• |
ide | kryesore

Analiza/ Farsa ilegjitime e procesit ndaj presidentit

-Instant, Kryesore



Procesi i shkarkimit të Presidentit të Republikës me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, është një ngjarje jo vetëm e pandodhur në historinë 30 vjeçare të demokracisë shqiptare, por ajo përbën edhe një precedent të rallë për marëdhëniet mes institucioneve dhe ekuilibrin mes pushteteve në vend. Si e tillë, për nga rëndësia dhe veçantia, ai duhet të qe një proces model, me një procedurë farmaceutike, ku gjithçka duhej të qe e panjollë, për të mos degraduar edhe më besimin e publikut për funksionimin e sistemit.

Por, në fakt, po ndodh krejt e kundërta. Edhe nëse i ndërpritet mandati edhe nëse Ilir Meta vazhdon të qëndrojë në detyrë deri në fund të korrikut, ky proces është llangosur dhe bërë pis. Jo në një segment, por pothuajse në të gjitha etapat e tij.

Le ti marrim me radhë.

Parlamenti që votoi për shkarkimin e presidentit në qershor 2021 nuk ishte i plotë. Atij i mungonin gati 20 deputetë si pasojë e bojkotit të partive opozitare dy vite më parë. Por kushtetueshmërisë të diskutueshme e këtij kuvendi të cunguar, i cënohet edhe më legjitimiteti, kur mendohet se një pjesë e deputetëve (104) që bënë korumin e shumicës së cilësuar, nuk ishin zgjedhur direkt nga votuesit. Ata ishin marioneta të rilindjes. Pra votuesit e 2017 nuk i kishin deleguar Ramës dhe PS-së një mandat të majftueshëm për të shkarkuar kreun e shtetit.

Por, farsa nuk mbaron këtu. Parlamenti që votoi shkarkimin edhe ashtu i përgjysmuar, ishte një organ me mandat të skaduar. Zgjedhjet e 25 prillit kishin prodhuar deputetë të rinj dhe nga pikpamja morale, ata që mbanin ende karriget në kuvend nuk kishin tagër për vendimmarrje të mëdha.

Përpos këtyre aspekteve morale, gropat janë edhe ligjore. Ligji e ka të shkruar qartë se komisionet hetimore nuk mund të krijojnë produkte dhe efekte në katër muajt e fundit të ekzistencës së parlamentit. Por ky komision e tajkaloi këtë digë, kur i çoi deputetëve për votim përfundimet e tij për ndërprerjen e mandatit të kreut të shtetit. Nën ankthin e kohës ai e bëri këtë, duke i mohuar Ilir Metës të drejtën legjitime për tu dëgjuar para tij, madje siç po dëshmohet në faktet e fundit edhe duke fallcifikuar në mënyrë skandaloze datën e çuarjes së materilait në seancë.

Lexo me tej:

Firma e falsifikuar e Gramoz Ruçit/ Skandali në Kushtetuese për shkarkimin me çdo kusht të Metës 

Por farsa që nxjerr në ditë të diellit një shtet me brekë nëpër këmbë nuk përfundon këtu. Në kushte iligjitimiteti nuk është vetëm kuvendi, por edhe Gjykata Kushtetuese. Ky organ i lartë që duhet të marrë këtë vendim të rëndësishëm, i cili krijon një precedent me peshë, nuk është i plotë. Ajo ka vetëm 7 anëtarë nga 9 që parashikon ligji (dhe që nuk janë plotësuar ende si pasojë e gropave që ka shkaktuar reforma në drejtësi). Por edhe nga këta të shtatë, 3 gjykatës janë me mandat të skaduar. Madje kryetarja Vitore Tusha ka afro pesë vjet që duhet të ishte zëvendësuar. Sipas vetë vendimeve të kushtetueses për rastin Dvorani, vijueshmëria e një mandati për shkak të mos lënies së vendit vakant, nuk mund të jetë e pafundme. Pikërisht kjo bëri që Gjykata të mos pranonte përjashtimin e njërës prej pjestareve të saj që qe në konflikt interesi me krun e shtetit.

Pra, mjaftojnë betëm këto aspekte më të dukshme dhe më pikante për të kuptuar se një nga çështjet më të mëdha të ekuilibrit të pushteteve ka mbetur në dorë të një parlamenti dhe një Gjykate Kushtetuese të cunguar dhe me legjitimitet të dyshimtë. Prandaj, pa u marrë fare me brendinë e akuzave, kuptohet lehtë se cili do qoftë vendimi final, ai s’do të jetë as serioz dhe as bindës për publikun. 

©Lapsi.al     



12 Comments

  1. Une nuk jam avokat as n uk kam mbaruar ndonje shkolle per drejtesi por shoh te3 gjithe gazetaret qe kane mbarusr gjithcka por vetem jo per drejtesi ,jane bere si ministra drejtesie dhe specialiste blegtorie.
    Nje klloun si Meta meriton nje palaco.
    Turpi i kombit eshte Meta .Plehre fare,cdo minute na thote “populli shqiptar”.

  2. Si e parashikuan fundin politik të njërit-tjetrit Meta dhe Berisha, njëri si aksioner pularie, tjetri prapa hekurave për krime të rënda

  3. Nqse Meta te duket klloun cfare te duket kryeministri i Sajmir Tahiri, i Mimi Kodhelit, i Arben Ahmetaj, i Damian Gjiknurit, etj. etj. pervec Fatmir Xhafaj qe u tregua burre te gjithe i kane duart te zhytur ne korrupsion, nuk gjej dot nje te ndershem ne PS. Edhe pastrueset e spitaleve i kane te korruptuara kjo parti, partia e fytyrave te Rakacollit dhe asaj Comos. Ju i hengshi topet Ilir Metes, kete ju a thote nje socialist i ndershem qe nuk e shet bythen si patronazhist sepse ka burra qe nuk e shesin burrerine e te perfundojne bq si Erion Veliaj.

  4. “… çështjet më të mëdha të ekuilibrit të pushteteve ka mbetur në dorë të një parlamenti dhe një Gjykate Kushtetuese të cunguar dhe me legjitimitet të dyshimtë. Prandaj, pa u marrë fare me brendinë e akuzave, kuptohet lehtë se cili do qoftë vendimi final, ai s’do të jetë as serioz dhe as bindës për publikun. ” –

    Shume i sakte perfundimi. Eshte thene, te gjitha institucionet shteterore jane te kapura nga mafia komuniste ne pushtet. Pa ikur ata, cdo vendim i ketyre institucioneve do jete i padrejte, perçares, vella-vrases e kohe shkurter.

    1. o Miri mos e perdor termin komunizem me vend e pavend. Nuk jan komunista keta, sepse mbrojn interesat e oligarkeve, kshtu qe i bie qe jan shum me te djatht. Ndersa e djathta ne Shqiperi ka ber me shum politika te majta se vet e majta. Dhe ne fund, te gjith keta jan skorje te enverizmit, duke filluak nga Saleu dhe pastaj te gjith me rradhe.

  5. Nje artikull ala Hysni Kapo. Gazetari ose eshte idiot i lindur me llogjike analiza fillestare ose eshte i detyruar nga pronari Bushati te shkruaj me penen e Hysniut. Lexoni me vemendje kete paragraf qe te kuptoni analizen idiote te gazetarit te Lapsit. “ Zgjedhjet e 25 prillit kishin prodhuar deputetë të rinj dhe nga pikpamja morale, ata që mbanin ende karriget në kuvend nuk kishin tagër për vendimmarrje të mëdha. Përpos këtyre aspekteve morale, gropat janë edhe ligjore. “ Gazetari i Lapsit na e ka bere corap analizen duke folur per moralitet ne kuvend dhe pastaj na thote se per shkak te moralitetit ala Laps apo Kapo, Presidenti yne i dashur duhet te mbrohet me cdo kusht.

  6. Perfundimisht media kazan dhe me nivel teper te ulet argumentash dhe analizash. Merren me gjurmet kur kan para ujkun. Analiz manipuluse dhe idjote. Shkeljet qe ka ber Like floriri ndaj kushtetutes i kan par me ze e me figur gjith shqiptaret. I kan degju gjith shqiptaret se cfar thoshte per zgjedhjet. Ne konflikt te vazhdueshem interesi nje president qe duhet te jet mbi palet, ka gruan kryetare te partis familjare ne opozit. Lapsi boll na cat karin me karlliqe se sjan te gjith dele. Like floriri duhet te shkoj ne burg dhe pas tij te gjith te tjeret, nga Ram paturja te Sali Basha.

  7. Fale mediash gomare si ju, e pseudoopozitash si ajo e Metes (qe per ca ngjala eshte i zoti t’a kaperceje 10 here ylberin), Rama do na ngelet ne kurriz dhe plot vite te tjera !

    E mos hidhni kot pordha me demek opozite, se duke mbeshtetur hajdutet e djeshem, thjesht mbani ne pushtet keta te tanishmit.

  8. Presidenti Ilir Meta, i akuzuar nga aleati i tij Sali Berisha dhe faktorë të tjerë politikë si një nga pushtetarët më abuzues dhe të pasur në Shqipëri, në letra sot rezulton pronar vetëm i 1/4 të një apartamenti 2 plus 1, privatizuar në vitet ’90. Kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2003, Meta ka deklaruar pikërisht 25 % të këtij apartamenti dhe 50 % të një vile në Golem, blerë sipas tij për 60 mijë USD. Gati dy dekada më vonë, Meta ka në emrin e tij vetëm 25 % të kësaj banese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *