• |
ide | kryesore

“S’ka akoma rrugë”/ PD: 500 mijë dollarë menu për “100 fshatrat”, SPAK të hetojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi thotë se në vend që qeveria dhe Fondit Shqiptar i Zhvillimit të fokusoheshin tek ndërtimi i infrastrukturës në fshatra, vëmendja ishte tek krijimi i një menuje se çfarë duhej të servirej për të ngrënë në këto fshatra.

Pak ditë më parë SPAK nisi verifikimet për Kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, për tenderin prej 500 mijë dollarësh dhënë kuzhinierit që punon me djalin e tij për një meny për projektin e 100 fshatrave.

Çupi ka publikuar pamjet nga rrugët e tre fshatrave që janë afër qendrës së se kryeqytetit, ku sipas saj nuk ka asnjë investim të ri.

“Ne inkurajojmë SPAK të çojë para drejtësisë çdo abuzues të taksave të shqiptarëve, faturat e të cilëve kanë bërë që shqiptarët të jenë ndër popujt më të varfër në rajon”, thote deputetja e PD.



3 Comments

  1. Kjo e menuse ben mu qe eshte abuzim.

    Per me teper e ka fituar ai guzhinier qe punon tek lokali I djalit te Agollit.

    Hajdutlliku nuk ka limit.

    Spaku te shohim cfare do pjelle.

  2. Kata jane si kofini pas te vjele.
    Spaku ka disa dite qe ka filluar hetimet, kure keta bertasin qe te filloje hetimet spaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *