• |
ide | kryesore

BE me qëllim të ri: Lider edhe në sektorin e çipave

-Instant, Arkiva, Planet
Kosova



Me European Chips Act ne duam ta bëjmë BE-në një lider industrial në këtë treg strategjik, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke paraqitur projektligjin për zhvillimin e kësaj industrie.

”Ne i kemi vendosur vetes synimin që të kemi 20% të pjesës globale të tregut të prodhimit të çipave këtu në Evropë brenda vitit 2030”, deklaroi Der Leyen.

”Aktualisht, prodhimi i çipave në Evropë është në kuotën 9%, por ne do të katërfishojmë përpjekjet tona”, shtoi ajo.

Pandemia Covid-19 do të kthente vëmendjen e botës tek prodhimi i çipave. Karantinat e imponuara rreth e qark globit shtuan kërkesën për pajisje elektronike, çka qartësoi dhe potencialin e kësaj industrie dhe domethënien e saj. Kontinenti aziatik momentalisht është lider në prodhimin e çipave dhe SHBA nuk mbetet mbrapa. Europa kërkon së fundmi të vendosë fokusin në këtë industri. Deklarata e numrit një të BE, Ursula von der Leyen e tregon më së miri këtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *