• |
ide | kryesore

Rehabilitimi i kolaboracionistëve, njollë turpi për qeverinë Kurti

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Albin Kurti rrezikon të bjerë pre e lehtësisë së politikave ditore që përdhosin rëndë memorien historike. Qeveria e tij, ose më mirë Ministria e Kulturës së Kosovës, ka përkrahur idenë, për të rikonstruktuar shtëpinë e kriminelit dhe kolaboracionistit Xhafer Deva, në qendrën historike të Mitrovicës, duke hedhur kështu një hap drejt rehabilitimit të njërës prej figurave më të erëta të luftës së dytë botërore.

Më të drejtë ambasadori gjerman në Prishtinë u shpreh i shqetësuar për daljen në sipërfaqe të një simboli të krimeve naziste, duke mos lënë asnjë ekuivok që reket ta maskojë këtë akt të retushimit të së shkuarës, përmes vlerave historike apo arkitekturore të një godine të fillim shekullit të kaluar. 

Lexo me tej:

Përplasje për rehabilitimin e kolaboracionistit Xhafer Deva në Kosovë

Vendimi i qeverisë së Kosovës është i rëndë sepse ai u jep hov zërave që e përshkruajnë këtë bashkëpuntor të nazistëve si një mbrojtës të kufijve të Shqipërisë së madhe, si një themelues të lidhjes së dytë të Prizrenit, si një luftëtar partiot kundër sllavo-komunistëve, klishe që mund të shërbejnë si tema të politikës në kontekstin aktual.

Por, në këtë pikë historia është e pamëshirshme. Xhafer Deva është nje personazh i errët. Ai ka qenë ministër i brendëshëm i qeverisë kuislinge të Tiranës, themelues i divizionit famëkeq “Skëndërbeg”, që u ngrit me miratimin e drejtpërdrejtë të Hitlerit. Ai luftoi përkrah gjermanëve dhe u ndihmua të dilte nga Shqipëria për të shpëtuar kokën, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të pushtuesve. Njolla më e madhe e këtij krimineli lufte, filozofia makabre e të cilit qe: “gjaku don gjak dhe terrori terror”, është vrasja e 84 banorëve të Tiranës, shumica qytetarë të thjeshtë, gjatë masakrës së 4 shkurtit 1944.

Figura e Xhafer Devevës nuk mund të shpëtohet as nga disa pseudo teorite që gëluan rëndom pas rënies së Murit të Berlinit dhe që mëtonin ti justifikonin bashkëpunëtorët e fuqive të boshtit me prirjen e tyre për të luftuar komunizmin dhe për të penguar rënien e vendit nën zgjedhën bolshevike. Në librin e tij “Shqipëria gjatë luftës 1939-1944”, historiani i ftohtë dhe skrupuloz, Bernd Fisher, dëshmon se ministri i brendëshëm Deva ishte thjeshtë një pazarxhi parimesh që i merrte para komunistëve të arrestuar për ti nxjerrë nga qelia. Ai tregon gjithashtu se njësitë e divizionit Skënderbg, morrën një nam shumë të keq, pasi në vend që të luftonin kundër antifashistëve, ata më shumë “përdhunonin, plaçkisnin dhe vrisnin me gjak të ftohtë”. 

As alibia se këto trupa do të shërbenin si ushtarë të mbrojtjes së “Shqipërisë së madhe” nuk ka bazë. Rreth 1200 bashibozukët që Xhafer Deva solli në fund të dhjetorit 1943 nga Mitrovica në Tiranë, më shumë sesa si patriotë u sollën si kusarë. Kjo e bëri komandantin gjerman të divizionit SS Skënderbg, August Schmidhuber, të thoshte me hidhërim: “shqiptarët hidhen në sulm, vetëm kur ka diçka për të vjedhur”. 

Pra, shkurt, Xhafer Deva ka qenë një kriminel pa parime dhe etiketa e vetme që i shkon atij është ajo e një bashkëpunëtori të nazistëve.

Pikërisht për këtë, përdorimi i figurës së tij sot, përpjekja për të luajtur me shtëpinë në qendër të qytetit simbol të Mitrovicës, evokimi i një patriotizmi të paqenë, janë sa të liga e sharlataneske, po aq dhe anti produktive. Ato janë ku e ku më keq, sesa rahabilitimi që kryeministri shqiptar, Edi Rama i bëri një tjetër kolaboracionisti, të provuar, Mit’hat Frashërit.

Andi Bushati: Arkivoli i Mithat Frasherit, aty ku Rama varrosi te majten

Por, në rastin e qeveisë së Vetvendosjes, që pretendon se është trashëgimtare e vlerave antifshiste të së majtës, gafa është edhe më e rëndë. Në këtë rast, duket sikur parimet dhe idealet universale të një force politike qeverisëse janë përdhosur nga sirenat e gënjeshtërta të një patriotizmi fast-food, sikur lufta vëllavrasëse kundër shqiptarëve, duhet sfumuar para llafollogjisë që, një tip si Xhafer Deva, ka përdorur kundër sllavo-komunistëve.

Kësaj zgjedhjeje dritëshkurtër, që duket sikur i shërben interesave të aty përatyshme të momentit, i duhet dhënë fund. As duke u fshehur pas traditës dhe arkitekturës, as duke pretenduar se projektin e ka gjetur të gatshëm, qeveria e Albin Kurtit nuk e ka luksin të japë qoftë edhe sinjalin më të vogël të rehabilitimit të Xhafer Devës. Çdo përpjekje në këtë kah, është një njollë turpi mbi fytyrën e saj ende të papërlyer. Çdo demarsh për marrjen nën sqetull të pseudo patriotëve, që s’janë asgjë tjetër përpos se kriminelë, e rënon kauzën e saj reale.

Mitrovica e vjetër është më e bukur me atë ndërtesë të rënuar, sesa me një godinë që do të evokojë kujtimin e një idhtari të Hitlerit. Kosova dhe Shqipëria do të jenë më të mira nëse nuk do të bëhen pre e kujtimit të atyre, që vrasjet i veshën me petkun e një nacionalizmi të rremë.

©Lapsi.al



40 Comments

  1. ARRESTOHET YMER GELBAZA-POLICIA E KAPI DUKE JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT NE AMBIENTE PUBLIKE-ZAGARET E FRUSTRUAR SEXUAL I FUTEN NE BIRUCE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA VJEDHE FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE IK E MASTUBON ME KOL SALLAKU SKYPE CARLO BOLEN BOLINO DHE SKENDER MINXHOZIN DHE MET VELIUN NE ZYRE TE EDI RAMES

      1. Anonim ti mire e ke se te gjithe jemi kudner gjuhes vulgare po he se ne fund te fundit Mero Bazen shau. Ai meriton me shume se kaq. Apo je vete Merua?

    1. Bushati ka dale ne origjinen e tij te thekur komuniste, ose sic thoshte i ndjeri Devole te gjuetia e fundit “qen bir qeni”.

    2. E nxori kokën çuni i bllokut, nipi i Hysni Kapos e djali I Mehdi Bushatit kriminelit të sigurimit. Un edhe mund ta pranoja që ky është kundra çdo veprimi që mund të duket si rehabilitim figure të ish kriminelëve bashkëpunëtorë të nazistëve dhe komunistëve nëse do kishte dalë edhe kundra dekoratës që I dha të atit Mehdi Bushatit presidenti Meta për meritat në fushën e sportit ndërkohë që ai njihet si nga hetuesit më mizorë të kohës së komunizmit. Ka me dhjetra akuza për të nga të burgosur politikë që tregojnë dhunën mizore që ai kriminel ka ushtruar mbi ta. Të lidhësh personin me ndërtesën ku ka banuar është çmenduri, pse nuk kemi prishur vilën e Enver Hoxhës atëhere, se ai ka vrarë më shumë se Deva? Sepse një ndërtesë që nuk ka qënë pjesë e propagandës nuk ka asnjë rrezik për shoqërinë. Për më tepër është një rast i mirë për ta bërë një muze për të treguar historinë dhe krimet e bëra nga personi apo personat që kanë jetuar aty.

  2. Paragrafi i fundit i thote te gjitha. Verejtja e Bushatit me duket dshamirese dhe ate mendim ndaj dhe une. E vetmja gje qe jam kunder, eshte se ne dijenine time(me aq sa kam lexuar) Masakra e 4 shkurtit eshte nje shpifje qe e kane perdorur dhe ekzagjeruar komunistet nepermjet jugosllaveve. Ashtu sic thuhet se ka dhen kontribut ne krijimin e Shqiperise se Madhe.Gjithsesi une nuk jam historian dhe nuk di te verteten e plote. Ajo qe di eshte se ky veprim pavaresisht se qellimi ka qene te fitohet nej shtepi monumentale, ne nje qytet ku i mungojne te tilla shtepi,dhe jo rehabilitimi i Xhafer Deves, prape se prape kjo gje qe do shfrytezohet nga propaganda serbe dhe do jete shume e demshme. Ne nje ane Kosova beri te pamunduren te merrte njohjen e Izraelit, dhe tani bene kete gafe te panevojshme. E dini se sa kollaj serbet duke e shfrytezuar kete gafe, do e bejne kete shtet mik te tyren dhe ndoshta deri diku edhe armik ndaj shqiptareve? E dini se sa kontrata ushtarake jane ne pritje per te bere serbet me kete shtet,dhe tani ne nje situate te re ku serbet do na paraqesin si anti izraelit, akoam me kollaj do e kene tia arrijen qellimit.Do e shfrytezojne kete situate per tu afruar me ta,pa qene nevoja qe te zhvendosin ambasaden, pra mardhenie te mira me te gjithe. Epo te pakten ne shqiptaret mos tu japim shans, mos te bejme gabime te panevojshme qe do na shfrytezojne. Urgjentisht te permiresohet ky gabim.Se me gabime te panevojshme, fundi i qeverise Kurti do jete i sigurte, prandaj degjojini keto zera dashamires qe po iu vijne nga Bushatim, Robeli e te tjere simpatizante te VV

    1. Derisa nuk e di historinë e vërtetë të Xhafer Devës , mos ja fut kot me akuza se vlerësimi i tij do të zëmërokërka Izraelin.
      Di ti ndonjë rast që qeveria shqiptare e quajtur “kuislinge” në kohën e pushtimit nazist, të ketë arrestuar e dorëzuar tek gjermanët ndonjë izraelit ?Përkundrazi kanë bërë çmos që ti fshehin.
      Në luftë more djalë, po vrave do të vrasin.
      Ishin atentatet terroriste të grupeve ilegale komuniste që i detyruan persona si Deva që ti arrestonin. e ndëshkonin.
      Nacionalistët patriotë të cilëve ju dhimbsej ëdo pëllëmbë tokë e pushtuar nga sllavët, pranuan të futeshin në qeverinë e ngritur në kohën e pushtimit gjerman, jo për ti shërbyer atyre, por me premtimin e Gjermanisë që Shqipëria do të kishte kufijtë normalë etnikë.
      Mos kujtoni se këta nacionalistë ishin në nivelin e bojaxhiut Rama ?
      Ata ishin intelektualë të niveleve europiane dhe e dinin se së shpejti gjermania do të kapitullonte.
      Edhe komunistët shqiptarë atëhere kishin përhapur propogandën se pas luftës, Titoja do të lejonte që zonat e banuara me shqiptarë në Jugosllavi, do ti bashkoheshin Shqipërisë.

      Jo që nuk ndodhi kjo, por edhe Shqipëria rrezikoi që të kthehej republika e shtatë e Jugosllavisë..

  3. YMER GELBAZA-FRROK CUPI-CARLO BOLJA BOLINO -MET VELIU FRROK CUPI APO KOL SALLAKU SKYPE? thotë:

    ZOTI BUSHATI CILI NGA KETA ZAGARET ESHTE E I SHEMTUAR

  4. Dhe thone pastaj qe Nazistet nuk kane qene te majte!

    Problemi eshte se me shume se gjysma e heronjeve komunist ne Shqiperi kane qene njesoj problematik si Xhaferi, thjesht ne fund fituan luften. E treguan me pas se cfare bene me fitoren.

    Nese ne mengjes zgjohen serbet dhe nuk kane se cfare materiali te perdorin kunder Kosoves, deri ne mesdite u eshte dhuruar dicka nga Shqiptaret me gafa e budallaqe me brire!

  5. Mit’hat Frashëri kolaboracionist??? I kam lexuar shpesh analizat tuaja, gjeithnje e me shume me dukesh komunist me
    I veshur me petk demokracie.

  6. Eshte shume e dyshimte te etiketosh komandantin e batalionit SS si kolaboracionist dhe kriminel, nderkohe qe i njejti etiketim nuk i vihet atij qe ia nxiu jeten nje popullit te tere. Midis nazizmit hitlerian (atij qe kaluan gjermanet native, dhe komunizmit te Enver Hoxhes qe kaluam ne si Shqiptare, nuk jam shume i sigurte ke do zgjidhja)

    1. Pjerin – ti duhet te vizitosh psikiatrin sa me shpejt. Sic duket ke qe e ne gjume per shume dekada. Bota e ka dhene pergjigjen me kohe per luften e dyte boterore dhe Hitlerin.

      1. Po pse haron e birçe që “bota e ka dhënë përgjigjen e saj” edhe për krimet e Stalinit e Enverit tonë ?
        Bota e ka dhënë përgjigjen e saj edhe për kriminelin Millosheviç e ministri i propogandës së tij ka qenë Vuçiç, miku i ngushtë i sotëm i diktatorit Rama.

  7. Nga ky skandal qe beri ministri, duhet rregulluar aq sa mund te rregullohet. Te terhiqet vendimi, te pastrohet sadopak figura e XHafer Deves te nderkombetaret, sepse duke pastruar figuren e tij, pastrohet dhe e kaluara e divizionit Skanderbeg.Ti tregojme botes qe ky divizion u krijua per te formuar Shqiperine Etnike duke shfrytezu nazistet,dhe ne momentin qe nazistet ua kerkuan edhe vrasjen e hebrenjve, ky divizion ,qe nuk ishte me shume se disa qindra persona, u veteshperbe pas pak muajsh sepse nuk ishte dakord me urdherat qe u vinin. Pra te tregohemi pak te mencur dhe te pastrojme historine tone,se ne fund te fundit ne shqiptaret pritem hebrenjte, nderkohe qe serbet dhe te tjeret i vrisnin ata,keshtu qe duhet te bjere poshte njehere e mire propaganda serbe se shqiptraret vrane hebrenje. Kete propagande ata e perdorin prej 80 vitesh dhe jo qe nga sot, dhe permendin divizionin Skanderbeg thjesht sa per te thene ja kemi fakte. Prandaj dhe ne ti tregojme botes te verteten qe divizioni Skanderbeg u krijua per qellim tjeter dhe jo per te vrare hebrenje, sic e deformojne serbet,se perndryshe nuk do ishte shperbere. Ama duke e sulmuar Xhafer Deven kaq keq, ne sikur u japim te drejte serbeve, nderkohe qe sic thashe ta shfrytezojme kete rast qe te pastrohet ajo njolle historie qe na ka mbetur.Me apo pa kete shtepi te rikonstruktuar, serbet do vazhdojne propagande e tyre sic kane bere edhe me heret, por ne s’duhet ti leme ta nderkombetarizojne,sepse fcehtas ata prape se prape do vazhdojne po te pakten jo t’ua shplajne turin ambasadoreve dhe diplomateve te huaj.Me 2 fjale, te anullohet vendimi skandaloz, dhe ne te njejten kohe te sqarohet e verteta e divizionit Skanderbeg,e ndoshta tani eshte momenti,se hekuri rrieht sa eshet i nxehte

  8. Eshte fakt i pamuhueshem dot nga askush (nga Andy Bushati nuk mundet dot jo e jo) se Nacional-socialistet e Rajhut te Trete kishin parimin baze – Nje Komb, nje Shtet, nje Lider dhe njihnin vendet me baze etnie.
    Pra ato njihnin apriori ate qe thuhet Shqiperia Etnike ku brenda te ishin te gjithe trojet shqipfolese.
    Kush eshte pra Kolaboracionist, ai qe mbron tezen e Shqiperise ETNIKE, apo ata qe akoma thone ate artikulim qe perdorin armiqte shekullore te shqiptareve (Serbet) pra – Shqiperi e Madhe!?

  9. Bushat! fatkeqesia jote eshte se ke kulture historie te deformuar nga historia propogandistike komuniste dhe me keqja eshte aroganca jote, qe injorancen tende historike ta shtrosh per provokim nder shqiptaret. Te vertetat qe ti shkruan jane çerek te verteta ndersa propoganda jote historike komuniste eshte 125% e genjeshter. Ne histori kane vlere dokumenti e fakti dhe jo genjeshtrat. Shqiptaret qe ti i quan kolaboricionist nuk ishin bashkepuntor te gjermaneve por shfrytezuan pushtuesit italo-gjerman qe te arinin qellimin e tyre kombetar bashkimin e shqiptareve ne nje shtet te vetem, dhe pjeserisht ja arriten, kurre shqiptaret nuk i kane perdor simbolet naziste, na trego nje dokument, nuk eshte e vertete qe Xhafer Deva ka themeluar Divizionin Skanderbeg, s’kishte as mundesite e as mjetet, genjen! Divizjonin Skanderbeg qe u perpoqen gjermanet ta formonin per qellimet e tyre, te cilet ata e pranojne qe deshtuan, shqiptaret e shfrytezuan per tu perballur me dhunen e pashoq te partizaneve komunist serb e shqiptar. Lidhja e Prizerenit e Dyta ishte nje organizim i shqiptareve per te perballuar masakrat, serbe-malazese-maqedonase ndaj shqiptareve, flitet mbi 60,000 te vrare shqiptare nga sllavet komuniste, “gjaku don gjak dhe terrori terror”, eshte artikulli i gazetes Tomori i Shkurtit 1944 dhe jo citim i Xhafer Deves, 4 shkurti 1944 eshte nje reagim i dhunshem ndaj dhunes komuniste, dhunen qe ju komunistet e perdoret per 50 vjet ne Shqiperi. Shqiptaret s’kane arsye te krenohen per dhunen, por ju komunistet shqiptar dhunen e keni pjese e instiktit tuaj barbar. Bushat nuk je gazetar je pjese e se keqes e gazetarise sone, qe e keni shitur nderin e moralin tuaj! Gazetaret e keqinj janë veçanërisht të dukshme në botën e gazetarisë e cila ju siguron një tokë pjellore për prodhimin e mashtrimeve. Detyra e tyre është dezinformimi i realitetit të shoqërisë sonë e për ta kjo është jetike. “Ata” janë shumë të dukshëm në këtë shoqëri gjysëm e qytetëruar, e cila është e prirur të besojnë dezinformatat, e “ata” nuk përtojnë tu tregojnë atyre atë që ata duan të dëgjojnë por nuk harojnë të jenë kundër me gjithshka e marin kënaqësi dhe krenari të madhe në të menduarit ndryshe. “Ata” janë kundërshtues të ashpër te arsyes se shendoshe që veprojë pa u lodhur si mizat, vetëemërohen, mendimtarë, filozof, historian, parashikus ngjarjesh, mirësjedhje nuk është preferenca e tyre. “Ata” paguhen dhe e kanë për detyrë të dëmtojnë një komunitet të caktuar duke përshkruar vetëm tema negative e genjeshtra e qëllimi i tyre është që komunitetet të dalin nga shinat, të devijohen ose ma mirë të shkatarohen. ‘Ata” ne thelb krijojnë një mjedis armiqësor, jo të shëndetshëm, minojnë respektin dhe besimin reciprok të njerëzve, ata krijojnë një atmosferë mosbesimi e keqdashje. Askush nuk ndihet rehat në përballjen me ta, sepse askush nuk është i sigurt se sa larg do të shkonin “ata” shkërdhatat në aftësinë e tyre kanceroze që hajnë çdo gjë legjitime te kesaj shoqërie.

  10. Me vjen mire qe Lapsi u distancua nga Deva.
    Deva nje terrorist qe nuk i dhimbej gjaku i shqiptareve.Per bythen e tioj beri 845 pushkatime ne njerez te pafajshem .
    Deva eshte daja i I,Rugoves.????

  11. Ironia eshte se flet per kriminele nipi i Hysni Kapos, nje nga “kapot” kryesor te kupoles kimoniste. Xhafer Deva eshte nje nga nacionalistet me te shquar Shqiptar qe vuri gjithcka ne sherbim te atdheut. Ato peralla me masakren e 4 Shkurtit do ja ket tregu gjyshi Bushatit. Xhafer Deva beri cfare mundi te ruante Shqiperine etnike, kur gjyshi i Bushatit e komunistet e tjere shin vegla te Serbeve.

  12. Shkurt, ne lidhje me kolaboracionistet dhe kolaboracionizmin.
    Ne Shqiperi nuk ka patur kolaboracionizem dhe kolaboracioniste te mirefillte. Me perkufizim , kolaboracinist do te thote “te bashkepunosh apo te besh avokatine e ARMIKUT”; e shkruajta me germa kapitale fjalen e fundit sepse ketu eshte pika e keqkuptimeve te gjithanshme.
    Ky term, tek ne shqiptaret, eshte i importuar nga jashte, nepermjet internacionalizmit proletar nga Lindja dhe nacionalizmit te disa vendeve te medha europiane nga Perendimi; pra nga dy burime shume te ndryshme, ne thelb, nga njeri-tjetri.
    Keshtu, bie fjala, per sovjetiket nga njera ane dhe francezet nga ana tjeter, etiketimi kolaboracionist per ata qe bashkepunonin me gjermanet, merr kuptimin e plote.
    Ne Shqiperi dhe vende si yni, por sidomos ne Shqiperi, ky etiketim eshte shume problematik; megjithate , per te majtet shqiptaret, zanafilla e bindjeve te te cileve nis pikerisht edhe me perftimin e ketij termi, kjo eshte nje gje e padiskutueshme dhe ky mendoj qe eshte nje problem i tyre.
    Pervec “cenit” te importimit nga jashte, termi kolaboracionist apo kolaboracionizem ka edhe nje cen tjeter: si gjermanet ashtu edhe italianet me pare tyre, jo vetem me propagande, por praktikisht bene realitet, edhe pse pjeserisht, ate per te cilen shqiptaret kishin me shume se gjysemshekulli qe po e vajtonin: bashkimin me trojet e lena jashte kufirit shteteror.
    Italianet ( se gjermanet ishin nje periudhe shume te shkurter kohe) ishin pushtues, padyshim, por nje pushtues i tille, qe per 4 vite ndertoi aq rruge ne Shqiperi, sa nuk ishin ndertuar ne 500 vite sundim otoman. Pergjate po ketyre 4 viteve, qindra mesues nga Shqiperia hapen shkolla shqiper jashte kufijve ne Kosove dhe Maqedoni, gje e cila do te rezultonte mjaft efektive per vitete erreta mepas nga represioni i regjimit sllavo-komunist, vecanerisht armiqsor ndaj gjuhes dhe shkolles shqipe.
    Ka edhe te tjera, por vetem kaq do t’i mjaftonin nje mendjeje racionale, te vinte ne dyshim termin kolaboracionist apo kolaboracionizem ne kontekstin shqiptar.
    Perfytyroni nje moment, sikur kete term, ta perdorte dikush per kohen e luftes se pare boterore, vetem 20 vite para kesaj te dytes (kolaboracioniste)…
    Atebote patriotet shqiptare bene bashkepunime nga me spektakolaret me pushtuesit e ndryshem qe kalonin apo instaloheshin ne Shqiperi.
    Askujt nuk i shkon ne mendje t’i etiketoje si kolaboracionist; perkundrazi, qendrimet e tyre i justifikojne me qellimin madhor te interesit kombetar.
    Njezet vite me pas ndodh e njejta gje por, me ndryshimin e madh: ata qe u bene me njeren pale shpallen tradhetar, bashkepunetore te armiqve te Shqiperise … kolaboracioniste!
    Justifikimi i meparshem , ai i interesit madhor kombetar, nuk ka me vlere per etiketuesit; ketij te fundit ia ka zene vendin internacionalizmi proletar…!!!
    Gjithcka behet perverse, kur si argument, ne menyre hileqare natyrisht, sillet edhe perdorimi i ketij termi nga perendimoret ( e shihni pra, thone hileqaret, nuk eshte import sovjetik!). Megjithate, edhe pse hileqare, nuk tregohen edhe aq te mencur, sepse europianoperendimoret e perdorin termin ne kontekstin nacionalist, qe i bie krejt i kundert me cka e perdorin internacionalistet.

  13. Ku kane vuajtur me fort shqiptaret,
    nen ate epoke Nazizmi 2 vjet…
    …apo nen 3 breza Kermanizmi,
    te ndare e te copetuar perjet?

  14. Po me cudit o Bushat! Mit’hat Frasheri, nje nga figurat me te shkelqyera dhe pa frike intelektuali me patriot shqiptar, kolaboracionist I provuar? Ku, si dhe kush e provoi?

  15. Shqipëria u krijua si shtet i pavarur nga Austria, Italia e Gjermania, përkundër qëndrimeve ruse, Angleze, franceze, që mbështesnin Serbinë.

    Në Luftën e Dytë Botërore ishte e natyrshme që elita shqiptare të rreshtohej në krah të atyre që kishin kontribuar në formimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar.

    Llumi i kombit, injorantët që nuk e njihnin historinë dhe disa idealistë u reshtuan në krah të grupimit antishqiptar sllavo-ortodoks.

    Esat Pashë Toptani cilësohet nga e majta dhe nga e djathta, përfshirë edhe Sali Berishën si tradhëtar, për një bashkëpunim shumë më tepër teknik, ushtarak se politik por,pa pasoja as politike e as ndonjë lloji tjetër.

    Enver Hoxhën që bashkëpunimi rezultoi me vrasjen e mijëra shqiptarëve të Kosovës nga Serbia, askush nuk e quan jo vetëm colaboracionist, por mburren se kanë luftuar në krah të aleatëve me një ushtri të krijuar afër 1 vit para se gjermanët të largohen nga Shqipëria.

  16. Shërbimi Sekret Ushtarak Britanik i ka përgjuar veprimet e nacistëve gjermanë në lidhje me formimin dhe operacionet e Divizionit Skenderbeg. Sot, në arkivin britanik ekziston një dosje voluminoze e kësaj pune. Por, nuk është shënuar asnjë veprim i këtij divizioni për qëllimin që ishte formuar.
    Në fotografinë e parë të postuar këtu (Document Top Secret), të datës 12. 5. 1944, bëhet me dije për një udhëtim të Xhafer Devës dhe Ago Agait, të cilët kthehen nga Gjermania me aeroplan përmes Beogradit. Po aty thuhet se njësitë shqiptare janë duke dështuar kundër komunistëve. [Pason teksti i cili për përgjuesit ka qenë i palexueshëm]. Por, fjalia e fundit është e qartë : ‘Në këto rrethana, prospekti i veprimeve të [Divizionit] Skenderbeg është zero.’
    Në dokumentin e dytë zyrtari gjerman në Tiranë, me siguri udhëheqës i shërbimit sekret nacist, flet për një milici të armatosur e cila e ka ndihmuar Divizionin Skenderbeg. Kur kjo njësi është bombarduar nga aeroplanët britanikë, të armatosurit i kanë hedhur armët dhe kanë ikur në mal. Në pasusin e dytë, zyrtari gjerman ankohet në Berlin për shkak se fondet që i janë dërguar atij, janë të pamjaftueshme. Ai kërkon që Kaltenbrunner (ministri i brendshëm gjerman) të dërgoj më shumë para në Tiranë . Këto para janë të dedikuara për ryshfete. Dmth zyrtari gjerman thot se qeveria e Shqipërisë, gjegjësisht gjandarmëria dhe zyrtarët tjerë, kërkojnë ryshfete nëse gjermanët dëshirojnë ta kryejnë ndonjë punë përmes tyre.
    Ky dokument nuk flet vetëm për korrupcion. Është dokument që bënë me dije se qeveria shqiptare e asaj kohe, e kryesuar nga Rexhep Mitrovica, nuk ka qenë e themeluar e as e kontrolluar nga gjermanët. Sikur të ishte e tillë , nuk do të kishte nevojë për ryshfete.
    Në fakt, shqiptarët, ndoshta të vetmit në Evropë, as që kanë patur lëvizje fashiste. Por, gjërat kanë ndryshuar pas luftës kur historia e shtetit komunist i ka shpallur fashistë apo bashkëpunëtorë të fashizmit të gjithë ata që nuk ishin komunistë apo që edhe ishin komunistë, por nuk u pajtuan me sistemin e vendosur në Shqipëri pas viti 1945.
    Qeveria e Rexhep Mitrovicës, ku Xhafer Deva ishte ministër i brendshëm, nuk ka bërë asnjë veprim fashist, siç kanë bërë të gjitha qeveritë evropiane në shfarosjen e hebrenjëve. Kjo qeveri nuk e ka bërë as ‘masakrën’ për të cilën akuzohet kinse ka ekzekutuar qindra anti fashistë.
    Qeveria e Rexhep Mitrovicës ka qenë ndër qeveritë me njerëz të arsimuar dhe patriotë. Shumica e anëtarëve të kësaj qeverie kanë studjuar në Austri ose Gjermani. Por, Rexhep Mitrovica, së bashku me grupin që u morën vesh, e ka luajtur rolin e domosdoshëm. Ky grup i intelektualëve, menjëherë pas kapitulimit të Italisë dhe rënies së qeverisë së atë hershme shqiptare, ka treguar pjekuri duke e zbatuar parimin themelor politik, i cili thotë se vendi nuk guxon të mbetet pa qeveri asnjë sekond; çfarëdo që është një qeveri, është më e mirë se ajo që nuk ekziston.
    Qeveria e Rexhep Mitrovicës dhe Xhafer Deva mund të akuzohen ndoshta për përzënien e serbëve. Kështu së paku thotë historia e Serbisë . Dhe, sot të gjitha akuzat për qeveritë e shqiptarëve gjatë luftës, kur qenë bashkuar pjesërisht trojet shqiptare, kanë origjinë në Serbi. Askund tjetër. Asnjë nga anëtarët e këtyre qeverive nuk kanë qenë kurrë të akuzuar nga askush, pos Beogradit dhe Tiranës komuniste, për krime të luftës apo për ndonjë lloj tradhëtie. Kjo është për shkak se nuk kishte baza për akuza.
    Por, një gjë duhet mbajtur në mend. Këto qeveri kanë kontribuar shumë në aspektin kombëtar. Pa këto qeveri nacionalizmi shqiptar jashtë Shqipërisë me siguri do të vdiste pas Luftës së Dytë Botërore. Këto qeveri e mbollën patriotizmin te shqiptarët. Këto qeveri e bindën shqiptarin e pashkolluar të Kosovës se mund të krijojnë shtet me adminstratë dhe forca të armatosura shqiptare. Këto qeveri kanë dështuar, por pas vetes kanë lënë idenë patriotike.
    Shumë grekë që gjatë luftës ishin fashistë të tërbuar, sot janë heronj të respektuar në Greqi. A ka protestuar ambasadori gjerman për renovimet që i bëhën shtëpisë se Ivo Andrićit më shumë se shpesh? Njeriut që e shkroi ABC-në më të përsosur për zhdukjen e shqiptarëve dhe shtetit të tyre.
    A ka protestuar ambasadori gjerman për rehabilitimin e kriminelit të luftës dhe bashkëpunëtorit fashist, Draža Mihailovićit? Natyrisht që jo. As që duhet se nuk është punë e tij se çfarë objekte renovojnë shtetasit e vendit në të cilin ai është dërguar përfaqësues. Por, pse ky ambasador për Kosovën nuk e merr të njejtin që ndrim që ka edhe për Serbinë ose Greqinë?

    1. XHAFER Deva paska qene Orwell dhe Orakull. Ta dinte ne ate kohe se cfare Jane komunistat kjo eshte gjeniale. XHAFER Deva ka vetem nje te mete: Nuk ju a beri komunisteve ate qe ata meritonin. Ate qe gjerman e bene ne lufte, te pakten ne Shqiperia, komunistat 10 fish e bene ne paqe.

  17. O Bushat të du shumë, por ky shkrim është njollë e erët në biografinë tënde si gazetar i respektuar.
    Opinionet tua nuk janë fakte.

    Merru me problemet e politikës së sotme dhe aktualitetin dhe problemet e historisë lejua historianëve.

    1. Po te kishte dominuar Xhafer Deva dhe Mid’hat Frasheri…
      Do ishim ndryshe sot.
      Por kemi dobichet dhe kelyshet e bolshevizmit

  18. ca flisni mer ju qifsha robt ….Xhafer Deva urdheroi pushkatimin e 84 qytetarve Tirans ne 4 shkurt 1944(Midis tyre dhe stergjyshi im) Krijoi divizionin SSSkanderbeg i cili u shpartallua pa lufte po shiten armet dhe uniformat dhe iken ne shtepi se nuk qene per lufte Kopilet e bashkepuntorve te fashizmit dhe nazizmit sot komentoje pro Xhafer Deves Jam i sigurt qe ky projekt per reabilitimin e shtepise tij do anulohet

    1. Na thuaj emrin e sterghyshit dhe 84 te pushkatuarve se po kerkojme tash 30 vjet dhe i kemi kerkuar edhe 50 vjet para.Dhe sinqersisht ti nderojme

      1. Ishin mbledh shqiptarët në new york
        Dhe do ti jepnin xhafer deves një dekoratë që kishte luftu kundër komunizmit
        Xhaferri u kishte thënë jepjani Enver hoxhës se ai ka bërë me shume komunistë se unë .

    2. O idiot KURRË, nuk janë renditur emrat e atyre 84 të vrarëve në 4 shkurt 1944, sipas propogandës komuniste.

  19. Si e parashikuan fundin politik të njërit-tjetrit Meta dhe Berisha, njëri si aksioner pularie, tjetri prapa hekurave për krime të rënda

  20. Bravo Bushat ja bere fora!
    Vecse nuk kuptoj cfare llogjike jotja bashkon nje drejtesi si ky artikull sot me qendrimin tend anti PiS dhe proBerish

  21. Vini re qëndrimet kontradiktore të Andi Bushatit.
    Ai e ka treguar hapur urrejtjen e tij ndaj të parës parti opozitare me ish Partinë e punës, partitnë demokratike, e liderin e saj Sali Berisha
    Deri para disa muajsh Berisha vazhdonte të ishte për te, “armiku i popullit” shqiptar pasi ai mbështeste “imperializmin anglo-amerikan”
    Sapo Berisha u bë non-grata nga SHBA dhe doli si kundërshtar i qeverisë amerikane, Bushati i del në mbrojtje e sulmon aleatin e Amerikës, Bashën.
    Të mos harjmë gjithashtu se sa ishte në opozitë Rama e ishte kundër SHBA, për Bushatin ai ishte lideri më i përshtatshëm për Shqipërinë.
    Sapo ai pranoi kërkesën e SHBA për të sjellë në Shqipëri armët kimike të Sirisë, e doli me politika ekonomike në dukje të djathta, Rama u bë për Bushatin armiku numër dy..
    Tani edhe i preferuari i tij, majtisti i deklaruar kosovar Kurti, na qenka bërë armik pasi paskej pranuar që për Xhafer Devën të rishikohet e vërteta historike. ashtu siç u rishikua edhe propoganda denigruese për shqiptarin e madh intelektual e patriot,birin e Abdyl Frashërit, Mithat Frashërin.
    Le ti lemë mënjanë të gjitha të vërtetat historike të masakruara nga propoganda komuniste.
    Është një fakt tronditës që akoma edhe sot në Shqipëri nuk ju dihen varret e 6 mijë viktimave të diktaturës enveriste proserbe, ruse e kineze
    Çfarë përfitoi Shqipëria nga ky “kolaboracionizëm” gati prej 5 dekadash ?
    Si nip i Hysni Kapos, a nuk do të duhej që për mea culpa të ngrinte zërin që qeveritë shqiptare të bëjnë çmos për gjetjen e eshtrave të tyre, që familjarët ti varrosnin e të nderonin kujtimin e tyre n[ vend që të vazhdojë me propogandat komuniste për “armiqtë e kllasës” e imperializmin angko-amerikan ?

  22. Kolaboracionistet e Shqiperise jane Enver Hoxha e tok me te nder te tjeret edhe Hysni Kapo qe per 47 vjet bene mbi shqiptaret ate poshtersi qe nuk ja kane bere asnje okupator ne qindra vite –
    – Vrane shqiptare ne kufi pas shpine se donin te jetonin ne Europe!
    Enver Hoxha e Hysni Kapo nder ata qe e pasonin, lepiu bythen e Jugosllaveve e kur u lodh me ta, vazhdoi bythlepirjen e Sovjetikeve per ta mbyllur me bythlepirjen e Aziatikeve kineze.
    Ka pra me KOLABORACIONIST se Enver Hoxha me Hysni Kapot e tij o Andi Bushati?

    1. Megjithate XHAFER Deda dhe gjerman et qene lule para asaj qe bene komunistat, Ta dinin partizan et se cfare do Benin komunistat per 50 vjet, ju tregoj Une a do kishte Dale njeri ne mal.

  23. Presidenti Ilir Meta, i akuzuar nga aleati i tij Sali Berisha dhe faktorë të tjerë politikë si një nga pushtetarët më abuzues dhe të pasur në Shqipëri, në letra sot rezulton pronar vetëm i 1/4 të një apartamenti 2 plus 1, privatizuar në vitet ’90. Kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2003, Meta ka deklaruar pikërisht 25 % të këtij apartamenti dhe 50 % të një vile në Golem, blerë sipas tij për 60 mijë USD. Gati dy dekada më vonë, Meta ka në emrin e tij vetëm 25 % të kësaj banese.

  24. Ilir Meta nuk është aq i mençur sa duhet ta bënin marrëzitë e tij, dhe nuk është aq trim, sa të jetë shëmbylltyra e një skraparlliu të vendosur. Pak vetë, vetëm budallenjtë e mëdhenj mund të besojnë se pas veprimeve të Kryemadhit, ta zëmë për djegien e mandateve, nuk ka qëndruar edhe presidenti në detyrë, e po ashtu, vetëm budallenjtë nuk mund ta dinë se pas presionit të Metës për të kollofitur me bllok, nuk është edhe grykësia e Monika Kryemadhit.

    Vetëm marrokët e pashoq mund të besojnë se Berisha nuk e dinte se çfarë po ndodhte në Gërdec, e, po të njëjtët e kanë të pamundur të besojnë se kryefamiljarja e Berishajve kishte aq guxim të llokoçiste broçkulla në mbrojtje të Gërdecit, sa të mos e dinte as kunatin e saj se ku ishte në fabrikën e vdekjes.

  25. C’far ke me kolaboracionistet o Bushat, ata ndoshta e mendojshin me sinqeritet se Gjermania e Hitlerit do ju jepte Kosoven! Problemi jene tradhetaret e sotem rrama hashimi haxhiu b llulliqe e bejne trdhetine hapur e ne si shqiptare i lejme te puneojne per çberjen e kombit tone, Ky eshte problem, jo historite vjetra 70-80 vjeçare te me remi me te sotmen qe po na digjet e shketerrohet e ardhmja e femijeve tane nen syte tane! A mund te bejm ndonje gje per Shqiperine, jo te meremi ,no hajduti jo llulli jo Berisha, por te dale ndonjeri te udheheqe shqiptaret te gjitha treve, vetevetiu keta qe permenda do te harrohen e aneksohen!!

  26. Me Falni Por isha duke shkruar asaj Z.Gramon ne Brüssel per Kritikat e saj per Xhafer Dedaj se kinse ka be krime Kunder shtetasve israelit ne luften e 2 Bot.. Po Kur e pash ket qka ka shkruar Bushati jam ne shok eshte nje TURP per kombin tone ku asnje gazetarë se pari Historin e Kombit Shqiptar nuk e di ore me Qfar ftyre del BUSHATI ne opinion Kur Kritika e Serbis eshte e njejta me te BUSHATIT Kunder Nje HERO si ishte Xhafer Dedaj eshte nje tmerr ne qfar niveli ka ra Media Shqiptare shih ne Kosovë qfar fyerjesh e ofendimesh linqime shpifje te turpshme kunder Presidentes dhe Qeveris vetum per nje arsye se Qeveria Kurti nuk paguan gazetar ose Media qe per nje lek zbatojne qdo urdher e Albin Kurti Ju ka ndal rrogat e flliqura. Por ANDI BUSHATI me ka befasuar isha i sigurt se Bushati ka pak ma shum Dije Por me ket e ka Prish te shum mbeshtetes te vet si ta shikoj ose degjojë z.Bushati kur e di qfar ka fol per Xhafer Dedaj nje pyetje per Portalin dhe Bushati. Si ka mundesi qe z.Dedaj u pranua ne USA azilkerkues dhe vetum ta kushit. Hulumtuar pak njeri ka punuar deri ne Fund si Professor ne nje UNI Israelit ANDI BUSHATI e pres si nje mbeshtetes dhe deri sot me shum qef kam degjuar opinion Tend dhe per ket e pres nga TI ANDI BUSHATI nje kerkim Falje se pari kombit Shqiptar Mandej shum e rendsishme Kerkim falje ne Media para Opinionit per Qeverin e Albin Kurtit Nese nuk e Ben ket veprim skam rruge tjeter jashta se te futi ne nje shkall si beogradin kerkim falje per Qeverin Kurti eshte nje akt i turpshem nga ky. Portal i. BUSHATIT Ju lutem veproni per Shqiptar e Jo Kunder me shpifje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *