• |
ide | kryesore

Futbollisti goditi macen si top, kërcënimi vjen nga kampioni i UFC: “Bën kështu me macen… provoje me mua”

-Instant, Sport



Vazhdojnë të krijojnë zhurmë keqtrajtimet që i bëri maces së tij 27-vjeçari francez Kurt Zouma. Mbrojtës i West Ham u filmua duke abuzuar me një mace dhe u kritikua nga shumë njerëz në Twitter, duke përfshirë ish-kampionin e UFC-së, Jan Blachowicz, i cili e sfidoi dhe e ofendoi drejtpërdrejt…

Pikërisht kështu, ish-kampioni i peshave të mesme të UFC-së, Jan Blachowicz, kampion i arteve marciale i njohur edhe si “Princi i Cieszyn” ka dashur të flasë për këtë çështje me një mesazh të postuar në Twitter, ku sfidon në mënyrë direkte mbrojtësin e kombëtares franceze. “Nëse je kaq i fortë shk**dhatë, provoje të merresh me mua. Çfarë copë m**i. Nuk ka tolerancë për mizorinë ndaj kafshëve”.

Ish-mbrojtësi i Chelsea, në imazhet që u publikuan, shkelmonte macen, e qëllonte me shuplakë dhe e godiste me këpucë brenda vilës së tij. Edhe tifozët e dënuan gjestin e Zoumas, duke e fishkëllyer sa herë që ai prekte topin në ndeshjen kundër Watford.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *