• |
ide | kryesore

Bastoni rrezikon Liverpool në Champions: ndrydhje e kaviljes për mbrojtësin e Inter

-Instant, Sport



Lajmet që vijnë nga infermieria e Interit për gjendjen e Alessandro Bastonit, i cili u largua nga fusha me një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Romës, nuk janë aspak të mira. “Alessandro Bastoni iu nënshtrua testeve mëngjesin e sotëm, të cilat konfirmuan traumën e ndrydhjes në kaviljen e djathtë – thuhet në deklaratën e klubit zikaltër –. Lojtari do të rivlerësohet në ditët në vijim”. Për sa i përket kohërave të rikuperimit të qendërmbrojtësit, për momentin nuk ka indikacione të sakta, por lajmi i mirë është se në dëmtim nuk janë përfshirë ligamentet e artikulacionit.

Kavilja e Bastonit u përthye në momentin e impaktit me tokën, pas një kontrasti ajror me Zaniolon dhe shokët e tij të skuadrës kërkuan menjëherë zëvendësimin, duke lënë të kuptohet për një dëmtim mjaft të rëndë. I skualifikuar për dy javët e ardhshme të kampionatit nga Gjykatësi Sportiv, mbrojtësi zikaltër do të nisë menjëherë procesin e rehabilitimit dhe trajtimit me shpresën për të dalë në fushë pas shtatë ditësh në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Liverpool. Hipotezë që për momentin nuk mund të përjashtohet, por që është sigurisht shumë e vështirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *