• |
ide | kryesore

(FOTO&EMRAT) Kush janë 4 shqiptarët e arratisjes spektakolare nga burgjet greke

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Katër shqiptarë dhe një pakistanez, të gjithë të burgosur dhe të konsideruar si shumë të rrezikshëm nga autoritetet greke, janë arratisur nga tualeti i qendrës së paraburgimit, ku sapo ishin transferuar në Chania. Ata prenë hekurat nga dritarja me një objekt të mprehtë dhe u hodhën një nga një në garazhin e nëndheshëm të Komisariatit të Policisë.

Mungesa e tyre u konstatua në mëngjes nga gardiani i turnit, pasi u bë apeli.

Olsi Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli, është një nga personat e arratisur nga burgu në Hania të Greqisë.

Një tjetër nga të arratisurit është identifikuar si Ardian Meta., 32 vjeç nga Divjaka.

I treti njihet si D. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge”.

Shqiptari i katërt raportohet se është një 29-vjeçar shqiptar i njohur me mbiemrin B… Ndërsa i arratisuri i 5-ë, është një pakistanez, i dënuar për vrasjen e tre personave.

Në mediat greke janë publikuar edhe fotot e shqiptarëve dhe pakistanezit që kanë mundur të sharrojnë hekurat e burgut dhe të arratisen

Deri më tani policia ka mundur të sekuestrojë vetëm furgonin me të cilin dyshohet se u larguan 5 të arratisurit.

Këto që shikoni në foton e mësipërme janë 4 shqiptarët dhe një pakistanez të cilët kanë mundur të arratisen nga një qeli në Greqi. Raportohet se ata kanë qenë duke u transferuar në një burg tjetër por kanë përfituar nga rasti dhe ia kanë mbathur.

Të arrestuarit kishin mbërritur në Chania pas transferimit të tyre, me traget nga Pireu, mëngjesin e së shtunës, 5 shkurt.

5 efektivë policie në Greqi janë vënë nën hetim për arratisjen e 4 shqiptarëve dhe 1 pakistanezi nga burgu. Ata akuzohen për neglizhencë, në momentin e arratisjes së 4 shqiptarëve dhe pakistanezit./Lapsi.al



2 Comments

  1. Aleanca me partnerin strategjik të SHBA apo respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, nuk duhet lejuar të kthehet në garë politike. Ai duhet të kthehet në standard. Dhe kur i kthen në standard pastaj Ilir Meta dhe Sali Berisha fillimisht kanë të drejt të rijnë vetëm në shtëpi. Ose në burg, nëse drejtësia vepron.Shpellkare te salih karaxhic berishes

  2. Sali Berisha, për qindra arsye që lidhen me formimin e tij, komplekset e tij të inferioritetit, por dhe konceptin tribal për pushtetin, ka qenë i dominuar në vendimmarrjen e tij nga Liri Berisha.

    Ajo nuk është thjeshtë gruaja e tij, por diktuesja e vendimeve të tij më të gabuara dhe më të rënda për shqiptarët në momente kyçe të krizave të pushtetit të tij, që e ka dominuar atë dhe e ka diktuar të ndjekë interesin e familjes.

    Ajo është nxitësja e vendimeve të tij të ndarjes Veri- Jug në vitin 1997, diktuesja e përfshirjes në pushtet të klanit të saj pas vitit 2005, njeriu që i ka imponuar betejë politike me drejtësinë për të mbrojtur djalin në vitin 2008, kur gjurmët e tij të përgjakura të çonin tek masakra e Gërdecit dhe më pas njeriu që udhëhiqte pasurimin e familjes: vajzës, djalit dhe asaj vet në emër të pushtetit të Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *