.

Nga Shkodra ku dha një intervistë për TV1 Channel, kreu i shtetit deklaroi: “Burgosja e Saimir Tahirit është pjesë e drejtësisë me regji. Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Ai ka qenë përgjegjës, por kryepërgjegjësi është kryeministri i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta” tha Ilir Meta.

Po për mbrojtje të Tahirit foli edhe PD-ja e vulës me gojën e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, i cili komentoi edhe heshtjen e Ramës për këtë dënim. “Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai. Ai kishte të gjithë informacionin nga institucioent shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Sajmir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilet i siguronin vota” ka shkruar Bardhi.

Ndërsa për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi e rëndësishme është që drejtësia nuk funksionon sepse sipas saj dokumentat që ka nënshkruar Veliaj për inceneratorin e Tiranës janë më të rënda se përgjimet e Tahirit. Sipas Kryemadhit një drejtësi me du standarte nuk është aspak e tillë: “Ok, zoti Tahiri kishte disa telefonata që e implikonin me Habilajt. Po zoti Erion Veliaj i cili ka firmë në shkresë për incineratorin e Tiranës. Zoti Alqi Bllako i cili ka firmë në shkresë për incineratorin e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit. Zoti Armando Subashi i cili ka shkresë, ka letër, ka vendime, ka fakte të kryera me firmën dhe vulën e tyre për incineratorin e Fierit. Dhe ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme. Nuk mendoj pasi mbaron e gjithë vepra, gjithë krimi i kryer dhe pasojat i hanë qytetarët ne mendojmë që bëjmë sistemin e drejtësisë” ka thënë ajo.

E pra, sikurse shihet, përdorimi nga ndërkombëtarët i çështjes Tahiri si një provë se reforma në drejtësi po funksionon është kundërshtuar nga të gjitha fraksionet opozitare. Madje çuditërisht ajo ka prodhuar një efekt të pa ndodhur këto muajt e fundit. Ajo ka bërë gjithë opozitën të flasë me një zë dhe të mbajë të njëjtat qëndrime për atë që e ka konsideruar si një proces farsë.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Nuk flasin nderkombetaret se jua ka mbushur canta me dollar Tahiri.

    Del nje ish ambasador dhe thote se Shqiperia eshte e paster me droge , eshte ceshtje se jane blere si bagetia nuk ka arsye tjeter.

  2. Per nje cigare hashash jane denuar me me shume vite burg. Per nje nga pergjegjesat kryesore te kanabizimit te territorit dhe kriminalizimit te rinise dhe shoqerise ai “denim” eshte fyerje per inteligjencen. Pa llogaritur qe ka qene direkt i implikuar ne strukture te mirefillte kriminale te narkotrafikut…

    1. I ka zener frika se po iu vjen radha dhe perpiqen me c’do lloj forme dhe argumenti te krijojne trazira mbeshtetur ne ate elektorat idiotesh qe i ndjek.
      Nese Saimiri u denua 3 vite burg po Saliu Sa vite duhet denuar per veprat qe ka kryer!? Pa llogaritur firmat piramidale, hapjen e depove te armve, zhdukjen e Remzi Hoxhes, vrasjen e 4 demonstruesve, Gerdecin, etj., etj., ai vetem per Kanabisin ka deklaruar boterisht;
      “Une e kame lejuar kultivimin e Kanabisit ne Shqiperi per arsye politike.”
      A kuptoni o debila!?

      1. Po ctrazirash thua o diarre intelektuale?

        I keni te gjitha me shtet, polici, gjykata, media, keni dhe ambasaden me vete dhe madje edhe opoziten e lulit.
        E akoma mbas 8 vitesh pellisni fajin e ka Saliun.

        Po ngaqe nuk ka patur protesta reale e trazira ka arritur ne kete gjendje Shqiperia ku po largohet rinia dhe truri e po ngelin komentuesit si puna jote!!

        1. nga fresshi ne polici,
          ke per detyre perpara se te shkruash ne portale te mesosh korrekt gjuhen e shkruajtur shqipe.
          Kur shkruajta fjaline permbyllese te komentit pare u mendova nje fare kohe, tju quaj debila apo bageti? Ne fund, per te mos iu fyer rende, zgjodha t’ju klasifikoj debila. Por paskam gabuar.
          Ju meritoni plotesisht te quheni bageti ku shkalla me e larte e intelektit tuaj perfundon tek kari dhe pidhi.

          1. Me dy fjalët e ndyra me të cilat ke mbyllur komentin tënd “intelektual”, e tregon veren se nuk je vetëm një debil, por edhe një rrugaç produkt i Lal Plehut.

      2. Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ku përdoruesit e gjuhës së urrejtjes izolohen, dënohen nga një shoqëri e tërë dhe nga ligji, me fenomenin Berisha ne i kemi ata në politikë krah tij, në media krah tij, editorialistë, botues e portalistë krah tij. Të vetmin hap për izolimin e tyre e kanë bërë shqiptarët, që me votë këmbëngulëse i dënojnë të qëndrojnë në periferi të shoqërisë e vendimmarrjes.

        1. Vdekshin të korruptuarit, parrazitët, idiotët dhe neokomunistët. thotë:

          o KAR injorant e parrazit!
          Pse nuk mendon se ndryshe nga gjithë bota ish komuniste, vetëm Shqipëria nuk ka DËNUAR KRIMET E KOMUNIZMIT, DHE NUK SHIKON veprën E URREJTJES QË E KA NDARË Shqipërinë në të rilindjes e kundër, po merresh me Berishën që e demaskon këtë vepër kriminale të neokomunistëve rilindas

      3. Sajmiri oti driteshkurter me perhapjen e kanabisit ne te gjut shqiperine jan vrare dhe humbur pa adrese 280 njerez vetem Vlora 80 bej pak llogarite dhe shkruaj

  3. Jane mbledh hajdutet dhe shajne hajdutet.
    Hajdutet shkruajne per hajdutet.
    Po hajduti eshte kapur duke vjedhur pjesen e hajdutit tjeter.
    Oh sa mire me qene Hajdut demokrat.
    Kujdes kufijte ,ruani shume mire.

    1. Ja hodhi st me 3 vjet burg, me prona e pasuri pafund me teper se kelyshet e berishes. Ptu maskarenjte dhe ata qe i mbrojne maskarenjte

  4. PD e ka në genin e saj, në ADN. Mjaft të thuhet se ç’prej kur u themelua e deri më sot, ajo është parti akuzatore por kurrë idesh. Idetë te ajo, më saktë lidershipi i saj, dje e në çdo kohë, edhe sot gjithashtu, janë diçka e huaj, e largët, e pamundur. Është një parti që ende nuk dihet se ç’mendim politik ka apo lëvron. Personazhet që e udhëheqin e atë, janë robotikë në (mos)mendim e ligjërim, të thatë, sipërfaqësorë, shabllonë e të mërzitshëm.

    1. jsane njesoj pd dhge ps, kane 31 vjet qe e rrjepin cdo pasuri publike. Dhe me e keqja kane nga nje tufe sahanlepiresish, basxhellas meshkuj e femrash, si puna jote qe u bejne tifozllek nga pas

    2. Sikur asgjë tjetër të mos kishte bërë PD , mjafton që duke sjellë lirinë demokratike të shfaqjes së mendimit ndryshe, të ka dhënë mundësinë edhe ty që ta sulmosh ate gjatë kohës që ka qenë në pushtet.
      Ka pasur padyshim veprime të gabuara të udhëheqjes së PD si një parti e djathtë, pasi Shqipëria ishte i vetmi vënd ish komunist në Europë që nuk pati një disidencë të organizuar antikomuniste.
      Aryeja është tashmë e ditur.
      Diktatura staliniste e Enverit , pat eleminuar fizikisht të gjithë elitën e dikurëshme nacionaliste patriotike e të gjithë pronarët .
      Për gati 5 dekada , diktatura komuniste me ligjin e agjitacion -propogandës, persekutoi jo më ndonjerin që shfaqte një mendim kritik, por internonte e linte pa shkollë edhe të gjithë fisin e tij..
      Që të kryeje shkollat e larta në kohën e diktaturës, si kusht i parë nuk ishte merita e aftësive inteligjente, por përkatësia familjare komuniste.
      Intelektualët e paktë antikomunistë që kishin ngelur gjallë nëpër burgje, kur dolën prej tyre ishin të dëmtuar fizikisht e tragjikisht edhe mendërisht.
      Është e vërtetë ndoshta që Berisha , si një intelektual shumë i aftë, ndonëse vinte nga një familje e thjeshtë malësorësh e lënë në mjerim nga diktatura, duke qenë i detyruar për karrierën e tij profesionale të antarësohej në ish Partinë e Punës, nuk e pat formimin e plotë të një të djathte demokratike e veçanërisht nuk e njihte fare sistemin e ekonomisë kapitaliste të tregut të lirë.
      Prandaj la të funksiononin piramidat e famëshme , duke i konsideruar si formë e lindjes së bankave private.
      Ama kam bindjen se kur të analizohet mirë fenomeni i piramidave, do të kuptohet kjartë që meqenëse krijuesit e tyre vinin nga ish oficerë të ministrive të mbrendëshme e të mbrojtjes së diktaturës, e ish funksionarë partiakë komunistë, do të bëhet e kjartë se ato u organizuan qëllimshëm nga ish sigurimi emberist për të krijuar në popull imazh të shëmtuar të sistemit kapitalist.

  5. Rotulloje si te duash ti Bushat! Shqiptaret e dine tashme hip se te vrava zbrit se te vrava! Rendesi ka qe po shohin dicka te pa pare me pare! Ti rrotulloje se nga do ta rretullosh te gjitha qendrojne!

  6. More sa mencem qenke ti me siper i ores 09:05 !!!! Temen e semes!
    Ti meriton te vendosesh ne krye te vendit me njohurite ekonomike, politike, historike, filozofike, ……..etj., etj. qe mbart.
    Shkurt ti qenke si vete deklaron edhe Saliu supermeni i Nitzes.

    1. Ka një gjë të “vockël”, që ka ndikuar që mendimet që kam shtruar unë, të duken objekt tallje.
      Pata fatin që këto 31 vitet e fundit të jetoj në një vend të zhvilluar kulturor e demokratik perëndimor, e të shkëputem nga soji tënd i mafies e injorancës.

  7. Ti i ores 14:08 na jep argumentet e tua ne vend te ofendimeve foshnjarake qe nuk I sjellin asnje vlere debatit.

  8. Trafik droge, trafikim të vajzave të mitura, vrasje, zhdukje njerëzisht, pastrim parash, vjedhje të thesarit të shtetit, vjedhje votash, vrasje masive, flirt me Millosheviçin etj. Këto janë vetëm disa nga saga e akuzave të llahtarshme që kanë shkëmbyer gjatë viteve Sali Berisha dhe Ilir Meta, sot të bashkuar në një çati politike, për të rrëzuar Lulzim Bashën dhe për të sfiduar shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  9. Aleanca me partnerin strategjik të SHBA apo respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, nuk duhet lejuar të kthehet në garë politike. Ai duhet të kthehet në standard. Dhe kur i kthen në standard pastaj Ilir Meta dhe Sali Berisha fillimisht kanë të drejt të rijnë vetëm në shtëpi. Ose në burg, nëse drejtësia vepron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *