• |
ide | kryesore

BE dhe UNDP tërhiqen nga restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, ministri Çeku jo

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



BE dhe UNDP janë tërhequr nga projekti për restaurimin e Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë si dhe kanë kërkuar falje për çfarëdo “ofendimi të paqëllimshëm”.

Shkak u bënë reagimet e forta kundër iniciativës së ministrisë së Kulturës së Kosovës për të restauruar shtëpinë në Mitrovicë të ish-ministrit të qeverisë kuislinge të Tiranës gjatë pushtimit nazist.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Zyra e BE-së në Kosovë bën të ditur se ka ndjekur me kujdes shqetësimet pas vendimit të shtëpisë së Devës me pretendimin se ishte një ndër themeluesit e organizatës së njohur me emrin “Lidhja e Dytë e Prizrenit”.

“UNDP dhe BE i kanë përcjellë me vëmendje shqetësimet pas njoftimit për restaurimin e një lokacioni të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë që lidhet me pronarin e mëparshëm Xhafer Deva, e kaluara e të cilit si bashkëpunëtor i nazistëve është komentuar shumë gjatë ditëve të fundit. Synimi i projektit ka qenë gjithmonë të bashkojë komunitetet dhe të kontribuojë në kohezionin social duke përdorur trashëgiminë kulturore si instrument për dialog ndërkomunitar dhe duke rivendosur trashëgiminë kulturore në shfrytëzim të komuniteteve. UNDP dhe Bashkimi Evropian shprehin keqardhje të sinqerte për çdo ofendim të paqëllimshëm të shkaktuar permes njoftimit për fillimin e punimeve por duke mos e cekur sfondin historik të Xhafer Devës”, – thotë Zyra e BE-së për Gazetën Express.

Në një reagim të bërë nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku thuhet se Kosova nuk rehabiliton figura historike siç bën Serbia duke këmbëngulur në restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës. E vështirë të ndahet personi nga posti që ka mbajtur për më tepër që Deva ka qenë një nga personat që urdhroi masakrën e Tiranës në prill të 1944 ku u vranë 84 qytetarë të pafajshëm. Megjithatë ministri Çeku këmbëngul për ta vijuar projektin dhe thotë se zhurma e nisur e ka fillin në Serbi. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Përplasje për rehabilitimin e kolaboracionistit Xhafer Deva në Kosovë

Rehabilitimi i kolaboracionistëve, njollë turpi për qeverinë Kurti



3 Comments

  1. Epo kur flet edhe nipi i Hysni Kapos per krime. Vetem nje gje nuk i falet Xhafer Deves dhe nacionalisteve te tjere Shqiptare. Duhet te kishin shfarosur faren e ndyre te komunisteve. U treguan shume syleshe karshi sherbetoreve te Serbeve e Ruseve. Mendonin se meqe ishin nje gjak me ata gjakprishur nuk mund te beheshin ato masakra e mizori te hordhive barbare e te egra te fshatareve e horrrave gjakatare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *