• |
ide | kryesore

Zapata fluturon në Finlandë: do të vizitohet nga “magjistari” i tendinave

-Instant, Sport



Atalanta vazhdon të jetë në ankth për shkak të dëmtimit të Duvan Zapatas. Ditën e sotme priteshin të reja në lidhje me problemin që e kishte detyruar sulmuesin të linte ndeshjen kundër Cagliarit pak minuta pas hyrjes në fushë, por klubi bergamask ka njoftuar se të mërkurën kolumbiani do të fluturojë drejt Finlandës për t’iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme. Ai do të vizitohet në klinikën në Turku të profesor Sakari Oravas, një prej mjekëve sportivë më të rëndësishëm në botë, i specializuar veçanërisht në kirurgjinë e tendinave.

Prandaj mendimi i Oravas do të jetë vendimtar: nëse operacioni është i nevojshëm, Zapata rrezikon një ndalesë prej rreth 4 muajsh. Kjo do të thotë, në fakt, deri në sezonin e ardhshëm. Një dëmtim i ngjashëm (shkëputje e tendinës së aduktorit) i kishte ndodhur edhe Bryan Cristantes në fund të vitit 2019 dhe në atë rast, duke ndjekur gjithmonë mendimin e finlandezit, ai kishte zgjedhur një terapi konservative, pa kirurgji, e cila lejoi që mesfushori i verdhekuqve të rikthehej në fushë pas rreth dy muaj e gjysmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *