• |
ide | kryesore

Kishte modifikuar kamionçinën për transport emigrantësh, arrestohet 25-vjeçari nga Durrësi

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka arrestuar një 25-vjeçar i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Mësohet se  Stjuart Mullalli kishte modifikuar një mjet tip kamionçinë për transportin e emigrantëve të paligjshëm me qëllim shmangien e kontrollit të policisë.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin S. M., me mjetin tip kamionçinë të markës “Benz”, i cili kishte modifikuar rimorkion e mjetit me qëllim shmangien e kapjes nga policia, gjatë kontrollit të të cilit u konstatuan 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së,” informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *