• |
ide | kryesore

Dëshmia e Ramës në këmbim të Vetingut/ Si po negociohet konsensusi PD-PS në kuvend

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Përulësia që tregoi Edi Rama për t’u paraqitur dëshmitar në Komisionin Hetimor për inceneratorët erdhi papritur. Afera “420 milion euro” çoi në burg Lefter Kokën dhe socialistët e evitojnë si temë.

Në hetime implikohet Rama dhe bashkëpuntorët e tij më të afërt, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj etj. Me përgjigjen pozitive që i dha ftesës për t’u paraqitur si dëshmitar, kryeministri ndryshoi 180 gradë në sjelljen me opozitën.

Prej vitesh nuk i përgjigjet deputetëve të PD-së në interpelanca. Nuk ia kursen as ofendimet, as talljet dhe as etiketimet personale. Në parlament, e shpërfill krejt Lulzim Bashën. Për replika ka ngarkuar Elisa Spiropalin.

Në datën 4 Shkurt, socialistët ishin gati t’i jepnin fund Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Jorida Tabakut i kishte dalë nga kontrolli puna në komision dhe zvarritja e procedurave ia kishte djegur afatet. Socialistët kërkuan t’i jepnin fund hetimit në Këshillin e Mandateve.

Ermonela Felaj kundërshtoi zgjatjen e afatit të hetimeve, që kishin përfunduar më 25 Janar. Por në mes të mbledhjes, Felaj dhe socialistët ndryshuan qëndrim. Papritur, Këshilli iu bind opozitës.

“Maxhoranca i dha një mundësi opozitës të vijojë hetimin” tha Felaj, pa shpjeguar se pse ia dha këtë shans opozitës.

Shpjegimi gjendet jashtë institucioneve shqiptare. Dy ambasadorët, Juri Kim dhe Luigji Soreka i kishin dalë kundër socialistëve.

“Mirëpresim zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Do ta monitorojmë nga afër. Përgjegjësia është çelësi i demokracisë”, u shpreh Yuri Kim në rrjetet sociale.

“E rëndësishme është që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE” – shkruajti Soreca në rrjetet sociale.

U duk se përgjigjia pozitive e Ramës për të dëshmuar erdhi pas presionit të ambasadorëve. Dëshmia më e rëndësishme në Komisionin Hetimor për inceneratorët i jep Lulzim Bashës një “fitore”, që ia përforcon në publik imazhin e opozitarit.

Berisha e ka akuzuar për një marrëveshje të fshehtë me Edi Ramën dhe për krijimin e një opozite fasadë. Komisionet hetimore që janë iniciuar nga PD, Berisha i ka konsideruar mekanizma të dështuar, që kishin si synim shmangien e debatit për masakrën zgjedhore të 25 Prillit.

Lexo edhe: Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata

Lexo edhe: Analiza/ Pse u rebelua Fatmir Xhafaj kundër Ramës

Lexo edhe: Prapaskenat/ Rama-Kim i kërkojnë Bashës t’i shpëtojë fytyrën reformës në drejtësi

Lexo edhe: Zgjatja e vettingut/ Një propozim që e nxjerr opozitën nga çarku

Zgjatja e mandatit të organeve të vetingut

Akuzat e Berishës ia vështirësojnë Bashës seancën, ku ai pritet të bashkojë votat me Edi Ramën. Votimi është parashikuar në seancën e parlamentit në 10 Shkurt (të enjten). Mandati i organeve të vetingut përfundon në qershor të këtij viti dhe për zgjatjen e tyre duhet ndryshuar Kushtetuta.

Presioni është i dyanshëm.

Në njërën anën u duhet të votojnë për një trupë Vetingu, që ka dhënë vendime abuzive, të njëanshme dhe të cilën e kanë akuzuar se punon nën dirigjimin direkt të Edi Ramës. Edhe presioni i Berishës është i madh. Bashkimi i votave të Bashës dhe Ramës, do të shihej si vërtetim i akuzave që i bëhen nga “Shtëpia e Lirisë”, si peng i Ramës.

Në fakt, më shumë se peng i Ramës, Basha ngjan të jetë peng i ambasadorëve.

Juri Kim dhe Luigji Soreka kanë muaj që i kërkojnë Bashës të votojë zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut. Ambasadorët duan të jenë të sigurtë që monitorimi i ndërkombëtarëve në procesin e vetingut do të vazhdojë dhe se qindra miliona euro për reformën në drejtësi nuk do të shkojnë dëm.

 


Ditën martë, ambasadorët shtuan presionin ndaj Bashës përmes një deklarate të përbashkët. Juri Kim, Luigji Soreka dhe ambasadori britanik, i kërkuan opozitës të votojë zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. I çliruar nga tutela e Berishës, tashmë Basha duket i lirë t’i marrë vetë vendimet. Për t’i bashkuar votat me Ramën./Lapsi.al

 



19 Comments

  1. Rama do te thote qe “populli shqiptar” me ka votuar mua.
    Njelloj si Mete hajduti do te mbrohet me fjaline e Zogut qe do te vesh opingat dhe do te shkoje ne mal qe te mb roje shqiperine nga vehtja dhe shtepia e hajduteve.

    1. Po mire moj koreane Qim dhe ti ish-prokurori mafioz Soreka, valixhet me miliona €/$, qe iu jep diktatoruci Edvin Kristaqiu, nga dalin?! Nga inseneratoret e mbeturinave, droga, korrupsioni, hajnia, krimi, tani ju bertisni si bashkehajdute qe jeni “kapeni hajdutin!” Ky popull, nenPUSHTIM, nuk eshte fare budalla sic mendoni ju, KAQ!

  2. Diktator dhe kryehajdute si ai nuk u pelqen te pyeten e aq me shume te japi llogari se si I ka shpenzuar taksapaguesit shqipetare . Vetem per buxhetin ai duhet te japi llogari se ka futur duart aq sa e ka cuar vendin ne falemintim Ka vjedhur aq shume sa Mund te thua sh pa frike qe pasuria e tij eshte me miliarda tani (kjo dhe me ndihmene”gruas” qe ka ne shtepi) qe qeveris ne hije

  3. Dhe cfare do beje Luli me deshmine e Rames? Lefteri eshte ne burg, maksimumi do djegin edhe ndonje drejtor.

    Nje korrigjim, jo konsesusi PD-PS por konsesusi Rama-Basha.

    Si do e votojne zgjatjen e vetingut kur e kane sulmuar gjithe keto vite? Me cfare arsyetimi? Na e kerkuan nderkombetaret qe ti japet drejtesia deri ne fund Rames?

  4. A do te vije me megafon ne komisionin parlamentar Rama, e t’i mbyte Joriden me shoke? Kete skene e kemi pare kur ishte kryetar bashkie, nje nder te shumtat skena te Kryeministrit tone. Le te presim e te shohim.
    Ajo qe nuk pritet eshte qe Komisioni i plehrave te mos mbyllet paqesisht mes dyshes se fameshme Rama-Basha, si shume here ne keto vite.
    Madje komisioni hetimor parlamentar do t’i jape mundesi SPAK-ut qe te mbylle dosjen sa me shpejt.
    A jane gjendur “te shumekerkuarit” bashkeautore ne krim, apo “kushedi se ku bredhin me kale”.

  5. Po mire moj koreane Qim dhe ti ish-prokurori mafioz Soreka, valixhet me miliona €/$, qe iu jep diktatoruci Edvin Kristaqiu, nga dalin?! Nga inseneratoret e mbeturinave, droga, korrupsioni, hajnia, krimi, tani ju bertisni si bashkehajdute qe jeni “kapeni hajdutin!” Ky popull, nenPUSHTIM, nuk eshte fare budalla sic mendoni ju, KAQ!

  6. Ka nevoje t’ju kujtoj si tha Nastradini kur ra Kolera ne fshat?
    “Larg shtepise sime si fillim…e me pas larg bythes sime”
    Edhe une si Nastradini i shekullit 21 (packa se Spiropela me ka quajtur – Skenderbeu) ashtu si origjinali do bej ; Der tani kam thene – Larg qeverise sime per ato, Inceneratoret…por kur te vije puna do them patjeter – Larg bythes sime dhe do nxjerr bythen e Lali Erit si mburoje perpara tok me ate te Ben Ahmetajt, atij bythqirit qe po me ben lemsh Ekonomi e Finance prej kaq vitesh.

  7. Mirë personazhet kryesore të dramës shqiptare politike, Rama, Meta, Berisha e Basha mga njera anë e ambasadat e huaja nga ana tjetër i paskan fajet të gjithë njëlloj , po dy “personazhet” e tjera, mediat e populli , thua nuk paskan asnjë faj ?
    Nëse personazhi “media” vazhdon akoma të bërjë thirrje për luftë kundër “imperializmit anglo-amerikan” e nëse personazhi “popull” e shet votën për një copë bukë, apo nashtrohet nga propogandat mediatike, këta nuk kanë asnjë faj ?
    Lexoj sot në një media një deklaratë të Kadilit se nga kjo gjendje dilet vetëm nëse Partia demokratike ndahet në tresh, e demokratët më votojnë mua si e “treta e vërteta”
    Prite kur të dalin me këtë pretendim edhe kandidatët e tjerë për kryesimin e PD, i pari Meta mandej Shehaj, Haxho e të mëparëshmit , Selami, Topalli apo Patozi.
    Alternativat “demokratike” e tretë katërt, pestë gjashtë e pafund ndaj dymetroshit Rama.
    Mandej alternativat majtiste. Qorri, Braçe, Blushi apo Bushatllijtë.
    A nuk do të ishte më mirë që trupa e plotë e drejtësisë ti vinte Shqipërisë nga BE, SHBA, NATO, Rusia , Turqia apo Kina ?

  8. 420 milion nuk jane gje fare. Skandali vazhdon me ministrine e infrastruktures qe i firmos dhe i kalon ne llogari akoma miliona euro ne muaj . Dhe te gjitha keto nga vjedhja e taksave ne kurriz te popullit shqiptar

  9. Ky psikopat ka mbi 10miliard euro pasuri e njerezit i duken si miza.edhe ambasadoret vijne ne dark la breke e gdhihen te pasur.

    1. Zgjidhja duhet te vije nga populli.
      Por sa kohe “populli” eshte i perçare dhe humb kohe duke share here njerin e here tjetrin,dhe perfundon duke u zene me njeri-tjetrin,shpresa per shpetim duket shume larg.
      Te kuptuarit e asaj qe ne çdo rast ne jemi viktimat ka rendesi me shume se militantizmi i semure.
      Nese do ishte populli aq i vetedijshem,gjerat do ishin ndryshe,as bota nuk do na verviste si buratina,as ndyresirat qe na rrjepin prej 30 vitesh nuk do guxonin ta benin.
      Por me nje popull te tille,kushdo njeri,sado pak ligesi te kishte do bente kerdine,jo më keta ligesira 100% qe na e kane nxire jeten kesisoj.

      1. Ja ti e paske zgjidhur problemin.
        Meqë këta pushtetarët e 30 viteve të fundit vetëm kanë “rrjepur” popullin, e para 30 viteve Shqipëria ishte parajsa socialiste e botës, o bura ti kthehemi diktaturës se ky”popull e do me dajak”

        1. Nuk tha njeri qe duam diktature,por ky milet duket se nuk ben dot pa te.
          Da me shume te dhunohet aq me shume i levdon dhunuesit.
          Une e ikisha fjalen per ndergjegjesim,reagim dhe jo te zihemi me njeri-tjetrin.
          Ne 30 vite,kush me shume e kush me pak,kane ndikuar negativisht,por si keta vitet e fundit….mos paçim me.

  10. Robqimat po mendojne te zgjasin afatet e vettingut. Marrin sa frëngu pulën ne muaj. I lumt toçi karit te lodhur. Askush nuk flet per keto paga. Nderkohe qe robqimi bythqimi i gjate (me respekt per grupin Lgbt se skam gje me te) ska ngrit 100 lek rrogat sa kohe ka ne pushtet.

  11. Presidenti Ilir Meta, i akuzuar nga aleati i tij Sali Berisha dhe faktorë të tjerë politikë si një nga pushtetarët më abuzues dhe të pasur në Shqipëri, në letra sot rezulton pronar vetëm i 1/4 të një apartamenti 2 plus 1, privatizuar në vitet ’90. Kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2003, Meta ka deklaruar pikërisht 25 % të këtij apartamenti dhe 50 % të një vile në Golem, blerë sipas tij për 60 mijë USD. Gati dy dekada më vonë, Meta ka në emrin e tij vetëm 25 % të kësaj banese.Kerkohet sepse gjygjtaret e prokuroret qe vendosen dyshja kriminale salih e ilir e penguan tre vite o shpellkare qe keni qef diktaturen e krimit

  12. Ilir Meta nuk është aq i mençur sa duhet ta bënin marrëzitë e tij, dhe nuk është aq trim, sa të jetë shëmbylltyra e një skraparlliu të vendosur. Pak vetë, vetëm budallenjtë e mëdhenj mund të besojnë se pas veprimeve të Kryemadhit, ta zëmë për djegien e mandateve, nuk ka qëndruar edhe presidenti në detyrë, e po ashtu, vetëm budallenjtë nuk mund ta dinë se pas presionit të Metës për të kollofitur me bllok, nuk është edhe grykësia e Monika Kryemadhit.

    Vetëm marrokët e pashoq mund të besojnë se Berisha nuk e dinte se çfarë po ndodhte në Gërdec, e, po të njëjtët e kanë të pamundur të besojnë se kryefamiljarja e Berishajve kishte aq guxim të llokoçiste broçkulla në mbrojtje të Gërdecit, sa të mos e dinte as kunatin e saj se ku ishte në fabrikën e vdekjes.

  13. Po mo njerez skembimet me jep te jap jen per interesa personale jo te popullit nuk kan baz ligjore as njera as tjetra nese nuk merret vendim me grupe pune dhe ekspert …..pra i bie me jep nje thes me arra te te jap nje lajthi..bravo Luli paska qen me i stevituri i Sorosit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *