• |
ide | kryesore

Rikthehet bora/ Mbyllet Rruga e Arbrit, pa probleme Qafë Thana

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti është përkeqësuar pothuajse ne te gjithë territorin shqiptar, duke sjellë serish vështirësi ne akset rrugore. Prej pak orësh kanë nisur reshjet e borës në lartësinë mbi 900 metra mbi nivelin e detit në Qarkun e Dibrës. Kjo ka bërë që reshjet të paralizojnë qarkullimin e automjeteve drejt Tiranës  nëpërmjet rrugës së Arbrit. Trashësia e borës në bypassin e Murrizit ka arritur në 15 centimetra,  duke bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe të detyrojë autoritetet të bllokojnë hyrjen e automjeteve në fshatin Fshat në Klos dhe Bastar i Mesëm në Tiranë.

Ndonëse në rrugë janë mjetet borëpastruese për shkak të reshjeve të shumta që vazhdojnë pastrimi i menjëhershëm i rrugës është i pamundur. Ndërkohë, kanë filluar reshjet e dëborës edhe në Qafë Thanë. Po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës, dhe për momentin qarkullimi kryhet pa probleme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *