• |
ide | kryesore

A do lini zyrën nëse ju shkarkojnë? Meta ia plas të qeshurës me të madhe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët në lidhje me faktin nëse do të lirojë zyrën nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

Duke e marrë me sportivitet pyetjen, pasi ka qeshur me të madhe, kreu i shtetit theksoi se për presidentin Kushtetuta cakton një mbrojtje të veçantë, ndërsa shtoi se për ta shkarkuar atë duhen 2/3 e votave.

“(Meta qesh me të madhe) ..kjo ishte një pyetje e mrekullueshme. E jashtëzakonshme. Ky institucion ka qenë çdo ditë dhe çdo sekondë në shërbim të popullit të Shqipërisë. Presidenti, që ta dini mirë, se ju e dini. Se s’keni nevojë për të kuptuar se si ka qenë situata, presidenti ka një mbrojtje të veçantë nga Kushtetua e Republikës. Jo rastësisht. Ai është kreu i shtetit dhe garanti më i lartë i Kushtetutës.

Duhen 2/3 për ta shkarkuar, që mos të bëhet një noter i qeverisë dhe një skllav i pushtetit. Dhe Kushtetuta e thotë shumë qartë se presidenti vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryerjen e një krimi të rëndë, këto janë ato që kanë të bëjnë me tradhti ndaj atdheut.

Në fakt arsyeja se pse është ngritur një proces është se Ilir Meta s’ka tradhtuar asnjë proces. Në Kushtetuese çështje më të rëndësishme do të shkojnë. Ne do të monitorojmë mbrojtje kombëtare dhe çështje të shenjta. Besoj e morët një përgjigje” – tha Meta. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ky surrat eshte prova me e madhe qe ky duhet te iki me vrap se eshte turpi i botes. Nqs do ti jepet fund pandeshkueshmerise duhet me fillu nga ky lloj llumi burr e grua

  2. Aleanca me partnerin strategjik të SHBA apo respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, nuk duhet lejuar të kthehet në garë politike. Ai duhet të kthehet në standard. Dhe kur i kthen në standard pastaj Ilir Meta dhe Sali Berisha fillimisht kanë të drejt të rijnë vetëm në shtëpi. Ose në burg, nëse drejtësia vepron.

  3. shume shpejt do jete ne ndjekje penale dhe ky e di fare mire prandaj ben si skizofren Qesh se eshte e droguar jo se vertet eshte i qete

  4. Sali Berisha, për qindra arsye që lidhen me formimin e tij, komplekset e tij të inferioritetit, por dhe konceptin tribal për pushtetin, ka qenë i dominuar në vendimmarrjen e tij nga Liri Berisha.

    Ajo nuk është thjeshtë gruaja e tij, por diktuesja e vendimeve të tij më të gabuara dhe më të rënda për shqiptarët në momente kyçe të krizave të pushtetit të tij, që e ka dominuar atë dhe e ka diktuar të ndjekë interesin e familjes.

    Ajo është nxitësja e vendimeve të tij të ndarjes Veri- Jug në vitin 1997, diktuesja e përfshirjes në pushtet të klanit të saj pas vitit 2005, njeriu që i ka imponuar betejë politike me drejtësinë për të mbrojtur djalin në vitin 2008, kur gjurmët e tij të përgjakura të çonin tek masakra e Gërdecit dhe më pas njeriu që udhëhiqte pasurimin e familjes: vajzës, djalit dhe asaj vet në emër të pushtetit të Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *