• |
ide | kryesore

“VAR e arbitri qesharakë, nuk na ndodh për herë të parë”: Brdaric akuzon hapur Hamitin

-Instant, Sport



“Ajo që mund të them se çdo gjë mund të ndodhi. Në përgjithësi s’duhet ta analizojmë këtë ndeshje. Më vjen keq për lojtarët e mi, pasi vetëm mund t’i komplimentoj për paraqitjen e bërë në fushë. Rezultati mund të diskutohet ose jo. Ishte dhe fati kundër nesh”. Nuk gjen ngushëllim Thomas Brdaric pasi ka dalë i mundur në Lac në një ndeshje që e ka dominuar për pjesën më të madhe dhe ku ka parë ti anullohet edhe një gol: “Çfarë nuk kuptoj unë është se përse reagoi VAR-i aty? Askush nuk e pa në stadium që kishte prekje të topit me dorë. Kjo nuk është hera e parë që ndodh këtë vit. Prekja e Da Silvës nuk ishte e qëllimshme dhe nuk e ndihmoi ta çonte topin përpara. Ne na u duk një prekje e qartë në stomak. Nuk e di çfarë ka para arbitri dhe VAR-i. Duhet të pyesni ata. Për mua është qesharakë, nuk është prekje me dorë”.

Në analizën e teknikut gjerman të Vllaznisë megjithatë është një vëzhgim i ftohtë, pa mëri, të paktën sipas asaj që thotë Brdaric: “Nëse mendoni se kam diçka kundër arbitrave, e keni gabim. Për mua është për të ardhur keq për ekipin që del me humbje. Duhet të analizojmë të tërë ndeshjen në tërësi bashkë me gabimet tona. Kanë qenë 4-5 raste që na kanë penalizuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *