• |
ide | kryesore

Analiza/ Vlahovic i hap ‘oreksin’ Juventusit: zona Champions nuk mjafton më

-Instant, Sport



Një debutim i tillë nuk ishte menduar as në ëndrrat më të bukura. Dusan Vlahovic iu deshën vetëm 13′ për të fituar Juventusin, 307′ më pak se Cristiano Ronaldo, nga i cili trashëgoi numrin e fanellës dhe detyrën për të siguruar një breshëri golash për kauzën bardhezi. Fillimi duket premtues. Vërtet, shumë mirë. Sulmuesi serb, së bashku me Denis Zakarian, një tjetër fytyrë e re e merkatos dimërore, nënshkruan fitoren ndaj Veronës në ndeshjen e javës së 24 të Serie A dhe për herë të parë skuadra e Max Allegrit arrin në zonën Champions. Për më tepër, shkon në 10 ndeshjet radhazi pa humbje: e fundit më 27 nëntor 2021 ndaj Atalantës, e parakaluar tani në renditje dhe rastësisht kundërshtari i javës së ardhshme të kampionatit në një sfidë shumë të rëndësishme për bardhezinjtë për të siguruar vendin e katërt (bergamaskët kanë një ndeshje më pak).

Mjaftoi Vlahovic dhe duket si një tjetër Juventus. Në shpirt, por jo vetëm. Entuziazëm i ri brenda grupit, por edhe një tjetër marsh për disa lojtarë. Në pritje për të gjetur golin, Alvaro Morata ishte protagonist i një ndeshje vrapimi dhe sakrificash. Nuk ka më fytyra të mërzitura, besim i rifituar pas zërave të lamtumirës dhe një punë e madhe në shërbim të skuadrës, përfshirë asistin për golin e Zakarias. Më shumë se performancë pozitive edhe për Paulo Dybalan, që kërkoi menjëherë mirëkuptimin në fushë me shokun e ri të sulmit dhe ishte Joya që i ofroi topin e 1-0. Në mesfushë Zakaria tregoi menjëherë aftësitë e tij si lojtar i kudogjendur, Arthur rikuperoi më shumë topa se kurrë dhe Rabiot është gjithashtu më i tonifikuar dhe në ndeshje.

Mbrojtja pastaj është gjithnjë e më shumë bunker: që nga nëntori i kaluar Juventusi është skuadra që ka regjistruar më shumë rrjeta të paprekura në pesë kampionatet kryesore evropiane: 9 në 13 ndeshje. E tani? Zona Champions apo është legjitime të ëndërrojë diçka më shumë? “Titulli nuk është puna jonë, jemi shumë prapa”, tha Allegri menjëherë pas ndeshjes, duke shuar menjëherë zjarrin e entuziazmit. Por ky Vlahovic ka sjellë energji të re. Gola po, por edhe dëshirë për të synuar më lart.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *