• |
ide | kryesore

Prishja e banesave/ Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit protestë para Kryeministrisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit po zhvillojnë sot në protestë para Kryeministrisë për prishjen e banesave të tyre.

Banorët nuk pranojnë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, pasi e cilësojnë atë të padrejtë. Ata i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama, që ta lexojë akt-marrëveshjen, pasi kështu, sipas tyre, ai do të kuptojë se nuk do ta firmoste as për shtëpinë e tij në Surrel.

“Një ndër gjërat më të vështira qenka kur mundohesh të krijosh dialog me një mashtrues, siç është kryebashkiaku. I kërkoj që kohën që na e dedikon neve duke na mashtruar, ta dedikojë për zgjidhje. Banorët janë treguar shumë të qytetëruar. Po bëhet një propagandë e hapur. Ai mashtron kokërr për kokërr. Unë shoh për ditë komshinjtë e mi, që u janë shembur shtëpitë dhe flenë nën rrënoja. Akt-marrëveshja fillon me një akt dhurimi. Unë nuk ja dhuroj shtëpinë bashkisë dhe askush që është këtu. Mes një qeverie negative dhe një bashkie shumë më negative, mendoj se kjo bashkia po mashtron dhe kryeministri vetë. I kërkoj Ramës ta marrë vetë atë akt-marrëveshje, ta lexojë për 7 minuta, dhe do të kuptojë se ai vetë për shtëpinë e tij në Surrel nuk do ta firmoste në asnjë mënyrë. Ne po mbrojmë të drejtën. Erion Veliaj nuk është zotëri fare, sepse thotë se po përdorim gra e fëmijë. I them se nuk jemi marrë me mamin tat, babin tat apo fëmijën tat”, tha njëri prej protestuesve.



7 Comments

    1. Te pakten dihet qe kane jetuar njerez ne shpella,po ty o kafshe ku duhet te te futin? Ne kafaz hekuri sigurisht.

  1. Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ku përdoruesit e gjuhës së urrejtjes izolohen, dënohen nga një shoqëri e tërë dhe nga ligji, me fenomenin Berisha ne i kemi ata në politikë krah tij, në media krah tij, editorialistë, botues e portalistë krah tij. Të vetmin hap për izolimin e tyre e kanë bërë shqiptarët, që me votë këmbëngulëse i dënojnë të qëndrojnë në periferi të shoqërisë e vendimmarrjes.Shpellkaret e salihut ne protesta deri kur te mbaroj e zgjedhjet pastaj do shikoni o shpellkare maloke qe dhe i keni vjedhur tokat pronareve dhe kerkoni pickat e malokeve te vicidolit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *