• |
ide | kryesore

Konfliktet e polemikat e Shkodrës mbyllen në favor të Dukës: Lazër Matija zgjidhet kryetar i ri i SHRF Shkodër

-Instant, F1, Sport, Video



“Është një moment i veçantë për mua dhe futbollin në rajonin e Shkodrës duke qënë se sot u zhvilluan zgjedhjet. Shoqatat më zgjodhën mua si Kryetar të ri dhe do punoj e kontribuoj për ta rrit cilësinë e futbollit në shoqatën tonë, për ta bërë një shoqatë model ashtu siç i takon djepit të futbollit shqiptar”. Kështu deklaroi Lazër Matija i zgjedhur në krye të Shoqatës Rajonale të futbollit Shkodër, në përfundim të punimeve të Asamblesë që nuk mund ti shpëtonte konflikteve e polemikave.

Pika kryesore ishte zgjedhja e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, ku ishin dy propozime, Kujtim Shaba dhe Lazer Matija. Matija u zgjodh kryetari i ri i SHRF Shkodër duke pasuar Armando Cungun. Në raundin e parë Matija mori 14 vota përballë 9 votave për z.Shaba, ndërkohë që në raundin e dytë Matija mori 15 vota dhe Kujtim Shaba 8 vota: “Dua të falenderoj të gjitha shoqatat që më propozuan dhe më votuan por edhe ata që votuan për kandidatin tjetër. Ne do të punojmë të gjithë sëbahku që të rrisim cilësinë e futbollit në shoqatën tonë. Mendoj se ishte nje proces shumë i mirë, një proces transparent, zgjedhjet më demokratike që mund të zhvilloheshin ashtu siç i shkon Shkodrës, me transparencë dhe mirëkuptim. Edhe kundërshtari im e pranoi rezultatin dhe mendoj se kjo është fitorja më e madhe: pranimi i rezultatit nga të gjitha palët”, përfundoi Matija.

Në Asamblen e sotme u propozua për President, Armand Duka, ndërkohë që për anëtar Komiteti Ekekutiv u propozua Fatbardh Jera.

https://youtu.be/MFYXiB4HUuE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *