• |
ide | kryesore

Kate Winslet: Këshilla e Leonardo DiCaprio më ndryshoi jetën

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Kate Winslet ka folur së fundmi për miqësinë e saj  me Leonardo DiCaprio.

Në një intervistë me Oprah Winfrey, Winslet zbuloi këshillën që i dha aktori gjatë xhirimeve të filmit ‘Titanic’ .”Është shumë e rëndësishme që të kesh figurën që ke. Kur e pyeta se çfarë donte të thoshte me këtë, ai më tha se ka shumë gra besojnë se e vetmja mënyrë për të qenë të suksesshme, për të qenë të dashur dhe të bukur është të jesh e dobët. Dhe  la të kuptohej se kjo ishte e gabuar”, rrëfeu aktorja. Gjithashtu ajo tregoi se nominimi i saj për Oscar për rolin e saj në film e bëri të kuptonte se ajo mund të arrijë gjëra të mëdha si aktore pa qenë e dobët apo e uritur. Kate ka deklaruar më parë se ngacmohej për shkak të peshës së saj. Kur ishte më e vogël, e tallnin për pasionin e saj për aktrimin, duke i thënë se do të merrte vetëm rolet e “vajzës së shëndoshë”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *