• |
ide | kryesore

Video/ Uzuni ‘flirt’ me golin ndaj Real Madrid: beratasi jep impulse klasi në ndeshjen e parë me Granadan

-Instant, Sport, Video



Pas daljes nga Kupa e Mbretit në çerekfinale përballë Athletic Bilbaos, Real Madridi i Carlo Ancelotti është ende i hallakatur dhe kjo duket edhe pas fitores së vuajtur në shtëpi 1-0 kundër Granadës: një rezultat që i projekton Blancos tani në +6 ndaj Sevillas së vendit të dytë (si dhe në +13 nga Betis i vendit të tretë), duke tentuar një arratisje në krye të renditjes që tashmë po bëhet gjithnjë e më konkrete. Debuton për Granadën nga minuta e parë Myrto Uzuni, në një ndeshje prestigji kundër merengues, ku beratasi nuk donte të mungonte.

E në fakt, pak stërvitje me ekipin e re dhe tekniku i besoi fanellën e titullarit. Numri 24 dhuroi impulse klasi edhe pse para portës mund të ishte tregfuar më i saktë. I kuptueshëm emocioni për një debutim kundër klubit më të rëndësishëm në botë, që ndoshta e pengoi t’i bënte keq Courtois në dy mundësitë që iu paraqitën.

Mundësia e parë në Bernabeu ishte për miqtë: Puertas goditi në shtyllën e afërt, por Courtois u tregua i kujdesshëm. Në minutën e 13′ erdhi përgjigja e Real Madrid me Iscon që shërbeu në qendër për Asension, por portieri i Grandaës ishte gati. Pas gjysmë ore lojë, Real Madrid kishte mundësinë më të mirë për të marrë avantazhin, me Granadën që rrezikoi autogolin: Carvajal ktheu topin drejt qendrës dhe Neva devijoi topin duke e stampuar në traversë.

Blancos ishin pranë golit edhe në minutën e 55: Modric hyri në zonë dhe shkarkoi të djathtën drejt portës, por mbylli mirë mbrojtja mike. Në vështirësi, Granada rezistoi sërish edhe në të majtën e Asensios, të bllokuar në shtyllën e parë nga ndërhyrja providenciale e portierit kundërshtar. Ndeshja dukej se po shkonte drejt rezultatit 0-0, por numri 11 i Blancos zgjidhi problemet e Ancelottit pesëmbëdhjetë minuta nga fundi me një magji: Asensio e mori topin jashtë zonës, depërtoi dhe dhuroi një goditje të mrekullueshme me të majtën që përfundoi në këndin e djathtë të portës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *