• |
ide | kryesore

Juventus humbet Chiellinin për Champions: dëmtimi në pulpë e mban tre/katër javë larg fushave

-Instant, Sport



“Dëmtimi i shkallës së ulët të muskulaturës së thellë të pulpës së majtë”: ky është rezultati i analizave që Giorgio Chiellini iu nënshtrua sot. Me pak fjalë, mund të kishte shkuar më keq, por gjithsesi bëhet fjalë për një dëmtim, një këputje të fibrave muskulore në një sektor shumë delikat: për këtë arsye, edhe pse nuk janë specifikuar periudhat e rikuperimit, vështirë se mbrojtësi i Juventusit do të kthehet në fushë në më pak se tre/katër javë. Kjo do të thotë se Max Allegri do të duhet të bëjë pa të jo vetëm në Kupën e Italisë kundër Sassuolos, por edhe në ndeshjet e kampionatit me Atalantën dhe me Torinon dhe më pas në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Villarreal.

Chiellini doli nga fusha në minutën e 75 në ndeshjen kundër Veronës pasi ndjeu problemin në pulpë, një muskul shumë delikat në vetvete edhe për shkak të disa dëmtimeve ndër vite për mbrojtësin e Juventusit, i cili tashmë do të fillojë trajtimet e rikuperimit të cilat në këto raste, normalisht, zgjasin rreth 20/25 ditë, duke qenë një dëmtim i shkallës së ulët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *