• |
ide | kryesore

Putin paralajmëron se mund të shpërthejë luftë bërthamore nëse Ukraina i bashkohet NATO-s

-Instant, Arkiva, Planet



Vladimir Putin ka paralajmëruar se një luftë bërthamore mund të shpërthejë nëse Ukraina bashkohet me NATO-n dhe akuzoi Perëndimin për mospërfillje të plotë të shqetësimeve të tyre, disa orë pas bisedimeve me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Moskë.

Putini tha se donte të ‘theksonte edhe një herë’ se “nëse Ukraina bashkohet me NATO-n, vendet evropiane do të tërhiqen automatikisht në një konflikt lufte me Rusinë”.

LEXO EDHE:
VIDEO/ Shihni një të paralizuar të ecë përsëri falë studimit të ri të palcës kurrizore

Ai tha se shtetet “nuk do të kenë kohë as të mbyllin sytë” përpara se të thirren në nenin 5 të NATO-s, i cili kërkon mbrojtje kolektive të anëtarëve.

Putin tha gjithashtu se e pranon se fuqia ushtarake e Moskës ishte ‘e pakrahasueshme’ me NATO-n, por paralajmëroi se Rusia ‘është një nga shtetet kryesore bërthamore’ dhe se nuk do të kishte ‘fitues’ në një luftë të nxehtë, raportoi Kommersant, shkruan Dailymail.

Putini ka shpenzuar muaj duke grumbulluar rreth 135 mijë trupa të mbështetur nga tanke dhe artileri në kufijtë e Ukrainës, duke shkaktuar paralajmërime të përsëritura nga Uashingtoni se ai do të pushtojë.

Kjo vjen pasi u zbulua se ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk e ka plan të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut që do të mbahet më 18-20 shkurt.



1 Comment

  1. Ky legeni luan bllofin! Eshte hajduti me i pasur ne bote: Per te nisur nje lufte ai e di qe ato para qe ka vjedhur nuk do i gezoje, keshtu qe kercenimet e tija jane thjeshte per tu dukur si udhehqes i forte, qe te fitoje sa me shme perkrahes ne Rusi, Legen diktator qe kerkon te beje ligjin ne bote! Po e kruan si Gedafi edhe ky ! Do thote ndonjeri ; o po prit o vella se ky ka arme berthamore, por edhe te tjeret do i perdorin nese ky i perdor, dhe te tjert bashke kane me shume se ai! Kur Kim Jong kercenoi ameriken tha: Majfton te shtyp nje buton dhe te zhduk nje qyete amerikan; Tramp ju pergjigj; une e kam me te madh butonin se ty. pas kesaj kimi i thirri mendjes, e nuk kercenoi me!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *