• |
ide | kryesore

FOTO/ Çmenduri në FA Cup: tifozi i Leicester grushta e shkelma kundër lojtarëve të Nottingham

-Instant, Sport



Një tifoz i Leicesterit u arrestua pasi u përfshi në një sulm fizik ndaj lojtarëve të Nottingham Forest, në fitoren mahnitëse 4-1 të Reds ndaj Foxes në FA Cup në City Ground të dielën. Tifozi hyri në fushë pas golit të 3-0 të vendasve dhe filloi të godiste me shkelma dhe grushta lojtarët e Forestit përpara se të nxirrej jashtë nga forcat e sigurisë.

Leicester kërkoi menjëherë falje në lidhje me një incident të shëmtuar e që nuk ka justifikime: “Klubi është i tronditur nga kjo sjellje dhe i kërkon falje Nottingham Forest dhe lojtarëve të tyre. Përshëndesim veprimin e shpejtë të ndërmarrë nga stjuardët e City Ground që ndaluan agresorin, të cilit do t’i ndalohet përgjithmonë hyrja në ndeshjet në shtëpi dhe në transfertë të ekipit tonë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *