• |
ide | kryesore

Hetimi i plusvalencave përfshin Interin: në total janë 62 transferime të dyshuara në tre vitet e fundit

-Instant, Sport



Financuesit e njësisë së policisë ekonomiko-financiare të ‘Guardia di Finanza’ të Milanos, të deleguar nga Prokuroria Publike milaneze që po heton edhe fitimet kapitale të Interit, sot në mëngjes morën në zyrat e Covisoc raportin për 62 operacione të dyshimta, mes 2019 dhe 2021, që përfshijnë transferimin e lojtarëve nga disa skuadra italiane, duke përfshirë atë zikaltër, Juventusin dhe Napolin.

Relacioni i Covisoc do të merret dhe do të përfundojë në procedimin e hetimit, të zhvilluar nga zv.prokurori Maurizio Romanelli dhe nga prokurori Giovanni Polizzi për hipotezën e kontabilitetit të rremë. Në veçanti, në shënjestër të prokurorëve italianë janë të paktën kontratat e 10 lojtarëve. Mes tyre, operacioni që përfshin portierin rumun Ionut Radu dhe sulmuesin Andrea Pinamonti. Në kuadër të të njëjtit hetim, zyrat e Interit dhe Lega Calcio u kontrolluan më 21 dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *