• |
ide | kryesore

Merr fund arratia, bien në pranga 3 shqiptarët e larguar nga burgu i Kretës, 1 në kërkim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shpejta kanë qenë veprimet e policisë greke pas arratisjes së 4 shqiptarëve dhe 1 pakistanezi. Janë lokalizuar dhe arrestuar 3 prej tyre. Grupi prej pesë personash u “nda” pas arratisjes, pasi 3 prej tyre janë larguar me një makinë të vjedhur në Heraklion ku dhe u lokalizuan.

Të arrestuarit kanë kanë pohuar se dy të dënuarit e tjerë kanë qëndruar në Chania. Pas arratisjes së të dënuarve 5 efektivë janë vënë nën hetim dhe akuzohen për neglizhencë.

Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli, është një nga personat e arratisur nga burgu në Hania të Greqisë. Një tjetër është identifikuar me inicialet Aardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka. I treti njihet si D. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge” ndërsa shqiptari i katërt raportohet se është një 29-vjeçar shqiptar i njohur. Ndërsa i arratisuri i 5-të, është një pakistanez, i dënuar për vrasjen e tre personave.

Si u arratisën? Të dënuarit kanë qenë duke u transferuar në një burg tjetër por kanë përfituar nga rasti dhe ia kanë mbathur. Të arrestuarit kishin mbërritur në Chania pas transferimit të tyre, me traget nga Pireu, mëngjesin e së shtunës, 5 shkurt.

Të 5 të dënuarit kishin hyrë në tualetin e qendrës së paraburgimit dhe pasi kanë prerë hekurat nga dritarja, janë hedhur një nga një dhe kanë dalë në garazhin e nëndheshëm të Komisariatit të Policisë. Mungesa e të pestëve është vënë re nga punonjësi i policisë së turnit të mëngjesit në numërimin standard.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *