• |
ide | kryesore

Firma e falsifikuar e Gramoz Ruçit/ Skandali në Kushtetuese për shkarkimin me çdo kusht të Metës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Gjyqi i presidentit në Gjykatën Kushtetuese mori një rrjedhë tjetër këtë të hënë, kur i njëjti dokument shtetëror i hartuar nga parlamenti u shfaq në dy versione të ndryshme, duke ngritur hije dyshimi për falsifikim.

Mazhoranca ende nuk ka një shpjegim se pse urdhri për thirrjen e seancës së 7 Majit, pasqyrohet në një dokument, që në një variant mban datën 5 Maj dhe në një variant mban datën 6 Maj. Të dy shkresat mbajnë firmën e Gramoz Ruçit, atëherë Kryetar i Kuvendit.

Diskutimi për procedurat e seancës parlamentare të 7 Majit nisën pas ankesave të përfaqësuesit ligjor të presidentit. Bledar Dervishaj përfshiu në strategjinë e mbrojtjes disa shkelje për rendin e ditës së seancës 7 Maj, kur miratua ngritja e Komisionit Parlamentar për shkarkimin e Presidentit.

Një prej këtyre shkeljeve ishte përcaktimi i rendit të ditës për seancën që ishte bërë në 6 Maj. Ndërkohë rregullorja e kuvendit parashikonte që rendi i ditës duhejpërcaktuar 2 ditë para seancës.

Çfarë ndodhi më pas?

Dokumentin me datën 6 Maj, Presidenca e kishte siguruar nga faqja e kuvendit në internet, por pak ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese u depozitua një kopje e re, që mbante datën 5 Maj. Kjo kopje e re rrëzonte pretendimin se seanca ishte thirrur në kundërshtim me rregulloren që parashikon një afat 48 orësh.

Përfaqësuesit e zotit Meta folën për një manipulim, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të verifikojë vërtetësinë e shkresës: “Qoftë në këtë formë siç e çon parlamenti, që ka një ndërhyrje, qoftë në këtë formën tjetër, që është realja, siç është publikuar, qëndrimet e presidentit qëndrojnë të bazuara. Seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë kohë, ndërkohë që detyrimi është 48 orë. Në rendin e ditës, nuk kanë qenë të përfshira dy akte, por vetëm një akt, një shkelje tjetër kjo më shumë e parlamentit vetëm e vetëm, e diktuar përmes vullnetit politik, për të arritur në ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte sipas kushtetutës dhe ligjeve për komisionet hetimore”, deklaroi Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i zotit Meta.

Sipas tij, shkresa e re të parlamentit është e dyshimtë edhe për faktni që në datë 5 maj, Komisioni i Ligjeve nuk e kishte miratuar ende raportin mbi kërkesësn e deputetëve, gjë të cilën e bëri një ditë më pas, në 6 maj.

Presidenca njoftoi se do të bëjë kallëzim në prokurori për falsifikimin e firmës së ish-Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mazhoranca nuk e ka komentuar falsifikimin e dokumentit, ndërkohë që e kërkon shkarkimin e Presidentit për shkak të sjelljes së tij para zgjedhjeve të 25 Prillit. Klotilda Bushka tha se Meta ka shkelur nenin 86 pika 1 e kushtetutës për neutralitet, ka denigruar figura politike dhe qeveritare, ka shkelur nenin 89 të Kushtetutës. Është sjellë si opozita e mazhorancës duke vepruar si anëtar partie.

“Sjellja e Metës ka qenë aktive përsëritëse, ka dhënë intervista me nismën e tij duke mbajtur qëndrime kundër një force politike, duke u kërkuar zgjedhësve të mos e votojë mazhorancën” tha Bushka./Lapsi.al



17 Comments

  1. Pse merreni ende me kete bajge, ky eshte kapur me thonje pas kolltukut dhe nuk e leshon, nuk iken nga Presidenca sikur qielli me token te behen nje, vetem kur t’a perzene me shkelma se nuk iken ndryshe, krijese e neveritshme. Po kur shet moral, ndershmeri, trimeri, burreri, ky langaraqi, po e ka nje hall te madh, e pret Rreci i Ri, apo nuk eshte nje burg me standarte evropiane, ka lezet burg jo shaka! E merr Baftiar, po moj Kije e 21-shit, per ju obizet qe keni pjellur kane shume rendesi, ndonese jane krijesa te pa asnje vlere, ndersa shqiptaret, femijte e miletit s’kane asnje vlere fare, fare, per ju. E shkateruat partine me kurvica te llojit; Llari, Kerpaci, Mehmetaj, Kallagjergjovica, Elona Guri, Bruna Paskala e lloj lloj katranjosesh qe i mblidhnit neper kopshte e kontinieret e mbeturinave dhe tani prisni si gomari “popullin e 2 Marsit”, parate, pronat dhe gjithcka keni do t’jua marrin me hir a pahir, dijeni se per cdo te pafe ka nje te pafe edhe me te madh dhe borxh pa lare nuk mbetet, KAQ!

    1. Ky populli lart duket si patria e asaj kohe vetem rilindja ben te tjeret nuk bekan , komenton shum o sufllaqe fol per temen esht kopluar firma apo jo dhe kur behet me instituionin e presidentit vaj ne te tjeret

  2. Sali Berisha, për qindra arsye që lidhen me formimin e tij, komplekset e tij të inferioritetit, por dhe konceptin tribal për pushtetin, ka qenë i dominuar në vendimmarrjen e tij nga Liri Berisha.

    Ajo nuk është thjeshtë gruaja e tij, por diktuesja e vendimeve të tij më të gabuara dhe më të rënda për shqiptarët në momente kyçe të krizave të pushtetit të tij, që e ka dominuar atë dhe e ka diktuar të ndjekë interesin e familjes.

    Ajo është nxitësja e vendimeve të tij të ndarjes Veri- Jug në vitin 1997, diktuesja e përfshirjes në pushtet të klanit të saj pas vitit 2005, njeriu që i ka imponuar betejë politike me drejtësinë për të mbrojtur djalin në vitin 2008, kur gjurmët e tij të përgjakura të çonin tek masakra e Gërdecit dhe më pas njeriu që udhëhiqte pasurimin e familjes: vajzës, djalit dhe asaj vet në emër të pushtetit të Sali Berishës.

  3. Sa i takon deklaratave verbale, Meta është njëlloj si Rama e bile ky ja kalon për marrëzirat që ka deklaruar në publik.
    Avantazhi i Metës në këtë histori, ështe se ka pasur si këshilltarë juristë tepër zë aftë si z.Dervishaj, kurse Rama përfaqësohet juridikisht me nivele mediokre si Tao Palla apo Bushka.
    Vërtetë presidenti duhet të dalë përmbi palët politike, e nën ndikimin e këshilltarëve të aftë juridikë, veprimet e tij në raport me respektimin e Kushtetutës kanë qenë korrekte.
    Është retorika e nivelit të ultë që përdor Meta, që e ka bërë ate qesharak me protagonizmin e tij patetik.
    Kryeministri i një vendi, sigurisht që del nga shumica partiake, por pasi e mer këtë detyrë, edhe ai duhet ta konsiderojë veten mbi partitë pasi ai nuk mund të jetë më përfaqësuesi i partisë së tij po një kryeqeveritar për të gjithë popullin.
    Meta veprimet i ka kryer mbrenda ligjeve të Kushtetutës duke u distancuar njëfarsoj edhe me gabimet e opozitës, kurse Rama jo vetëm ka qenë gojë shthurrur me opozitën, por edhe në veprime, ka shkelur si Kushtetutën, edhe kodin penal në mbrojtje të ministrave të korruptuar.
    Shembulli më flagrant i këtyre shkeljeve të rënda të kryeministrit, ka qenë pikërisht çështja Tahiri që lidhet me kanabizimin e gjithë Shqipërisë, e veçanërisht skandali i madh korruptiv i inceneratorëve ku abuzimi ka shkuar në 450 milionë euro..
    Në Europë kanë dhënë dorheqjen kryeministra të ciët janë dyshuar për abuzime me 20 mijë euro për përdorim të tyre në fushata elektorale, e tek e fundit edhe Meta si ish zv.kryeministër dha dorheqjen, kur u akuzua për 70 mijë euro .

  4. Çifti Meta Kryemadhi kanë vlerësuar gjithmon Gramoz Rruçin si një “socialist të ndershëm”.
    Ndërkaq padia e presidencës për fallsifikime të dokumentacionit të kryesisë së Kuvendit, ngarkon Rruçin për vënien e firmës së tij në dy data të ndryshme..
    Nëse Gramoz Rruçi është vërtetë një “socialist i ndershëm”, duhet të dalë e të deklarojë publikisht se i është fallsifikuar firma, apo e ka vënë dy herë nënshkrimin me kërkesën e Ramës.

  5. Cfare mendimi ka ambasada e Kimetes qe fut hundet per cdo gje por per kete nuk prenoncohet, apo tani eshte ne ikje.

    Sa per kete maxhorance mafioze dihet qe ben keto gjera por edhe ne kete nivel do ja kishte zili edhe Gedafi.

  6. Kur Keta fallcifikuan apostille dhe firme sekretari shteti ne dokumenta amerikane, rruga elbasanit nuk piptiu. Ndoshta indinjohen tani se edhe e kane dekoruar shokun gramoz

  7. Puna është se akoma në psikollogjinë e shqiptarëve ka ngelur e rrënjosur marrëzia enveriste se Shqipëria është kërthiza e botës.
    “Shqipëria fanar i socializmit botëror”
    Nërkaq harohet se SHBA është një shtet i madh kontinental me 340 milionë banorë e me ekonominë më të fuqishme në botë e që luan rol politik në të gjitha kontinentet.
    Vërtetë mendoni se SHBA vlerëson karagjozin Rama e qeverinë e tij të korruptuar ?
    Shteti më i fuqishëm demokratik në botë , SHBA është i detyruar të bëjë një “politikë reale” duke ndarë e vlerësuar si prioritete zonat më të mëdha të interesave e influencës së tyre politike.
    Është fat i madh për ne shqiptarët që në zonën e Ballkanit, jemi futur në interesat e SHBA, pasi jemi kombi më i vuajtur i Europës
    Aktualisht politika e dipllomacia amerikane është shumë e përqëndruar në dy zona të mëdha konfliktuale.
    Në Ukrainë, zona kufitare e NATO-s me Rusinë e aventurierit Putin, e në Azi e Paqësor në përplasje me gjigandin komunist kinez e urrithin agresor të Koresë së Veriut.
    Nëse politika shtetërore amerikane duket sikur mbështet qeverinë e korruptuar të Ramës, kjo është thjesht nje detaj i real politikës.
    Tek dymetroshi Rama ka gjetur liderin servil që i bindet për çdo gjë, mjafton të qëndrojë në pushtet, po sigurisht edhe duke e mbajtur në kontroll në piruetat e tij të panderëshme., sa nga lindja nga perëndimi.
    Shqipëria e tëra është sa një lagje e New Yorkut, por ajo mund të shërbejë si një pikë e fuqishme strategjike e NATO-s për të kontrolluar rajonin e trazuar të Ballkanit.
    Është kjo arsyeja që me marëveshjen për përqëndrimin e një shtabi të forcave speciale të NATO-s në Shqipëri, kreu i NATO-s e qeveria amerikane , theksuan se për këtë morën “mbështetjen e fuqishme” nga qeveria shqiptare.
    NATO , veç si një organizatë e fuqishme ushtarake , është edhe një organizatë politike e ruajtjes së vlerave demokratike perëndimore..
    Nëse Rama do të dredhë bishtin me Putinër e Erdoganër e do të vazhdojë të qeverisë me metoda autokratike korruptive mafioze, një non grata shumë më të motivuar me akuza e me pasoja penale do ta ketë pas firmosjes së kësaj marëveshje e mandej le tje pinë lëngun enveristët , sovranizmit patriotik diktatorial.

  8. Nuk du te mbroj as njeren pal por ne qofte se esht e vertet falsifikimi gjykata duhet nderpres gjykimin dhe te won per ndjekje Penske falsifikusit qe te mbroj personalitetin e gjykates

  9. Si e parashikuan fundin politik të njërit-tjetrit Meta dhe Berisha, njëri si aksioner pularie, tjetri prapa hekurave për krime të rënda

  10. Asnje meshire per n je super hajdut qe vjedh dhe ajrin dhe detin.
    Nje hajdut president nuk e ndryshon dot nje president hajdut.

  11. Ke te fala nga zamiri.
    Do ta shohesh bregun me dylbi o dylber. Te gjitha palet shqipmutngrenese nuk e japin pronen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *