• |
ide | kryesore

E arrestuar për korrupsion, shtyhet sërish gjyqi për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish gjyqin ndaj ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha e arrestuar për korrupsion. Mësohet se shkak i kësaj shtyrje është bërë mungesa e gjyqtarit Erion Çela. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 14 shkurt të këtij viti. Kujtojmë se Enkelejda Hoxha u arrestua pas një hetimi të SPAK pasi dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke mundësuar lirimin nga burgu të shumë emrave të njohur të botës së krimit. Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *