• |
ide | kryesore

Mbappè trondit Real Madrid: “Asnjë vendim i marrë për të ardhmen”

-Instant, Sport



Vendimi nëse do të qëndrojë te Paris Saint Germain apo do të largohet në fund të sezonit “nuk është marrë”, ka thënë Kylian Mbappe, i cili nuk do të flasë me Real Madrid përpara ndeshjes së 1/8 të Ligës së Kampionëve. “Të luash kundër Real Madridit ndryshon shumë gjëra”, shpjegoi 23-vjeçari pas fitores 5-1 ndaj Lille në kampionat, që i mban parisienët +13 në renditje ndaj vendit të dytë, Marseille, pas 23 ndeshjesh.

Në skadencë kontrate me PSG në qershor, Mbappé ka sidoqoftë të drejtën të nënshkruajë me këdo klub që dëshiron, dhe veçanërisht me Real Madrid që është treguar i interesuar prej kohësh: “Edhe pse jam i lirë të bëj atë që dua, nuk do të flas me kundërshtarin. Jam i përqendruar për fitoren ndaj Real Madrid dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë”, vijoi ai.

23-vjeçari francez u shfaq i ekzaltuar nga suksesi ndaj ekipit kampion në fuqi, që ndërkohë rrëshqiti në vendin e 11. Mbappe shënoi edhe golin e fundit të parisienëve, që duket se ende mund të kenë një shans për qendrimin e yllit të tyre: “Ne luajtëm me shumë më tepër gjallëri dhe personalitet. Është inkurajuese – tha ai – . Ne duhet të kemi gjithmonë këtë dëshirë, të fitojmë tituj, të lëmë shenjën tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *