• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Devolli, ‘premtimi’ që e bëri trajner të Dinamos: shkarkohet ‘miqësisht’ Shkëmbi

-Instant, Sport



Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Dinamos dhe lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi kryeqytetas. Në fakt, rezultatet e trumpetonin largimin e teknikut korçar, edhe pse presidenti i Dinamos Bardhi tentoi ti jepte dorën seri në fund miqësisë me teknikun, që pavarësisht blerjeve të janarit (tre të rëndësishme) dështoi të merrte më shumë se një pikë ndaj dy skuadrave të zonës së rënies nga kategoria, duke qenë tashmë vetëm katër pikë nga vendi i fundit.

Në krye të skuadrës është vendosur Bledar Devolli, mik me Shkëmbin e asistent i tij muajin e fundit. Në fakt, ardhja e gjirokastritit, një teknik karizmatik dhe nga ata me dorë të hekurt (la moshat e Tiranës) kishte në sfond një premtim mirëkuptues nga presidenti dhe nga vetë Shkëmbi: nëse gjërat nuk do shkonin mirë dhe korcari do të bënte mënjanë, atëherë pankina do të ishte e tij. Kjo prespektivë e bëri ish-teknikun e Kastriotit të vendoste pa hezitim të merrte rrugën drejt Dinamos. Pritja nuk ishte e gjatë…

NJOFTIM
FC Dinamo njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.
Presidenti Adrian Bardhi dhe trajneri Shkëmbi kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi, në emër të z.Adrian Bardhi falenderon trajnerin Shkëmbi për kontributin e tij dhe punën e përkushtuar që ka bërë ne fillim të sezonit 2021-2022 për krijimin e grupit aktual të futbollistëve, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.
FC Dinamo bën me dije se drejtimin e skuadrës, Presidenti Bardhi do t’ia besojë z.Bledar Devolli, i cili aktualisht mbante postin e zv.trajnerit në ekip.
Stafit teknik në rolin e zv.trajnerit, i shtohet dinamoviti Erion Xhafa, ish-lojtar dhe kapiten i Dinamos, aktualisht trajner i ekipeve zinxhir të akademisë blu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *