• |
ide | kryesore

Aksident në Milot, plagoset rëndë një grua

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen pranë një karburanti, ku një grua 50-vjeçare është përplasur nga një kamion. D.C, banuese në Milot është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën. Drejtuesi i kamionit S.L, 39 vjeç, banues në Kamëz është shoqëruar në komisariatin e policisë së Kurbinit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Milot/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të një karburanti mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.C., rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjëndje të rendë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *