• |
ide | kryesore

Dënohet me 6 vite burg i riu që përdhunoi dhe përndoqi të miturën në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



I arrestuar në nëntor të vitit 2019 pas denoncimit nga një vajzë e mitur se ai kishte abuzuar me të dhe po ashtu e kërcënonte vazhdimisht për të vazhduar lidhjen, Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 6 vite burg Ervis Gjecin. Gjykata e Kurbinit e dënoi me 9 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjecit iu ul 1/3 e dënimit.  Pas këtij vendimi, Gjeci apeloi vendimin duke pretenduar se është i pafajshëm, por Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit. Ai u shpall fajtor për veprat penale “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *