• |
ide | kryesore

Aksidentohen dy ministrat shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmë në Maqedoninë e Veriut, dhe aty kanë qenë të përfshirë edhe dy ministrat shqiptarë, Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri Besimi, në një status në rrjetet sociale, i cili ka shkruar se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar rëndë.

“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë”, shkruan Besimi.

Për momentin, Ministria e Brendshme po heton se kush është përgjegjës për aksidentin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *