• |
ide | kryesore

Video/ Pa Haaland nuk ka festë: Leverkusen shpartallon Dortmund, duke i bërë ‘nder’ Bayernit

-Instant, Sport, Video



Në javën e 21 të Bundesligës, Bayer Leverkusen mposhti Borussia Dortmundin 5-2: një rezultat që gëzon Bayern Munich, tashmë +9 nga vendi i dytë i verdhezinjve. Në Signal Iduna Park, aspirinat kaluan në avantazh në minutën e 11′ me autogolin e Akanjit, por edhe Frimpong në të 16′ e futi topin në portën e tij duke barazuar llogaritë: më pas Wirtz (20′), Andrich (28′), Tah (53′) dhe Diaby (87′) shkatërruan formacionin e Rose, duke e bërë të padobishëm golin e Tigges (89′).

Humbje e keqe për Borussia Dortmund: verdhezinjtë dështuan rëndë 5-2 në shtëpi kundër Bayer Leverkusen duke lënë Bayern Munich të arratiset në +9 nga vendi i dytë. Në Signal Iduna Park, ndeshja u zhbllokua në minutën e 11: Zagadou gaboi në fazën e vendosjes dhe i shërbeu Schick që goditi dhe topi i devijuar nga Kobel u përplas me Akanjin dhe përfundoi në rrjetë për 0-1. Në minutën e 16′, megjithatë, erdhi barazimi dhe është një tjetër autogol: goditja me kokë e Frimpong në tentativë për të larguar rrezikun përfundoi në portë. Megjithatë, kaluan vetëm katër minuta dhe miqtë u rikthyen në avantazh me kundërsulmin e finalizuar nga Wirtz që vlejti rezultatin 2-1. Në minutën e 28′ erdhi edhe goli i tretë: Schick fitoi një goditje dënimi në hyrje të zonës dhe Andrich gjeti këndin e pambuluar duke mposhtur Kobelin.

Në pjesën e dytë, megjithatë, erdhi goli që mbylli ndeshjen: e vulosi në minutën e 53 Tah, i cili zgjidhi një rrëmujë të krijuar gjatë një goditje këndi, me një të majtë të fuqishme në kryqëzimin e shtyllave që mposhti Kobel, duke shënuar pokerin që dorëzoi definitivisht vendasit. Kishte kohë edhe për golin e 5-1: Diaby shënoi me një goditje para portës, pas kundërsulmit të udhëhequr nga Frimpong. Goli i fundit i Tigges ishte i padobishëm, fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje dhe më pas u vlerësua nga Var. Përfundoi 5-2, me Leverkusen tani në kuotën e 38 pikëve dhe -5 nga Dortmundi, gjithnjë e më larg nga Bayerni kryesues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *