• |
ide | kryesore

Rama sherr në Facebook për “5 majin” dhe formularin: Nuk jam Skënderbe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk u shfaq në ndonjë TV këtë të diel duke ia kushtuar të gjithë ditën Facebook. Lapsi.al i hodhi një sy faqes së tij ku sheh se ka dhjetëra mesazhe që Rama ka shkëmbyer me ndjekësit si rrallë herë.

Rama është përplasur me komentuesit për çështjen e ndërtimeve në lagjen “5 maji” në Tiranë apo edhe për formularin e këshillimit që po u dërgon në shtëpi shqiptarëve të cilët duken mosbesues për këtë nismë.

REPLIKAT

Blerta Huba: Z/Rama. Ju ftoj te zgjdhni problemin e 5-majit. Nuk eshte e vertete qe banoret po trajtohen siq ju takon. Po nxirren me dhune nga banesat e tyre pa firmosur asnje kontrate. Refuzimi i firmosjes se kontrates behet sepse ajo eshte e njeanshme ,,,e pavlefshme dhe ne dem te qytetareve. Ju lutem trajtojeni problemin rast pas rasti. Secili rast ka problematike te veçante. Ndalojeni kete qe po ndodh. Eshte realisht e tmerrshme. Nuk jemi aspak te pa-ligjshem.

Edi Rama: Blerta Huba askush nuk nxirret pa nje zgjidhje, demshperblim apo bonus qeraje dhe kompensim me banese sociale, njesoj sic beme me te prekurit nga termeti! Refuzimi nuk e bllokon dot procesin e zhvillimit dhe sigurisht qe pasohet me nxjerrje forcerisht, perderisa te tereve u eshte dhene zgjidhja e askush nuk eshte lene ne qiell te hapur.

Blerta Huba: Z/Rama. Jane nxjerre. Zgjidhja duhet tr jete konkrete. Ofroni kontratat te qarta e pastaj prishni pronen. Une i shoh perdite ,,,jetoj me dhimjen e tyre. Nuk jane njerez qe pengojne zhvillimin. Mund te mos njohin ligjet por nese troket ne dere te tyre te presin si mik. Te lutem merr masa ndaloje per momentin ofroni kontrata te qarta sistemo banoret pastaj shemb banesen.

Edi Rama: Blerta Huba zonje ju’a kam shpjeguar disa here dhe ju vijoni te insistoni njesoj sikur te mos kishit marre pergjigje, por une nuk kam nje pergjigje tjeter pervec asaj qe ju kam dhene: Te gjitheve u eshte dhene nje zgjidhje, askush nuk eshte lene ne qiell te hapur dhe puna nuk do te ndaloje, sepse ka mijera te tjere qe presin te hyjne ne shtepite e reja tek 5 maji😊

Blerta Huba: Insistoj sepse kjo qe thoni nuk eshte e vertete. Shtepia e Nene-Lizes eshte shemb dhe ajo dhe femijet e saj nuk kane marre asnje zgjidhje. Refuzojne te firmosin nje kottate sepse nuk ploteson asnje nga kerkesat e tyre. Kaq z/Rama. Si ajo jane nje pjese e mire e banoreve. Kaq e veshtire eshte qe te ri-shikohet ajo dreq kontrate. Kaq e veshtire eshte te vihet koha dhe te percaktohet vendi ku ato do pajisen me banesa??? Kaq e veshtire eshte te zgjidhet problemi tyre. Nuk do ju shkruaj me se nuk dua te ju “bezdis”. Kisha shume besim ne personin tuaj ….por …. Gjithesesi une e ngrita zerin aty ku dhe u degjova sado pak. Uroj qe te mendoheni ti thirrni ata njerez te reflektoni per ta. Asnje moment nuk kemi kerku ndaljen e projekti.

Edi Rama: Blerta Huba ah, e pra, “refuzojne te firmosin nje kontrate sepse nuk ploteson kerkesat e tyre”, po kjo nuk do te thote qe nuk u eshte dhene zgjidhje, perkundrazi, u eshte dhene zgjidhje dhe eshte e pabesueshme qe pasi kane ndertuar edhe pa leje, nuk e pranojne te njejtin trajtim si per te prekurit nga termeti! Eh jo, kjo nuk eshte arsye per te ndalur punen.

Bilbil Cullhaj: Blerta Huba ju po flisni qart po ky do te flas ate qe do dhe jo ate qe duhet.

Edi Rama: Bilbil Cullhaj cfare duhet pervecse bonus qeraje dhe banese sociale (per ata qe ndertimet i kane pa asnje leje qe te jemi te qarte), urdhero ma thuaj?

Bilbil Cullhaj: Edi Rama ateher pse po protestojn dhe jane te çoroditur?

Edi Rama: Bilbil Cullhaj sepse sic e thote ne komentin e saj Blerta, nuk duan kaq, duan me shume.

Bilbil Cullhaj: Edi Rama O Zoteri Edvin po te doni ju e gjeni rrugen e zgjidhjes. jemi te persekutum nga dy here. nje her ne kohen e qofte largut dhe nje her ne ditet e sotme.

Edi Rama: Bilbil Cullhaj po te ishit te persekutuar ne kohen e sotme as nuk ndertonit dot shtepi pa leje, as nuk merrnit dot kompensim moral e fizik megjithese shtepine e keni ndertuar pa leje, pra nuk jeni te persekutuar po jeni te respektuar si qytetare te ketij vendi😊

Joni Skura: Edi Rama i nderuar askush spo thote qe po lihen pa nje zgjidhje por jo zgjidhje te njeanshme…ju thoni bonus qeraje apo banesa sociale.bonus qeraje eshte e perkohshme banese sociale eshte prap zgjidhje jo korrekte.beni nje zgjidhje te drejte dhe te gjithe do te jen dakort.

Edi Rama: Joni Skura po pse cila eshte zgjidhja korrekte meqe zgjidhja morale e ligjore me bonus qeraje dhe banese sociale qenkan zgjidhje jo korrekte?

Joni Skura: Edi Rama i nderuar eshte zgjidhje provizore duhet definitive…duke qene se shteti ( se kam as per ju apo per ato qe kane qene me pare por shteti shqiptare) ju ka lidhur energji dhe uj dhe jan bere pagesa kshu dashje pa dashje i keni njohur…meqe ndertimet po behen banesat për aq familje sa jane bejuani definitive.jepuani ne pronesi kjo eshte e drejta. I nderuar edhe ju ju kam degjuar qe keni thene te gjith do marrin shtepi ..ateher jepuani shtepine dhe ceshtja zgjidhet…por banesa sociali nuk eshte zgjidhje…ndajeni me drejtesi kete pune.Kryetari bashkise te marri guximin dhe te takohet me banoret ashtu sic ju keni bere shume e shume here. ( skam asgje personale dhe sme lidh asgje me situaten ne fjale)

Produkte Gjermane Shitje ON: Edi Rama o zot a jeton në shqipri apo nuk ti tregojnë të gjitha. Vetë s’besoj se keni kohë të merrni me këto gjëra të “”vogla”” se s’ka mundesi të jenë këto përgjigjjet tuaja.

Edi Rama: Produkte Gjermane Shitje ON une jo jetoj ne Shqiperi, po jetoj me problemet e Shqiperise 18 ore ne dite, keshtu qe i di edhe keto gjerat e vogla ne detaje, prandaj keto jane pergjigjet e mia po, ne respekt te njerezve se ndryshe rrija edhe une lart e larg si te tjeret dhe as merresha hic me cfare shkruhet ketu😊

Ibrahim Alla: Skenderbe! A ke noj pergjigje prej Lideri te vertete per ata Familje qe po ju prishni strehimin per efekt zhvillimi por pa ju derdhur ne Banke Dam Shperblimin sic cberi Lideri Historik Berisha me Bulevardin e ri?

Edi Rama: Ibrahim Alla nuk ka derdhje ne banke per ata qe kane ndertime pa leje, po ka bonus qeraje dhe banese sociale, njesoj si per te prekurit nga termeti, dicka qe askush nuk e ka bere dhe as e ben ne vendet e ngjashme! Po pas kesaj pergjigje nje sugjerim kam, shperdorimi i emrit te Skenderbeut dhe togfjaleshi “lider historik” jane te tepert.

Maks Gjika: Per cfare energjie flisni zoti kryeminister vendi jone renditet i dyti ne europ per nga rezervat ujore dhe ju akoma flisni per ceshtjen e ujit apo te dritave ne kte vend dhe merni kosoven pse nuk mer izraelin qe nuk e ka nje pik uje te pishem dhe prap nuk i mungon .Por problemi qendron te shitja dhe blerja keshtu qe mos qeshni me lulin per tabelen e shumzimit por hiq gjithe berishat dhe metat qe ke brenda dhe fillo te punosh me shum me ato qe i duhen vertet popullit tone eshte e vertet nga kta qe kemi je me i sakti por kjo nuk do te thot qe nuk mund te besh me shum flm per mirkuptimin.

Edi Rama: Maks Gjika e vertete eshte qe kemi uje po, por uji nuk mblidhet vete ne rezeruare dhe as futet vete ne tuba, prandaj na duhet Skavica qe me ne fund pas 50 a 60 vjetesh po futet ne rrugen e realizimit, sepse pa Skavicen detyrimisht shesim ne dimer (lire) e blejme ne vere (shtrenjte), ndersa rasti i Izraelit, te cilin e kam sjelle edhe une shpesh si shembull, tregon dicka tjeter: Vendet nuk dallohen nga ajo qe kane po nga ajo qe dine dhe ato vende qe sot i sjellim ne biseda per krahasime te kollajshme, nuk e vidhnin energjne deri para 8 vjetesh, as ujin😊

Adriana Shandro Goxhaj: Po shto dhe nje pyetje z Kryeminister….Nese eshte dakort populli ti shtoni edhe nje takse tjeter per 1 liter nafte se kemi me pak edhe se vendet afer nesh ???? 😱

Edi Rama: Adriana Shandro Goxhaj po pse nuk i shikon vendet me afer nesh dhe per faturen e energjise, qe eshte katerfishuar per shembull ne Kosove, sepse duke i pare te dyja mbase dalim ne nje konkluzion realist per situaten e per mbeshtetjen e qeverise per njerezit😊

Bajram Bay Zendeli: Po çfarë Këshillimi kombëtarë është ky. Lloj-lloj pyetje për patronazhist e asnje për problemet reale të kombit. Asnjë çështje për rininë e në veçanti asnjë për studentët! Po e di që nuk do të përgjigjesh sepse ju komentoni ata që në kritikat e tyre ju ofendojn dhe kete te fundit e shfrytzoni si alibi per ti denigruar problemet reale… Nga 2011-2020 sipas fakteve kane ikur nga atdheu mbi 180mijë të rinje e student ekselent. Cfare thua KM?

Edi Rama: Bajram Bay Zendeli jo ne fakt, une u pergjigjem komenteve kritike, madje nganjehere edhe komenteve ofenduese si ky, jo per te “denigruar problemet reale”, po per te ndihmuar sa te mundem kulturen e debatit, e cila nuk ka vend per ofenduesit e per perqeshesit! Ty mund mos te te pelqeje fare pyetesori i Keshillimit dhe je ne te drejten tende, sic je ne te drejten tende ta kritikosh e mos marresh pjese, po ti s’mund te fyesh ata qe mendojne ndryshe nga ti, sepse jane mijera njerez ne dite qe marrin pjese, ne anonimitet te plote, ndersa patronazhistet i pergojon pa e ditur fare mbase qe jane qytetare njesoj si ti… Qeveria pyet qytetaret per disa vendime qe deshiron mendimin e tyre dhe disa ketu hidhen perpjete a thua se u dha plumbin ballit apo drurin kurrizit, si ajo qeveria tjeter per te cilen ka akoma njerez qe kane mall, po fatmiresisht jane pakice e pakices… Sa per ikjet nga atdheu kam folur dhjetra here dhe ata qe i perdorin per te treguar me gisht qeverine, realisht nuk dine cfare thone sepse ne asnje vend asnjehere nuk ka dale ndonje qeveri qe t’i ndaloje levizjet e njerezve, pervec asaj te Enver Hoxhes natyrisht, po ketu flasim per demokraci jo per diktature.

Besnik Gjondeda: Pershendetje Z.Kryeminister! Qe prej 2 muaj e gjysem kam bere nje kerkese per rifreskim te karteles se pasurise ne kadastren e Vlores ,duke paguar edhe tarifen e vendosur nga shteti dhe deri me sot nuk e kam marre si sherbim ku afati per marrjen e saj eshte max 10 dite pune ose 2 jave. Gjithashtu kam bere ankese edhe te portali i qeverise dhe nuk me ka kontaktuar asnje punonjes i administrates deri me sot. Kete sherbim e merrja para nje viti brenda ketij afati. Me falni qe ju shkruaj ketu por nuk kam asnje mundesi tjeter ku te drejtohem. Faleminderit

Edi Rama: Besnik Gjondeda shkruani ne shqiperiaqeduam.al
Besnik Gjondeda: Edi Rama e kam bere ankensen edhe atje,por nuk me ka kontaktuar njeri. Te falenderoj shume per kthimin e pergjigjes!

Gjergji Ziu: E kuptojm dhe e vlersojm keshillimin.E kuptojm qe ju na pyesni dhe ne ju pergjigjemi .por nuk e kuptojm kur ne ankohemi dhu ju pyesim ju nuk na pergjigjeni.Nje shembull konkret.Shkojm per te paguar nje gjob parkimi qe i vendosin keta policet e bashkis para pallatit dhe na del qe kemi dhe 5 gjoba te tjera pa e ditur qe i kemi.Keshtu qe nga 1000 lek ajo ka shkuar ne 1700 lek.

Edi Rama: Gjergji Ziu per keto pyetje duhet te drejtoheni tek shqiperiaqeduam.al ku adresohen tere ankesat e qytetareve.

Ardit Sadikaj: Pika kryesore ne pyetësor mungon. LIGJERIMI I MINIMUMIT JETIK. Ne kete kohe kur rritja e çmimeve prek kryesisht shtresat në nevojë ky ligjërim mbron keto shtresa. Kur shtetet e BE e kane te sanksionuar me ligj ne kushtetute minimumin jetik, perse qeverite tona dhe opozita nuk e miratojne kete ligj? MINIMUMI JETIK shmang problemin kryesor qe te blesh me çmime europiane dhe te paguhesh me rroga indiane.

Edi Rama: Ardit Sadikaj nuk funksionon keshtu jo dhe per cmimet europiane pyet pak shqiptaret ne Itali se e shpjegojne me mire e me thjesht se une se si po iu kercet kurrizi ne kete kohe krize nga qerate e nga dritat per shembull, qe te mos zgjatemi me te tjerat!

Arvi Isufi: Pse nuk beni nje keshillim lokal per punen e cdo bashkie? Sa i ka sherbyer popullit?

Edi Rama: Arvi Isufi ide shume e mire, po te bejme mire kete qe kemi nisur dhe te mendojme per me tutje, prandaj te lutem jepe opinionin tend ne linkun ëëë.keshillimikombetar.al

Artan Dodani: Këshillimin kombetarë u desh ne mandatin e pare ..naj politikan te ketyre 30 viteve a do verifikohet dhe naj sekuestrim pasurie .ti i din mire ku jane problemet .pse nuk e beni nje keshillim lokal per punen e çdo bashkie….Dhe na liro Tahirin se e kena kampion..☕

Edi Rama: Artan Dodani keshillimi kombetar do behet cdo vit😊

Fatmir Ismaili: Te fala nga Beketti kryeministri I shqipetareve.30 vjet,per buk behet fjal akoma.E njejta melodi nga te majte e te djathte.Vec propogande.U pasuruan vec ata qe ju bejne veri.

Edi Rama: Fatmir Ismaili te fala paç po meqe e njeh pyete, ka marre gje? Sa per te tjerat avaz i vjeter, ankohu e shaji te gjithe, po shyqyr kemi kohen qe i ve te gjitha ne vend😊

Julian Bardho: Po ku pyet për opinionin ton ti,thjesht humbet kohen tënde.

Edi Rama: Julian Bardho jo jo, une nuk kam kohe per te humbur, po nderkohe qe secili ka te drejten ta jape ose jo opinionin e vet, fyerjet e perqeshjet nuk jane as argumenta, as kohe e shfrytezuar me njerzillek.

Chris Nac: Une cuditem me personat qe harxhojne kohe kot per permbushjen e pyetesorit formal kur ndonjehere eshte degjuar mendimi i popullit. Dhe kur kritikon nje qeveri ja hedh fajin tjetres dhe kur voton te vene patronazhiste per te pergjuar ti thush rogat jane shume te ulta ngrihesh ne greve si ne bilisht qe shfrytezohen grate ne maksimum qeveria hesht keto jane hallet e popullit z kryeminister

Edi Rama: Chris Nac e para kritikat jane gjithnje te mireseardhura, sharjet jo; e dyta patronazhistet nuk pergjojne askend; e treta grave ne Bilisht qeveria iu doli ne krah te nesermen, permes ministres se financave qe vajti vete tek ato dhe ndermjetesoi zgjidhjen me pronaret; e fundit, ti thua kur eshte degjuar ndonjehere mendimi i popullit dhe kur qeveria te thote dua te te degjoj, ti thua plaç! E pra, ka dicka qe nuk shkon ketu😊

Nikolla Haxhiu: Edi Rama ti je vet zot vet shkop. I ke te gjitha ne dore. Cte duhet kjo farse gjasme tu be vone per opinionin tone? E them farse sepse te tilla jane keto pyetje, pa lidhje fare me hallet e popullit. Duam ndalimin e shpopullimit, ndalimin e korrupsionit, ndihme per bujkun, ulje te menjehershme te taksave ne karburant (te pakten me 500 leke per aq kohe sa te zgjasi kriza). Respektimin e prones private……. Etj etj….. Ka shume halle REALE populli dhe ti as qe e vret mendjen fare. Nejse, mire te na behet, vet te bem ZOT ne kete vend 🤦♂️. Gjithsesi flasim ne zgjidhjet e radhes😏.

Edi Rama: Nikolla Haxhiu fyerjet nuk jane argumenta, nderkohe qe opionioni i qytetareve na duhet per te gjitha keto vendime per te cilat kemi dilemat tona! Sa per ato ndalimet qe kerkon ti, ato nuk behen me urdher te peshkut, po me reforma, me pune, me durim e me kohe, ndersa hesapi per ate 500 lekeshin eshte shume i gabuar, nderkohe qe kjo qeveria qe ti po pret zgjedhjet e tjera ta rrezosh po te mbron nga rritja e cmimit te energjise sot qe flasim! E ke pare qe eshte katerfishuar ne Kosove fatura e familjareve? Ndersa ketu e paguan qeveria diferencen e madhe mes cmimit real dhe cmimit me te cilin e blejne familjaret energjine! Keshtu qe pak me shume njerzillek kur komunikojme, le ta degjojme njeri – tjetrin pa fyerje e pa akuza, sepse vetem permes njerzillekut merremi vesh😊

Jôńi Tabaku: Po pse nuk shenon ne keshill a duhet t I nxirrja me force banoret e 5 Majit ?! Ishte vertet nje veprim I paligjshem per mos te permendur perndjekjen e vazhdueshme te shitesve ambulante ku policia bashkiake e lali Erit u prishte gjithe tezgat !

Edi Rama: Jôńi Tabaku patjeter qe kush nuk del me hir duhet te dale me pahir, pasi e ka marre ate qe i takon sic e kane marre te tere banoret tek 5 maji, ndersa shitesit ambulante nuk lejohen askund qe te hapen si vaji ne lakra pertej vendeve te lejuara.

Blerina Lela: Ekspres u shpërndan këto kurse faturat e oshe dhe ukt nuk na vinë kurrë tek dera.E çfarë bën fjala e shefit të madh.

Edi Rama: Blerina Lela disa e kane harruar kohen kur rrinin ne radhe per te paguar faturat aforfe te OSSHE, sot i kane ne telefon dhe i paguajne permes e-albanias pa levizur nga vendi, po keto nuk quhen natyrisht, te keqijat harrohen ndersa e mira s’ka fund😊

Besnik Bytyqi: Edi Rama po ne të Kosoves kemi te drejt te drejt te japim opinion ton , me që qenka Këshillimi Kombëtar. Si psh tarifen për rrugen e Kombit , kufirin ose tregun e perbashket apo ndoshta per keto keni marr opinion e vuçiqit. Apo ndoshta ky këshill esht vetum per konsul i juaji I mbremdshum.

Edi Rama: Besnik Bytyqi ky keshillim eshte per qytetaret qe votojne ne Republiken e Shqiperise sepse ka te beje me vendime te qeverise se Republikes se Shqiperise, ndersa tarifa e Rruges se Kombit do te vazhdoje te paguhet nga cdo perdorues i rruges, qofte nga Republika e Shqiperise qofte nga Republika e Kosoves😊

Albana Stenaj Neziri: Se mos po ban ndonje ndryshim kjo gja

Edi Rama: Albana Stenaj Neziri ne vend se te mallkosh erresiren ndiz nje qiri thoshte Nene Tereza, keshtu qe ti jepe opinionin tend qytetar, pastaj lerua te tjereve pergjegjesine po nuk bene asgje me opinionin tend😊

Saimir Kristi: Une zoti kryeminster nuk do e panoj ne shtepi pyetsorin sepse skam me besim ne shqiperi.jam mrz shum fare shpresojme se mo behet dicka po asgje,pse duhet te ikim nga shqiperia pse ska pune edhe ato fasonerit japin rroga te ulta jo 300 mi lek te vjetra sic premtoni ju.mendoja se do rregullohej shqiperia po asgje po shohim deri me sot.do kerkoni moshen e re po sdo jet mbas disa vitesh do ngelen vetem pensionistet.

Edi Rama: Saimir Kristi e drejta jote te mos e japesh mendimin tend, detyra ime te te pyes si mendon😊 Ndersa per keto te tjerat nuk dua te perseris veten, po Shqiperia do behet dhe po e bejne shqiptaret, kete di une!

Tano Selai: Zoti Edi Rama kjo eshte vec per sho sepse ne funde ju vendosni vete kjo eshte e vertete

Edi Rama: Tano Selai ne fund patjeter vendimin e merr qeveria, po opinionet e njerezve na duhen per te zgjidhur dilemat qe kemi hedhur ne pyetesor😊

Enver Tocilla: O Edi ose udhëhiq ose ik kë po pyet?Apo të kanë mbaruar energjitë?

Edi Rama: Enver Tocilla pyes njerezit sepse se me shume ta degjojme njeri – tjetrin aq me mire eshte, duan s’duan ata qe s’duan😊

Allkoci Jonuz: Z. Kryeminister pyetsorin e kemi plotsuar dhe votat ti kemi dhone sepse jemi te bindur se me i mir se ju nuk kapasur kyo 25 vjet por midish shum punve te mira nuk me duket ( ju mund te argumentoni me mir) normale qe ju mos te ngreni nje komisjon te fushes qe te percaktoni minimumin jetik te pensjonisteve qe te pakten pa 200 mi lek te vjetra nuk jetojne dot , aq me keq kur cmimet jan ngritur , pretendimi qe falimentojn sigurimet shoqrore nuk mund te qendroj per shum arsye , ,,, nje rrug mund te mos behet ket vit, rrogat me nga 40 perqind mund te behen 20 , deputetet mos te paguhen per komisjonet qe bejn ,makinat mos ti perdorin fare te jen ne parking dhe te perdoren vetem per pune etjer sepse SHTETI PRANDAJ FUNKSJONON QE MUNDESISHT MOS TE KENE SHUME HENDEK RROGAT SHUM TE LARTA ME ATA SHUM TE ULTA ,,, si perfundim nuk duhet harruar qe edhe rrall pensjonet jan indeksuar 2.5 perqid dhe kjo eshte shum qesharake sepse ata pensjonista qe kan djemte biznesmen , deputet ,,, ata pak lek ja lejne prideve vetem per kafe dhe ata po qe jetojne mir por flas per tjeret qe smbajne dot femijet jo me te ndihmojne prindit

Edi Rama: Allkoci Jonuz sikur te ngriheshin rrogat e pensionet duke hequr investimet do ishte kollaj fare, po pyetja eshte nga do vijne leket me tej nese nuk investohet, nuk punohet, nuk zhvillohet vendi😊

Ermal Gjata: Kjo eshte thjesht propagand kur e di shume bukur ku jan problemet me te domosdoshme nga uje drita rruge pune etj sidomos ne fshatra leri porojektet 3D si aeroporti Vlores thjesht reklam se seshte punuar 1dite por pak rendesi ka por merru me problemet reale jo propagande politike

Edi Rama: Ermal Gjata ne aeroportin e Vlores punohet sipas programit dhe une merrem vetem me problemet reale, sepse propaganden e ben kush rri e flet per te folur, ndersa ato problemet qe permend ti adresohen hap pas hapi, duke rritur ekonomine, per te cilen aeroportet kane nje rol kyç😊

Ermal Gjata: Edi Rama te merresh me probleme reale do te thot pas 9 vjet qeverrisje te mos ket mengesa uje dhe drita dhe seshte lluks jan jetike eshte turp per sa i perket aeroportit lere se spin me uje fjalet e bukura

Edi Rama: Ermal Gjata kur behen llogarite me sy po, ashtu del, madje 9 vjet jane shume, po kur i sheh me laps e leter punet dalin ndryshe, nderkohe qe pine apo s’pine uje fjalet e mia, kete e thote koha fatmiresisht😀

Buqe Tafa Kumria: Z kryeminster keto qe thua ti nuk vin ne cdo dere po Jan te perzgjedhur ven atje ku Jan te punesuar ne lagjen time nuk ka ardhur asnje

Edi Rama: Buqe Tafa Kumria 🤣🤣🤣 zarfat s’kane emer dhe shkojne ne cdo dere pa asnje perjashtim, nese s’ka ardhur do vije

Xhuli Sa: Opinipni i njerëzve që nuk kanë bukë të hanë e si shkon mëndja për broçkulla që kërkoni

Edi Rama: Xhuli Sa secili te flase per vete.

/LAPSI.al



12 Comments

    1. Amen mose ja permeni Gjergj Kastrijotin Skenderbeun se pse ky eshte Turke Lindore si Erdogani.. dhe nuke mundet ta degjoje dhe ta shofe ket emer

    2. Pse nuk e ve ne pyetsor nese te jesh bythqir eshte gje e mire apo jo.per kete kerm eshte e mire.por disa njerez mendojne te kunderten.pty rrac shkerdhat.bij kelyshesh te kuq

  1. Femijet baballaret nenat e gjysherit qe I don shume I madherishmi EKR!!!! thotë:

    Ky bashke me “grate Linda dhe Delina dhe djalin” I kane siguruar jeten 7 brezave duke vjedhur, vjedhur dhe vetem vjedhur kur pensionistet ne qytet marin mesatarja 15000 dhe me fshat 4000 !!!!Dhe me shume ndjekes ka ajo vajza qe shkon fshat me fshat qe zbulon taman hallet e fshatit qe jane pa rruge ,uje qe rinia ka ikur sepse nuk ka pune dhe halle te tjera Ky del me facebok dhe tall b…,,, “gjoja se I degjon FASADE gjithmone”Haberet e fshatit jane jeta dhe realiteti respekt per ate baize.Ky dhe 20 vjet te rrije me pushtet vetem do vjedhi dhe paret e buxhetit do ti coje E din vete ku con ai per qoka qe te ruaje MBRETERIMIN e vete Nuk ka ngel gje tjeter vetem ta cojme drejt majes qe renien ta kete te lire

  2. Mos u merrni me prostitute njeri se nuk ja vlen. Moterqiri me 40 hajdutat e rij eshte farkeesia me e madheqe mund ti kete ndodhur ketij vendi 100 vitet e fundit. Kutptojeni se askush nuk vjedh , grabit, shemb, pa lejen e ketij pidhropshit. Je i kapur o edvin ke ne tave. Ropt ty dhe sojot tend

  3. Nuk kam pare portal qe ne vend te ndonje artikulli ben copy paste te faqes facebook te dikujt(ne kete rast Rames). a jeni mire?

  4. Jo skenderbe , por as kurve nuk quhesh o pallosh sepse per aq mashkull kurve sa je ofendohen edhe kurvat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *